Letersia, shpallen pergjigjet

Me pak se 40 mije maturante iu nenshtruan dje provimit te Letersise, ne te gjitha shkollat e vendit. Gjithcka ka nisur rreth ores 10 te paradites, sikurse parashikohet edhe ne rregulloren e Matures Shteterore. Sipas zv/ministrit te Arsimit dhe Shkences, Halit Shamata, ne provimin e djeshem moren pjese gjithsej 38.499 maturante, te cilet u testuan per 7 lloje te ndryshme testesh te Gjuhe-Letersise. Keshtu, puna ka nisur ne oren 22.00 te mbremjes se te henes, ore kur filloi shperndarja e testeve te provimit te pare te detyrueshem per Maturen Shteterore 2009, ate te Gjuhe-Letersise. Sipas nje grafiku te caktuar, zonat me te thella terhoqen te parat testet e provimit. Shperndarja filloi me Tropojen, per te perfunduar me Tiranen, ne oren 6.00 te mengjesit te djeshem. Sipas zv/ministrit te Arsimit, Halit Shamata, te gjitha makinat qe kryen transportin drejt Drejtorive Arsimore Rajonale, u shoqeruan nga Policia e Shtetit. Nga raportimet e vazhdueshme per shtabin e ngritur ne MASH, gjate 24 oreve te shperndarjes dhe kryerjes se provimit, ne 37 Drejtori Arsimore Rajonale dhe Zyra Arsimore gjithcka eci normalisht. "Provimi filloi njekohesisht ne te gjithe vendin ne oren 10.00 dhe zgjati 2 ore e gjysme. Ashtu si edhe vitet e kaluara maturantet u testuan krahas njohurive per letersine, edhe per gjuhen shqipe", tha Shamata. Rreth 2.500 administratore te provimit (AP) u perfshine ne kete proces dhe mbikeqyren maturantet ne 282 mjediset e provimit te perzgjedhura nga Drejtorite Arsimore Rajonale.

Teza, si ishte hartuar

Teza perbehej nga 25 pyetje, 13 prej te cilave me alternativa dhe 12 me zhvillim, ku nxenesit testoheshin per njohurite qe kane marre ne Letersi dhe ne Gjuhen Shqipe, ne masen 33 per qind. Ne tezen e Letersise per profilin natyror jane shkeputur pjese nga "Kinemaja e vjeter" e shkrimtarit Ismail Kadare si dhe nga "I huaji" i Kamyse. Ndersa profili shoqeror, ka pasur nje pjese te Migjenit, si dhe "Metamorfozen" e Kafkes. Pas mbarimit te testit, maturantet thane se ai ishte i lehte e deri diku mesatar, per njohurite qe ata kishin marre. Per sa i perket rregullave, ata thane se gjithcka, u zbatua konform rregullores se Matures Shteterore.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos