INTERVISTA/Flet zv/ministria e Integrimit: Vetėm me Qeverinė Berisha Shqiptarėt do tė lėvizin pa viza

 


Jorida Tabaku: PD-ja do fitojė, Shqipėria ka pėsuar ndryshime tė jashtėzakonshme 


Kandidatja pėr deputete e PD-sė nė kryeqytet: Vendin e presin sfida shumė tė rėndėsishme tė cilat mund tė pėrballohen me sukses vetėm nėn drejtimin e njė ekipi serioz dhe tė sprovuar. Lista jonė mė pėrfaqėsuese, ja pėrse Tirana dhe shqiptarėt do tė votojė pėr ne


Viti 2009 do tė ishte pėr 29 - vjeçaren Jorida Tabaku, nėse mund ta themi nė gjuhėn popullore, viti i korrjes sė asaj fare qė e reja tiranase kishte mbjellur falė investimit tė saj intelektual dhe politik, por edhe duke marrė “shpėrblimin” pėr familjen e saj e cila ndonėse nė 50-vjet tė regjimit komunist ishte pėrndjekur, nė vitet e pluralizmit nuk ishte pėrfaqėsuar aq sa duhej. Ndonėse angazhimi i saj pranė qeverisjes sė PD-sė nė nivel ekspertize ka qenė gjatė gjithė mandatit tė saj tė parė nė vitet 2005-2009 kėtė vit Jorida do tė mund tė realizonte atė pėr tė cilėn kishte punuar dhe ėndėrruar: Angazhimin direkt tė saj nė qeverisje dhe politikė por pėr Kabinetin Berisha tė cilin ajo e quan shumė tė suksesshėm. Kėtė vit zonja Tabaku ka marrė doktoraturėn nė ekonomi, ėshtė emėruar zv/ministre nga kryeministri Berisha si dhe ėshtė kandiduar nė Tiranė, qytetin e saj tė lindjes si kandidate pėr deputete e PD-sė, forcės politike sė cilės ajo, familja dhe fisi i Tabakėve i kanė dhėnė vazhdimisht mbėshtetje gjatė 18 viteve tė pluralizmit. Pėr kėtė ndihet mirė, e vlerėsuar dhe krenare. 29 - vjeçarja, pinjolle e familjes Tabaku ka mbaruar Fakultetin Ekonomik dhe ka kryer njė sėrė studimesh pasuniversitare, kryesisht nė Angli dhe SHBA, dhe pavarėsisht mundėsive tė paraqitura, asnjėherė nuk e ka marrė nė konsideratė mundėsinė pėr t’u rialokuar jashtė vendit. E rritur qė e vogėl me frymėn e djathtė nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “55”, zonja Tabaku rrėfen ambiciet e saj nė politikė. Premton se do tė jetė mbrojtėse e parimeve tė lirive tė zgjeruara ekonomike dhe shtetit ligjor duke qenė se janė edhe shtylla tė programit tė PD-sė tė cilat sipas saj janė themelore pėr arritjen e objektivit final tė gjithė shqiptarėve, zhvillimit dhe integrimit evropian i vendit. 


- Nė harkun kohor prej rreth njė muaji, jeni vlerėsuar dy herė: sė pari duke u emėruar si zv/ministėr e Integrimit, dhe sė dyti duke kandiduar nė qytetin tuaj tė lindjes si kandidate pėr deputete. Si ndjeheni?


Nė fakt janė tre, po t’i shtoj edhe njė arritje tjetėr nė planin shumė personal qė ėshtė marrja e Gradės Doktor i Shkencave nė Ekonomi. Sigurisht qė ėshtė njė vlerėsim shumė i madh. Vlerėsimi vjen pėr dy faktorė kryesorė; sė pari jam e kėnaqur sepse ėshtė vlerėsuar investimi im personal, investimi im profesional qė kam bėrė gjatė kėtyre 9 viteve tė fundit. Sė dyti mė ėshtė dhėnė mundėsia qė unė tė kontribuoj dhe ti bashkohem kėtij ekipi tė suksesshėm qeverisės, kėtij ekipi fitues, qė gjatė kėtyre katėr viteve ka bėrė ndryshime tė jashtėzakonshme. Dhe ky ėshtė privilegji mė i madh, fakti qė ndėrmjet tė gjithė tė rinjve qė kanė qenė tė gatshėm tė kontribuojnė, nė kėtė rast jam pėrzgjedhur dhe unė.  


- Nė fakt angazhimi i tė rinjve nė nė qeverisje ka qenė njė prioritet i qeverisė. Ky vlerėsim i ardhur nga ana e liderit tė Partisė Demokratike dhe kryeministri Berisha, vjen tek ju thjesht si njė e re nga shoqėria civile, apo ju keni dhe lidhje me PD-nė?


Eshtė e vėrtetė qė qeveria Berisha iu ka krijuar shumė hapėsira tė rinjve pėr tu angazhuar dhe dhėnė kontributin e tyre, jo vetėm nė qeverisje por duke iu krijuar dhe tė tjera hapėsira fal reformave tė ndėrmarra qė tė mund tė realizojnė objektivat e tyre. Nė rastin tim mendoj se kam avantazhin qė i kam pasur tė dyja. Pavarėsisht se kam qenė simpatizante, militante e Partisė Demokratike pėr shumė kohė, kam qenė anėtare e saj qė nė vitin 2001, nga ana tjetėr kam 10 vite qė punoj nė shoqėrinė civile. Nuk i kam pėrzier asnjėherė kėto dy elementė, ashtu siç ka ndodhur me shumė tė tjerė. I kam mbajtur tė veçuar angazhimin tim me Partinė Demokratike dhe njėkohėsisht angazhimin tim me shoqėrinė civile. Pėr kėtė arsye besoj se angazhimi im me shoqėrinė civile do tė mė ndihmojė akoma dhe mė shumė duke kuptuar edhe njė pjesė tjetėr tė realitetit shqiptar, i cili ndoshta brenda administratės nuk kuptohet. Eshtė e vėrtetė se ftesa mė ka ardhur nga Kryeministri, por dua tė theksoj se kam gjetur njė pėrkrahje dhe mbėshtetje tė gjerė brenda strukturave tė Partisė Demokratike, si pėr postin e zėvendėsministres, ashtu dhe vendosjen e emrit tim nė listėn e kandidatėve pėr Tiranėn. 


- Duke qenė se ju keni qenė e angazhuar me shoqėrinė civile, si i keni parė zhvillimet qė kanė ndodhur nė Shqipėri gjatė kėtyre katėr viteve tė fundit?


Unė i kam parė kėto zhvillime jo vetėm nga pikėpamja e shoqėrisė civile, por edhe si akademike. Kam bėrė shumė studime nė terren. Temat e mia tė Masterit dhe e Doktoraturės qė sapo kam pėrfunduar, lidhen me bizneset e vogla dhe me nxitjen e sipėrmarrjes dhe kjo ka qenė njė fushė nė tė cilėn unė kam investuar dhe studiuar shumė nė realitetin shqiptar. Pikėpamja ime lidhur me kėtė fushė ėshtė se, bizneset shqiptare sot e kanė mė tė lehtė pėr tė bėrė biznes se katėr vite mė parė. Nuk ka mė barriera financiare, ėshtė pėrmirėsuar me 48 vende pozicioni i Shqipėrisė nė lidhje me sigurimin e financimit pėr bizneset e vogla, ėshtė reduktuar barriera e krijimit tė biznesit, ėshtė reduktuar taksa pėr bizneset. Nė tė gjithė botėn, taksa e sheshtė qė ėshtė vendosur nga kjo qeveri konsiderohet si promotor zhvillimi dhe njėkohėsisht presupozon qė do tė ndihmojė njė grup shumė tė gjerė biznesesh. Shembulli mė konkret ėshtė rritja e numrit tė bizneseve tė krijuara, vendet e punės tė hapura dhe qė do tė vazhdojnė tė hapen. Kjo liri ekonomike, kjo lehtėsi e tė bėrit biznes sigurisht qė ėshtė faktori mė pozitiv. Sigurisht qė ka pasur ndryshime tė jashtėzakonisht pozitive nė shumė fusha, ku dua tė pėrmend bumin infrastrukturor, reformėn fiskale, sukseset nė luftėn kundėr korrupsionit dhe kriminalitetit, paketėn nė mbėshtetje tė fermerėve qė do tė vazhdojnė edhe nė katėr vitet e ardhshme, etj., tė cilat jo vetėm qė mundėsuan anėtarėsimin nė Nato por qė e kanė afruar Shqipėrinė mė shumė se kurrė me BE. Por, ajo qė unė dua tė vlerėsoj krahas investimit nė lehtėsinė e tė bėrit biznes, ėshtė njėkohėsisht dhe sektori i arsimit. Kjo qeveri ėshtė fokusuar nė kėto katėr vite, nė liberalizimin e arsimit dhe nė institucionalizimin e tė drejtės universale pėr arsim. Ështė njė e drejtė qė duhet t’i jepet çdo individi. Pastaj e pėrcakton vetė universiteti, e pėrcakton vetė tregu i punės se kush ėshtė mė i mirė dhe kush ėshtė mė pak i mirė. Por, kjo qeveri ka parimin qė tu japė tė gjithėve tė njėjtat tė drejta dhe ky parim i zbatuar si nė arsim, si nė ekonomi, e nė çdo sektor tjetėr, ka qenė faktori bazė qė ka sjellė njė rritje tė vazhdueshme ekonomike. 


- Meqė folėt pėr arsimin dhe si akademike besoj keni ndjekur nė debatet e fundit televizive, pėrfaqėsues politikė tė Partisė Socialiste por dhe specialistė qė pėrkrahin aksiomėn e tyre tė cilėt e kanė parė me shumė dyshim reformėn nė arsim. Madje kanė shkuar deri atje sa kanė komentuar me ironi pėrsa i pėrket liberalizimit tė arsimit tė lartė me shtimin e numrit tė studentėve nė universitetet publike apo dhe hapjes sė universiteteve private. Cili ėshtė komenti juaj rreth kėtyre qėndrimeve?


Tė dėgjosh njė politikan ti thotė rinisė sė vendit tė tij, dhe mė konkretisht tė diplomuarve tė 4 viteve tė fundit, se je e pavlerė dhe e pashpresė dhe se ne do tė punojmė pėr rininė ‘e ardhshme, ėshtė njėsoj si tė dėgjosh njė prind t’ja thotė kėtė fėmijės sė tij, dhe si zgjidhje tė bėjė njė fėmijė tjetėr.  E pra njė prind i vėrtetė nuk do ta bėnte kurrė kėtė.  Kjo ėshtė shumė e trishtueshme.  Teoritė socialiste nė kėtė drejtim ngjasojnė si dy pika uji me ato tė Partisė sė Punės nė sistemin plotėsisht tė centralizuar ekonomik, arsimor dhe tė punėsimit, ku ishte Partia qė vendoste se sa dhe kush do tė shkollohej dhe se ku do caktohej nė punė kushdo qė diplomohej. Partia Demokratike beson tek liria dhe ėshtė e bindur se kėtė funksion duhet ta kryejė tregu i lirė.  Ajo çfarė ne mendojmė se duhet tė ofrojmė janė mundėsi tė parabarta pėr kėdo qė dėshiron tė shkollohet.  Sigurisht qė zhvillimi i vazhdueshėm i vendit dhe rritja ekonomike do tė krijojė mundėsi nė rritje punėsimi dhe do tė kėrkojė angazhimin e njerėzve gjithnjė e mė tė shkolluar. Rritja e numrit tė studentėve çon vetėm nė pėrmirėsimin e tregut tė punės. Pėr ata tė diplomuar qė ndoshta nuk janė tė aftė tė punėsohen nga bizneset e mėdha apo institucionet tė tjera, ne po krijojmė tė gjitha lehtėsitė qė nesėr tė mund tė hapin njė biznes tė tyre dhe tė kthehen nė njė promotor real zhvillimi. Kėto studentė qė neve po i çojmė nė universitete, do tė krijojnė vende tė reja pune.  E pėrmenda dhe pak mė parė qė, ne si e djathtė kemi disa parime. E drejta universale pėr studim ėshtė njė parim bazė, qė nuk duhet t’ia mohojmė askujt. Asnjė shqiptar qė do tė studiojė nuk do tė pengohet.  


- Le ti kthehemi edhe njė herė sfidės tuaj tė fundit. Kandidoni pėr Parlamentin Shqiptar duke qenė nė listėn e Tiranės. Meqė vini nga shoqėria civile dhe, politika nė momentet kyçe merr nga shoqėria civile pjesėn mė tė mirė tė saj, nėse kjo ftesė do t’ju ishte bėrė nga njė tjetėr forcė politike a do e pranonit?


Sigurisht qė jo. Parimet dhe bindjet e mija janė tė djathta, bazohen tek njė shtet i vogėl por ligjor dhe liria e individit.  Unė nė asnjė moment nuk kam pasur dyshim nė politikat e kėsaj qeverie, sepse pėrfaqėsojnė bindjet e mija, tė familjes sime, tė tė parėve tė mi. Pėr mė tepėr unė nuk mund tė jem dot me njė forcė tjetėr politike, kur unė vij nga dy familje tė mėdha ish-pronarėsh, familje sipėrmarrėsish tė sekuestruar dhe arsimtarėsh tė pėrndjekur politikė. Sigurisht qė e vetmja alternativė ėshtė alternativa e djathtė, qė hapi portėn e lirisė dhe demokracisė nė fillim tė viteve ’90 dhe qė e ka afruar mė shumė se kurrė Shqipėrinė me familjen Evropiane nė kėto katėr vite reformash tė rėndėsishme.


- Duke qenė sė vini nga dy familje tė mėdha ish-pronarėsh dhe tė pereskutuarish, pėr lexuesit por dhe votuesit a mund tė dimė mė shumė pėr prejardhjen e Jorida Tabakut? 


Pėrfaqėsoj dy familje shumė tė mėdha, familjen Tabaku dhe familjen Turdiu, dhe sigurisht qė ėshtė njė krenari qė pėrfaqėsoj listėn e Tiranės nėn siglėn e PD-sė. Ndonėse e re nė moshė dhe nuk kam arritur qė ta jetoj sistemin diktatorial di fare mirė vėshtirėsitė me tė cilat ėshtė pėrballur familja ime si dhe shumė familje tė tjera shqiptare gjatė atyre viteve. Familja e babait tim ka qenė njė ndėr familjet qė nė vitet ’30 ishte angazhuar nė ekonominė e tregut. Kishte fabrikėn e vetme tė sapunit dhe parfumeve kėtu nė Shqipėri dhe madje eksportonte, por sistemi ia konfiskoi tė gjitha pronat. Si mjaft familje tė tjera tė ngjashme gjatė 50 viteve tė regjimit totalitar kanė vuajtur shumė dhe nuk iu dha kurrė vendi i duhur nė shoqėri. Ndėrsa nga familja e nėnės, Turdiu, ka qenė familje arsimtarėsh, kanė studiuar nė universitetet mė tė mira jashtė Shqipėrisė. Gjyshi im ka qenė i dėnuar nė Savėr tė Lushnjės ku me shumė pasion vazhdonte tė jepte mėsim nga 12 deri nė 13 orė nė ditė fshatrave tė kėsaj zone. Sigurisht qė vuajtjet dhe aspiratat e familjes sime pėr sipėrmarrjen e lirė dhe arsimin kanė ndikuar mjaft nė formimin dhe bindjet e mia.


Nėse mundeni a mund tė na komentoni listėn e dy ekipeve ose forcave kryesore politike nė Tiranė asaj tė PD-sė dhe PS-sė?


Lista e Partisė Demokratike e Tiranės, ėshtė lista mė pėrfaqėsuese qė ėshtė bėrė. E them kėtė sepse, nė kėtė listė mishėrohen mė sė miri vlerat mė tė mira tė zhvillimit tė Tiranės nė kėto 18 vite. Gjen akademikė tė pėrfaqėsuar aty, janė familjet mė tė mėdhaja tiranase tė pėrfaqėsuar atje, ėshtė e pėrfaqėsuar administrata, tė gjithė ata persona tė cilėt kanė kontribuuar dhe kanė ndėrmarrė reformat e suksesshme qeverisėse tė kėtyre 4 viteve, janė tė pėrfaqėsuar. Gjithashtu, ėshtė e pėrfaqėsuar nga pikėpamja e ministrave, jo vetėm lista e Tiranės, por lista e çdo qyteti kryesohet nga ministrat e kėsaj qeverie. Ne jemi tė gjithė njė ekip. Neve qė tė gjithė plotėsojmė njėri-tjetrin, qė tė gjithė konsiderohemi se i japim kėsaj liste njė kontribut qė nuk e ofron tjetri. Nuk dua tė bėj komente pėr listėn e Partisė Socialiste, sepse ndoshta nuk i njoh mirė tė gjithė individėt dhe nuk e di çfarė kontributi ata kanė dhėnė, por sigurisht qė kushdo do tė ishte dakord me mua qė njė ushtri pa komandant, nuk ofron gjė tjetėr veçse disfatė. Ndėrkohė qė jam e bindur se forca politike qė pėrfaqėsoj me tė vėrtetė e meriton fitoren, duke pasur parasysh jo vetėm vullnetin e palėkundur dhe arritjet e suksesshme qė kemi pasur kėto katėr vjet, por dhe garancitė e padiskutueshme qė ofron pėr suksesin e programit tė PD nė katėr vitet e ardhshme. Ndoshta sistemi proporcional ėshtė i tillė qė individi nuk evidentohet, por PD ka bėrė tė mundur qė, krahas partisė, me kėtė listė tė votohet edhe pėr individin. 


Nėse do tė zgjidheni deputete, çfarė tė rejash mendoni se do tė sillni nė Parlamentin Shqiptar?


Pa mėdyshje qė rruga e reformave tė suksesshme qė kemi ndėrmarrė dhe qė sollėn anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO, nėnshkrimin dhe ratifikimin e MSA nga tė gjitha parlamentet e BE, do tė jetė dhe rruga qė do tė vazhdojmė dhe nė katėr vitet e ardhshme nė mėnyrė qė nė fund tė mandatit tonė tė dytė ta kemi çuar vendin nė prag tė anėtarėsimit nė BE, ndėrkohė qė kontributi im nė Parlament do tė jetė pikėrisht nė mbėshtetje tė zbatimit tė programit qė do tė sjellė kėtė. Nė veçanti, unė dua tė fokusohem shumė tek arsimi, tek çėshtjet gjinore qė kjo qeveri i ka pasur pėrzemėr dhe do vazhdojė t’i ketė. Dua tė fokusohem shumė tek bizneset e vogla, nxitja e tyre dhe mėnyra se si ne mund tė pėrmirėsojmė kėtė treg dhe kėtė industri qė ėshtė forca vibrante e ekonomisė shqiptare. Gjithashtu, si mund tė pėrmirėsohen marrėdhėniet e shoqėrive tregtare. Ka shumė drejtime nė tė cilat unė mund tė kontribuoj, por Parlamentin e ardhshėm e konsideroj pothuajse nė tė njėjtėn frymė qė ėshtė Parlamenti i sotshėm, por me angazhime akoma mė tė mėdha, nė mėnyrė qė si fillim, brenda mesit tė vitit qė vjen tė mundėsojmė ėndrrėn e çdo shqiptari pėr tė lėvizur i lirė nė Evropė.. 


- Pėrse mendoni se do tė fitojė Partia Demokratike, dhe duke qenė se jeni me origjinė tiranase, a mendoni se tiranasit do votojnė maxhorancė PD-nė?


Unė nuk kam as mė tė voglin dyshim qė PD do tė votohet jo vetėm nga ‘tironsit’ por nga tė gjithė ata qė me mund e me djersė kanė ndėrtuar jetėn dhe familjet e tyre nė Tiranė qė sot ėshtė e tė gjithėve.  Besoj se Partia Demokratike do fitojė  pėr njė sėrė arsyesh. Besoj se do tė fitojmė pėr ato qė ne kemi arritur, sepse i kemi treguar shqiptarėve qė ne dimė tė punojmė dhe qeverisim. Besoj se do tė fitojmė sepse ne kemi njė ekip fitues, kemi njė ekip pėrfaqėsues, individė qė kanė kontribuar dhe do vazhdojnė tė kontribuojnė. Do tė fitojmė sepse kemi vėrtetuar vullnetin pėr ta qeverisur kėtė vend me ndėrshmėri dhe me transparencė. Besoj se do tė fitojmė, sepse shqiptarėt kanė besim nė alternativėn e paraqitur nga Partia Demokratike. Dėgjoj shumė argumente si politika e vjetėr, politika e re, jemi tė lodhur gjatė kėtyre 18 viteve, etj, por, nė kėto 18 vite shqiptarėt dinė ta bėjnė mirė dallimin midis 8 viteve tė njė qeverisje tė korruptuar tė klasės sė vjetėr qė sot na sjell njė politikė ‘tė re’ dhe 4 viteve reforma dhe zhvillimi tė vazhdueshėm tė PD-sė. Unė vėrtet rrjedh nga njė familje autoktone ‘tironse’, dhe kjo gjė jam e bindur qė e bėn tė ndjehet mirė kėtė shtresė qė besoj se jo vetėm do ta vazhdojė por do ta rrisi mbėshtetjen e jashtėzakonshme pėr PD, por sė pari jam pėrfaqėsuese e PD e cila do tė votohet pasi nė tė gjejnė mishėrim aspiratat pėr liri, demokraci e integrim tė tė gjitha shtresave sociale-ekonomike, fetare, demografike e gjeografike tė Shqipėrisė.   


Sidoqoftė nuk mund tė rri pa pėrmendur faktin qė gjatė vizitave tė kėtyre ditėve nė shumė rrugica tė vjetra ‘tironse’, mė kanė emocionuar shumė takimet me shumė persona qė mė thonin “ne gjithmonė kemi votuar pėr PD-nė, por tani qė je edhe ti aty do tė votojmė akoma dhe mė shumė”


- Nė pozicionin e zv/ministres sė Integrimit, shihet qė pėrsa i pėrket çėshtjes sė integrimit, Shqipėria vazhdon tė jetė shumė mirė, kujtojmė kėtu anėtarėsimin nė NATO, nėnshkrimin e MSA-sė, ftesėn pėr nė BE si dhe sė fundi, premtimi i qeverisė qė brenda vitit tė parė tė qeverisjes nė mandatin e dytė, do tė ketė njė liberalizim vizash. Sa ėshtė e mundur kjo?


Integrimi euroatlantik ka qenė dhe do tė jetė prioriteti ynė kryesor. Ka qenė fusha ku ne kemi bėrė mė shumė dhe ku do vazhdojmė tė bėjmė ende shumė. Fakti qė ne u anėtarėsuam nė NATO, sigurisht qė ėshtė meritė e tė gjithė shqiptarėve, por ka qenė nxitja dhe vullneti politik i kėsaj qeverie qė e bėri tė mundur nėpėrmjet reformave rrėnjėsore qė ndėrmori dhe njė lufte pa kompromis kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Ne po luajmė njė rol tjetėr tashmė nė rajon, ne nuk jemi mė aktorė, por po bėhemi faktor dhe njėkohėsisht po luajmė marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė me tė gjitha vendet e rajonit. Njėkohėsisht nė lidhje me Integrimin Evropian, ėshtė sfida jonė kryesore. Unė, sė fundmi nė kėtė detyrė, po filloj tė mėsoj shumė se çfarė kemi bėrė, çfarė do tė bėjmė, ku kemi ecur dhe ku kemi pasur mė pak progres. Ajo qė mund tė them me bindje tė plotė ėshtė se, tė gjitha reformat qė ka ndėrmarrė kjo qeveri, janė tė gjitha nė funksion dhe hapa tė ndėrmjetėm drejt integrimit tonė evropian.  


Ura e Tabakėve dhe pėrfaqėsimi pėr herė tė parė i kėsaj familje nė politike


Ura e famshme tė Tabakėve mbi tė cilėn kalojmė tė gjithė sigurisht qė do tė ketė lidhje me mbiemrin Joridės. Familja e saj i ka fillimet tė hershme, me ndėrtimin e kėsaj ure qė mori emrin nga familja e tregtarėve tė pasur tė Tiranės, qė bėn tė mundur lidhjen e dy anėve tė qytetit. Pas luftės kjo familje u pėrndoq, iu sekuestruan pronat dhe e futėn nė rrethin e armiqve tė pushtetit. Kjo urė ishte ndoshta e vetmja qė tė kujtonte emrin e asaj familjeje tė madhe, njė ndėr themeluesit e kėtij qyteti.


 


 

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos