Njė shkollė e madhe pėr nxėnėsit e "Hasan Prishtina"-s

Kreu i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, ka pėruruar dje shkollėn e rikonstruktuar, "Hasan Prishtina", e cila i kushtoi bashkisė 748 mijė euro. Ai u shpreh se "ėshtė kėnaqėsi tė shohim tė kurorėzuar njė pėrpjekje tė pėrbashkėt pėr rindėrtimin me themel tė shkollės ‘Hasan Prishtina‘ dhe pėr transformimin e kėsaj shkolle nė njė pikė referimi pėr tė gjithė komunitetin". Ndėrsa iu kėrkoi nxėnėsve ta mirėmbajnė shkollėn e tyre. Sipas Ramės, tashmė mund tė zhvillohet mėsim me njė turn nė kėtė shkollė, njė risi kjo pėrkundrejt realitetit nė Tiranė, ku shkollat bėjnė mėsim me dy-tre turne. "Hasan Prishtina" ėshtė rikonstruktuar, por edhe janė shtuar ambiente, duke rritur pėrmasat e shkollės me 1200 nxėnės. Ajo gjendet nė Njėsinė Bashkiake Nr.3. Nė kėtė zonė ka njė dendėsi tė madhe tė popullsisė, qė ka ardhur gjatė viteve tė fundit dhe fluksi i nxėnėsve ėshtė nė rritje tė vazhdueshme. Shkolla ekzistuese nuk i plotėsonte nevojat nė rritje tė komunitetit, ndaj edhe u krye investimi nė objekt. Pėrveē normave tė pėrcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, punimet e kryera kishin pėr qėllim tė sistemonin numrin aktual tė nxėnėsve, duke e kaluar procesin mėsimor me njė turn. Nė kėtė mėnyrė, rikonstruksioni dhe shtesa e kėtij objekti social ka ulur mbingarkesėn nė klasa, duke sjellė njė rritje tė cilėsisė nė shėrbimin mėsimor-edukativ. Sipėrfaqja e truallit tė shkollės ėshtė 5390 m2, sipėrfaqja e ndėrtimit ekzistues 1465 m2, sipėrfaqja e re e ndėrtimit 1630 m2, sipėrfaqja e gjelbėr 35% dhe koeficienti i shfrytėzimit 27%. Rikonceptimi nė rindėrtimin e shkollės "Hasan Prishtina" ka krijuar lehtėsirat e nevojshme jo vetėm te nxėnėsit, por edhe te stafi pedagogjik. Aktualisht janė ngritur laboratorė tė rinj tė gjuhėve tė huaja, tė informatikės, biblioteka. Duke respektuar standardet arsimore, investimi ėshtė shtrirė edhe nė drejtim tė mjediseve sportive tė jashtme, duke shfrytėzuar kėshtu oborrin e tėrėsisht sipėrfaqen e tij pėr gjelbėrim dhe pista vrapimi.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos