Matura; Plotėsimi i formularit A2, nė fund tė qershorit



Mosrenditja e 10 preferencave nė formularin A2 nga maturantėt qė konkurrojnė pėr ndjekjen e shkollės sė lartė gjatė vitit tė ri akademik nuk do tė shoqėrohet me penalizime, sikurse ėshtė vepruar vitet e shkuara, pasi Ministria e Arsimit ka lehtėsuar procesin e aplikimit pėr maturantėt.

Nė rregulloren e provimeve pėr 2009-n ėshtė pėrcaktuar qė kandidatėt do tė hyjnė nė garėn e pranimit nė universitet sipas preferencave tė tyre, ndonėse kuadratet pėrbri 10 degėve nuk do tė plotėsohen tė gjitha nga e para tek e fundit. Aplikimet e vitit tė kaluar kėrkonin detyrimisht qė maturantėt tė plotėsonin ēdo kuti pėr tė 10 degėt, edhe pse nuk kishin preferenca pėr tė zgjedhur.

Kėtė vit, ekspertėt kanė kėrkuar qė maturantėt plotėsimin e formularit ta bėjnė nė kohėn e duhur, pra, mė parė duhet tė bėjnė vetė llogaritė nė lidhje me mundėsitė qė kanė pėr t’u shpallur fitues nė degėt ku duan tė fitojnė.

Prej kohėsh ėshtė hartuar formati i formularit A2, i cili kėtė vit ėshtė shtuar me disa degė tė reja universitare, shpėrndarja dhe plotėsimi i tė cilit do tė nisė gjatė muajit qershor.

Specialistėt e arsimit pohojnė se maturantėt mė parė duhet tė pėrllogaritin vetė mundėsitė e fitimit e mė pas, tė bėjnė listimin e degėve sipas rendit zbritės tė caktuar. Pėr tė realizuar njė proces tė tillė, mė parė kandidatėt duhet tė njihen me rezultatet qė do tė arrijnė nė provimet e detyruara e vetėm mė pas, do tė plotėsojnė formularin e preferencave.

“Plotėsimi i formularit tė preferencave duhet tė nisė nė fund tė muajit qershor, kohė pasi do tė jenė publikuar rezultatet e arritura nga ēdo kandidat nė dy provimet e detyruara, tė cilat nisin nė fillim tė qershorit. Duke pasur rezultatet dhe ditur koeficientėt e llojit tė degės si dhe ato tė shkollės sė mesme, me formulėn e gatshme tė llogaritjes sė komponentėve tė maturės, ēdo kandidat do tė mund tė pėrcaktojė vetė pikėt qė do tė mbledhė. Kėto pikė mund t’i krahasojė dhe me pikėt minimale pėr ēdo program studimi tė vitit tė shkuar. Bazuar nė kėtė krahasim, vetė maturanti mund tė identifikojė se nė cilėn degė rezultatet e tij janė mė afėr kuotės sė pėrcaktuar pėr pranim, ēka e bėn mė tė lehtė mundėsinė e renditjes sė programeve qė e bėjnė fitues sipas rendit pėrkatės, shprehen ekspertė tė Ministrisė sė Arsimit.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos