Provimet e lirimit tė klasave tė nėnta, nė duart e drejtorive arsimore nė rrethe

Rreth 54 mijė nxėnės tė klasave tė nėnta nė tė gjithė vendin do t‘i nėnshtrohen mė 13 qershor provimit tė parė tė lirimit nė lėndėt e gjuhės shqipe dhe atė tė leximit letrar. Lidhur me pėrgatitjet pėr mbarėvajtjen e kėtij provimi, si dhe respektimin e rregullave tė diskrecionit, qė do tė garantonin njė proces tė pakorruptuar dhe tė drejtė, pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Arsimit bėjnė tė ditur se kjo nuk do tė jetė aspak e lehtė. Ky qėndrim motivohet nga fakti se numri i nxėnėsve qė do t‘i nėnshtrohen kėtij provimi nė mbarė vendin, nė tė njėjtėn ditė, ėshtė mjaft i lartė. Ai ėshtė pothuajse sa dyfishi i numrit tė maturantėve qė po pėrfundojnė kėtė vit shkollat e mesme. Nga ana tjetėr, ndonėse u fol se provimet e lirimit tė shkollave tė sistemit 9-vjeēar do tė ishin identikite tė atyre tė Maturės Shtetėrore, sėrish vėmendja kryesore ėshtė pėrqendruar te kjo e fundit. Matura Shtetėrore 2009 edhe pėr nga vetė rėndėsia e saj ka eklipsuar thuajse tėrėsisht provimet e lirimit tė shkollave 9-vjeēare.

Menaxhimi

Me menaxhimin e kėtij procesi nga ana e pėrfaqėsuesve tė Ministrisė sė Arsimit bėhet e ditur se do tė merren direkt drejtoritė arsimore dhe zyrat arsimore pėr ēdo njėsi tė pushtetit vendor. Kėshtu, nė pėrputhje me udhėzimet e dhėna nga ana e Ministrisė sė Arsimit, drejtoritė arsimore nė rrethe do tė vendosin se sa qendra vlerėsimi kanė nevojė tė krijojnė, por edhe pėr numrin e sallave qė do tė shfrytėzohen pėr zhvillimin normal tė kėtyre testimeve.

Aktualisht, nė tė gjithė vendin raportohet se janė pėrcaktuar rreth njėmijė salla, ku nxėnėsit e klasave tė nėnta do t‘u nėnshtrohen dy provimeve tė detyruara.

Datat

Nė njė udhėzim tė posaēėm, Ministria e Arsimit dhe e Shkencės ka saktėsuar se pėr klasat e nėnta tė arsimit bazė 9-vjeēar, viti shkollor 2008-2009 duhet tė pėrfundonte mė 5 qershor 2009. Ndėrsa, periudha e zhvillimit tė sesionit tė parė tė Provimeve tė Lirimit ėshtė nga data 6 qershor deri mė datė 27 qershor 2009.

Lėndėt dhe datat e provimeve tė lirimit nė sesionin e parė janė:

Gjuhė Shqipe dhe Lexim Letrar, tė cilat do tė zhvillohen mė 13 qershor, si dhe Matematika, mė 20 qershor.

Ndonėse, njė miniaturė e Maturės Shtetėrore edhe rezultatet e provimeve tė fundit tė detyruara tė klasave tė 9-a konsiderohen si mjaft tė rėndėsishme, pasi ato vlerėsohen si njė mėnyrė prezantimi pėr kėta tė rinj, nė profilet e ndryshme tė shkollave tė mesme, brenda apo jashtė vendit.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos