Matura, publikohen tezat e sakta pėr provimin e Letėrsisė

Botohen pėrgjigjet pėr shtatė testet e provimit tė parė tė detyruar. Maturantėt qė kanė kopjuar humbasin pėr dy vjet shkollėn e mesme

Jonida Tashi

Merr fund brenda 24 orėve ankthi i rreth 40 mijė maturantėve pėr tė mėsuar se sa saktė i janė pėrgjigjur pyetjeve tė provimit tė Letėrsisė. Pasditen e djeshme Agjencia Qendrore e Vlerėsimit tė Arritjeve (AVA), ka publikuar pėrgjigjet e kėrkesave (pyetjeve) tė testit tė Gjuhė-Letėrsisė. Gazeta boton sot testet e sakta pėr tė gjitha profilet e gjimnazeve, me tė cilat janė testuar maturantėt. Nė provim morėn pjesė gjithsej 38 499 maturantė dhe u testuan pėr 7 lloje tė ndryshme testesh tė Gjuhė-Letėrsisė. Sipas Ministrisė sė Arsimit, 2500 administratorė tė provimit (AP) mbikėqyrėn maturantėt nė 282 mjediset e provimit, tė pėrzgjedhura nga Drejtoritė Arsimore Rajonale. Provimi filloi njėkohėsisht nė tė gjithė vendin nė orėn 10.00 tė paradites sė djeshme dhe zgjati 2 orė e gjysmė. Ashtu si edhe vitet e kaluara, maturantėt u testuan krahas njohurive pėr Letėrsinė, edhe pėr Gjuhėn shqipe. Teza pėrbėhej nga 25 pyetje, 13 prej tė cilave me alternative dhe 12 me zhvillim, ku nxėnėsit testoheshin pėr njohuritė qė kanė marrė nė Letėrsi dhe nė Gjuhėn shqipe nė masėn 33 pėr qind. Sipas rregullores sė Maturės Shtetėrore, rezultatet e provimit do tė publikohen brenda njė harku kohor prej 15 ditėsh. Por kėtė vit, ndryshe nga maturat e kaluara, nėse njė maturant kapet duke kopjuar, nuk do tė humbasė njė vit shkollor, por edhe vitin pasardhės. Pas mbarimit tė provimi, qė ėshtė zhvilluar nė kushte tė rrepta sigurie, vetė maturantėt thanė se ai ishte i lehtė e deri diku mesatar, pėr njohuritė qė ata kishin marrė gjatė gjimnazit. Testet e plotėsuara nga maturantėt janė nisur qė pas mbarimit tė provimit drejt shkollės “Sabaudin Gabrani” nė Tiranė, ku do tė shpėrndahen pėr tu korrigjuar nė katėr qendra vlerėsimi nė Tiranė, Elbasan, Shkodėr dhe Fier.



3 Qershor 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos