Vera, “Stop“ maskave dhe sapunave me squfur pėr fytyrėn



“Stop” maskave tė forta dhe sapunave me squfur pėr pastrimin e fytyrės. Vera kėrkon kushte tė tjera pėr trajtimin e lėkurės sė fytyrės nė kėtė stinė. Specialistja e mjekėsisė bimore, Mimoza Petani, shpjegon se si duhet tė kujdesemi pėr lėkurėn gjatė stinės sė nxehtė tė verės. Sipas saj, gjatė verės duhet tė ndėrpritet pėrdorimi i maskave me veti gėrryerėse tė lėkurės, duhet tė mos bėhet peling, madje po kaq tė “keqe” pėr fytyrėn janė edhe maskat qė pėrgatiten nė shtėpi. “Kėto maska, megjithėse e pastrojnė lėkurėn pėr momentin, e bėjnė atė qė tė rrezikohet edhe mė shumė nga rrezet e dėmshme tė diellit, tė cilat e kanė mė tė lehtė tė depėrtojnė nė thellėsi nė njė lėkurė tė pastėr”, - sqaron specialistja. Pėr rrjedhojė, pas pėrdorimit tė kėtyre maskave, lėkura jonė nė vend qė tė jetė me e bukur, do tė “shėmtohet” mė shumė nga armiku kryesor i saj nė kėtė stinė, qė ėshtė dielli. Specialsitja Petani tėrheq vėmnendjen se po kaq i rrezikshėm pėr fytyrėn nė verė ėshtė edhe pėrdorimi i sapunave qė pėrmbajnė squfur. Pėr kėtė ajo rekomandon qė gjatė gjithė verės, pėr larjen e fytyrės tė pėrdoren vetėm sapuna neutral (sa mė tė thjeshtė), qė nuk pėrmbajnė yndyrna dhe squfur. Ndėrsa pėrsa i pėrket kujdesit qė duhet tė tregojmė pėr mbrojtjen e lėkurės sė fytyrės, Petani sqaron se pėrveē kremrave mbrojtės, nevojitet pėrdorimi i majasė sė birrės dhe kapsulave bimore qė pėrmbajnė me shumicė betakaroten.
Ndryshimi
Tashmė ėshtė koha pėr ndryshim tė kozmetikės. Kremat qė i keni pėrdorur gjatė muajve tė dimrit, nuk i’u pėrgjigjen mė nevojės sė lėkurės suaj nė ditėt e ngrohta. Tani kremat duhet tė jenė mė tė buta, por hidratimi i lėkurės duhet tė jetė ende detyra kryesore. Tashmė qė dielli ėshtė i fortė, duhet me patjetėr tė pėrdoret kremi qė pėrmban faktorė mbrojtės. Trajtimi mė i thjeshtė, mė i lirė dhe mė i efektshėm pėr lėkurėn tuaj ėshtė pirja e ujit. Pėrpiquni qė gjatė tėrė ditės tė pini mjaft ujė, pėr tė parandaluar dehidrimin e lėkurės dhe tė nxisni hidratimin e saj tė brendshėm. Vitaminat B, C dhe E si dhe zinku dhe magnezi janė antioksidantėt, tė cilėt do t’i japin lėkurės energji dhe fuqinė e humbur gjatė muajve tė ftohtė. Shtoni konsumimin e tyre pėr tė zėvendėsuar atė qė keni humbur.
Njollat
Si fytyra ashtu edhe trupi nuk duhen lėnė pas dore. Duke patur parasysh lėkurėn e fshehur pas veshjeve tė rėnda paraqiten probleme si lajmėrim pėr ne se trupi po mbrohet dhe ėshtė nėn ndikimin e stresit. Nė kėtė rast, djersitja si nė dimėr edhe nė verė ėshtė rrezik. Lėkura e djersitur sidomos nė kohėn e dimrit ėshtė e parehatshme dhe shpesh mund tė ftohesh. Nė shpinė paraqiten puēra ose njolla (pavarėsisht nga mosha ose gjinia). Kėshtu qė, si femrat ashtu dhe meshkujt, duhet tė pėrdorin produkte pėr qarkullimin e mirė tė gjakut, tė cilat ēlirojnė poret e trupit dhe psikikėn. Kėto duhet tė jenė preparate tė butė qė e pastrojnė lėkurėn nė thellėsi. Pėrbėrėsit mund tė jenė tė ndryshme si: pėr qetėsimin e lėkurės, stimulimin dhe rigjenerimin. Kėshilla kryesore pėr tė gjithė ata qė i mundon lėkura e thatė ėshtė tė pėrdorin produkte me aloe vera BIO, e cila duke qenė 100 pėr qind bimore nuk jep probleme alergjike. Po kėshtu, mund tė pėrdoren edhe vajra (si ai i xhojobės, avokados, ederės), tė cilėt e ruajnė dhe higjenėn e lėkurės. Kremi i kalendulės qė luan njė rol kryesor nė rigjenerimin e lėkurės ėshtė tepėr i efektshėm edhe pėr tu mbrojtur nga dielli. Kalendula ose kumaku ėshtė antiseptik dhe e zbut lėkurėn. Ky krem ėshtė ideal sidomos pėr lėkurat e thata, tė dėmtuara, me plagė.
Kalendula
Kalendula njihet si rigjenerues natyror dhe ushqyes i lėkurės, pasi ajo pengon dehidrimin, stimulon jetėn e qelizave tė lėkurės dhe e ripėrtėrin natyrshėm lėkurėn e lodhur. Gjithashtu, kalendula forcon mekanizmin natyror dhe mbrojtės tė lėkurės, vepron mirė kundėr ndezjes sė saj, e lag dhe e zbut atė, e pastron thellė, e pėrtėrin, e pėrthan, dhe nė mėnyrė stimuluese vepron nė qetėsimin e qelizave tė lėkurės sė ndjeshme. Kalendula e mbron lėkurėn nga irritimi dhe skuqja, pengon proceset e oksidimit dhe parandalon ose pengon plakjen e parakohshme. Me pėrdorimin e rregullt tė kėtij kremi hiqen rrudhat, lėkura bėhet mė elastike, e butė dhe me njė freski rinore. Kremi kalenduala ose vaji kalendula rekomandohet pėr tė gjitha tipet e lėkurės, por nė veēnati efektet e saj ndjehen nė lėkurėn e vrazhdė tė dėmtuar. Ky krem mund tė pėrdoret nė tė gjitha pjesėt e trupit, duar, qafė, kurriz, duke e pėrhapur ngadalė mbi lėkurė deria tė pėrthithet. Ėshtė i rekomandueshėm tė pėrdoret pas dushit, larjes sė fytyrės, ėshtė shumė i mirė edhe pėr tualetin. Pėrsa i pėrket marrjes sė produkteve nga pėr problemet e lėkurės, Petani rekomandon pėrdorimin e aloe vera, papaja, shegė, sallatės sė ujit), dhe produkte me bazė tė vitaminės A (betakaroten), vitaminė E, plus vajin e bajames etj.

Plazhi, si ta pėrgatisim lėkurėn pėr nxirje
Jemi nė fillimet e plazhit, dhe bashkė me tė ka nisur tė ndizet edhe dėshira pėr tu nxirė. Lėkura duhet tė pėrgatitet nė mėnyrė qė tė marrė njė ngjyrė tė bukur dhe tė shėndetshme, homogjene dhe qė tė zgjasė. Specialistėt japin disa kėshilla pėr tė pėrgatitur lėkurėn e fytyrės dhe tė trupit nga rrezet e diellit. Sė pari, filloni me ushqimin: shtojini dietės tuaj njė sasi tė vogėl me fruta tė thata, qė pėrmbajnė acid yndyror dhe qė ndalojnė radikale e lira. Konsumoni ushqime tė pasura me betakaroten, pini shumė ujė. Evitoni tė lani fytyrėn me ujė dhe sapun, pasi than lėkurėn. Mė mirė zgjidhni njė pastrues qumėsht me vitamina dhe njė tonik, pėr ta pėrdorur nė mėngjes dhe nė mbrėmje, mė pas aplikoni njė krem hidratant. Mund tė pėrdoret njė krem, i cili pėrmban acide tė frutave, qė kanė aftėsi pėr tė arritur nė sipėrfaqe, dhe kėshtu fytyra do tė jetė e ushqyer dhe e hidratuar. Njė herė nė javė bėni njė pastrim tė lehtė nė thellėsi pėr tė eleminuar qelizat e vdekura. Nė mbrėmje para se tė shtriheni pėr tė fjetur mund tė pėrdorni edhe njė maskė ushqyese. Bėni njė dush tė pėrditshėm dhe pėrdorni njė larės delikat i cili bėn pak shkumė. Ideale do tė ishte njė vaj dushi, i cili nuk e than lėkurėn e trupit dhe respekton mbrojtjen natyrale. Mbas dushit ėshtė e nevojshme tė aplikoni njė krem hidratant. Edhe trupi ka nevojė pėr pastrim njė herė nė javė, pėr tė eleminuar qelizat e vdekura. Nėse keni lėkurė shumė delikate dhe tė ndjeshme, pėrdorni njė produkt delikat njėherė ēdo 15 ditė.


Fytyra, trajtimi pėr tė pėrballuar verėn
Njė muaj para
Parandaloni rrudhat! Tashmė dihet qė rrezet ultravjollcė janė armiqtė mė tė kėqijė tė lėkurės. Pėr tė shmangur shenjat para kohe, filloni tė merrni ushqime ose vitamina me pėrbėrje antioksidantėsh, qė rrisin mbrojtjen natyrale tė lėkurės.
Dy javė para
Filloni nxirjen! Nuk do t’ju pėlqente tė shkonit nė plazh me fytyrė tė bardhė. Atėherė ēdo mėngjes lyhuni me njė krem vetėnxirės, tė pėrshtatshėm pėr tipin tuaj tė lėkurės. Kremin aplikojeni nė fytyrė dhe qafė me lėvizje tė shpejta duke shmangur nė kėtė mėnyrė krijimin e njollave pak a shumė tė errėta.
Njė javė para
Gjallėroni ngjyrėn! Pėr tė pėrgatitur lėkurėn pėr nxirje e pėr tė siguruar njė ngjyrė homogjene e tė ndritshme, bėjini fytyrės njė pastrim tė kujdesshėm nė njė institut bukurie. Kėshtu, elimiononi qelizat e vdekura dhe pastroni poret, duke rritur padyshim cilėsinė e lėkurės.
Tre ditė para
Rregulloni vetullat! Ėshtė njė rit bukurie i domosdoshėm, pasi parregullsia e tyre zbeh shkėlqimin e vėshtrimit dhe tė fytyrės. Nėse nuk jeni eksperte lėreni njė estetiste t’ju ndihmojė.
Njė ditė para
Bėni njė maskė hidratante! Kjo maskė penetron mė nė thellėsi sesa kremi dhe siguron njė lėkurė vitale dhe elastike, qė ėshtė gati pėr tė pritur “sulme” tė ndryshme.

Flokėt, pėrgatitini pėr pushime
Kujdes i vazhdueshėm, permanent, prerje, lyerje, tridhjetė ditė programi intensiv pėr tė shkuar nė plazh me flokė tė fortė, tė shėndetshėm dhe plot shkėlqim.
Njė muaj para
Filloni njė kurė forcimi! Floku duhet tė jetė i fortė dhe i ushqyer para se tė goditet nga dielli, era dhe klori. Blini nė farmaci njė flakon njė pėrdorimsh, qė ka si bazė proteina tė vezės, substanca me aftėsi rigjallėruese dhe riforcuese. Aplikoni ēdo mėngjes mbi flokė tė larė njė flakon, duke masazhuar mirė me gishta rrėnjėn dhe gjithė gjatėsinė e flokut.
Dy javė para
Mund tė bėni permanent! Pėrshpejtimi i trajtimit prej disa ditėsh ėshtė idealja pėr tė arritur nė plazh me flokė me efekt natyral. Nė fakt shenjat e bikutinave, tė dukshme nė fillim, por jo aq tė bukura pėr tu parė nė flokė tė lagur, mbajnė vetėm dy javė. Sa mbajnė kaēurrelat mund tė vlerėsohet vetėm pas dy, tre larjeve tė para tė kokės. Pėr ēdo tė papritur ka kohė pėr rregullime. Nuk asnjė rrezik qė permanenti tė zhduket para pėrfundimit tė pushimeve. Nė fakt permanenti mban mė shumė nė det, ku flokėt rrinė gjithmonė tė lagur.
Njė javė para
Mund t’i prisni! Ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė pasur njė kokė gjithmonė tė rregullt duke harruar, tė paktėn pėr pushime furēėn dhe krehjen. Kjo kėshillė vlen edhe pėr ato qė duhet tė presin vetėm majat. Nė kėtė mėnyrė eliminohet problemi i flokėve me maja tė djegura e tė ndara mė dysh. Ndryshe rrezikohet qė larjet e shpeshta nė det tė bėjnė tė humbasė shkėlqimi dhe shėndeti i flokėve.
Tre ditė para
Po lyerjes: lyerjet me bojė, kėna apo fije ėshtė mirė tė bėhen vetėm pak ditė para pushimeve, nė mėnyrė qė tė shmanget problemi i rritjes sė flokėve gjatė pushimeve. Idealja ėshtė tė zgjidhni njė ton mė tė errėt sesa ai i zakonshmmi, pasi uji i detit dhe klori i pishinave tentojnė ta ēelin flokun.
Njė ditė para
Pėrgatitni ēantėn e kozmetikės me produktet e duhura pėr mbrojtjen e flokėve: njė specialitet me filtra UV pėr ta pėrdorur nė plazh, shampon, balsamin dhe njė maskė qė ta pėrdorni ēdo tre ditė pėr tė shmangur tharjen e flokėve dhe prishjen e fibrės kapilare.





30 Maj 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos