Provimi i letėrsisė, ja pėrgjigjet e sakta

Pėrfundoi dje normalisht provimi i Gjuhė-Letėrsisė i Maturės Shtetėrore 2009. Gazeta "Shqip" publikon pėr lexuesit e saj pėrgjigjet e sakta tė variantit A tė profilit shoqėror tė gjimnazeve; si dhe variantet A dhe B tė profilit natyror tė gjimnazeve. Provimi filloi njėkohėsisht nė tė gjithė vendin nė orėn 10.00 tė paradites sė djeshme dhe zgjati 2 orė e gjysėm. Ashtu si edhe vitet e kaluara maturantėt u testuan krahas njohurive pėr letėrsinė, edhe pėr gjuhėn shqipe. Nė tezėn e letėrsisė, pėr profilin natyror janė shkėputur pjesė nga "Kinemaja e vjetėr" e shkrimtarit Ismail Kadare, si dhe nga "I huaji" i Kamysė. Ndėrsa, profili shoqėror ka patur pjesėn "Jetė qytetse" tė Migjenit, si dhe "Metamorfozėn" e Kafkės.

Pas mbarimit tė provimit, maturantėt thanė se ai ishte i lehtė e deri diku mesatar, pėr njohuritė qė ata kishin marrė.

Nė provim morėn pjesė gjithsej 38.499 maturantė dhe u testuan pėr 7 lloje tė ndryshme testesh tė gjuhės dhe letėrsisė.

2.500 administratorė tė provimit (AP) u pėrfshinė nė kėtė proces dhe mbikqyrėn maturantėt nė 282 mjediset e provimit tė pėrzgjedhura nga Drejtoritė Arsimore Rajonale.

Nė faqen e internetit tė MASH-it (www.mash.gov.al ) janė publikuar tė plota pėrgjigjet e kėrkesave (pyetjeve) tė testit tė gjuhė-letėrsisė", pėr tė gjitha profilet e shkollave tė mesme.

Nė njė konferencė pėr shtyp, zėvendėsministri i Arsimit dhe Shkencės Halit Shamata tha dje se "nė orėn 22.00 tė mbrėmjes, filloi shpėrndarja e testeve tė provimit tė parė tė detyrueshėm pėr Maturėn Shtetėrore 2009, atė tė Gjuhė-letėrsisė nga Agjensia Qėndrore e Vlerėsimit tė Arritjeve (AVA) nė drejtim tė Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore (DAR/ZA)"`. Ai sqaroi se

sipas njė grafiku tė caktuar, zonat mė tė thella tėrhoqėn tė parat testet e provimit. Shpėrndarja filloi me Tropojėn, pėr tė pėrfunduar me Tiranėn, nė orėn 6.00 tė mėngjesit, tė ditės sė provimit. Tė gjitha makinat qė kryen transportin drejt Drejtorive Arsimore Rajonale u shoqėruan nga Policia e Shtetit.

"Nga raportimet e vazhdueshme pėr shtabin e ngritur nė MASH, gjatė 24 orėve tė shpėrndarjes dhe kryerjes sė provimit, nė 37 Drejtori Arsimore Rajonale dhe Zyra Arsimore gjithēka eci normalisht", u shpreh Shamata.


Shenim: Pergjigjet mund ti lexoni ne PDF



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos