Plagėt tona



Pėr herė tė parė mendimi shqiptar i viteve ’30-tė zgjon intelektualėt e sotėm, por dhe burokracinė zyrtare, tė politikės, nė njė veprimtari shkencore - si njohje tė personaliteteve qė u pėrfshinė nė jetėn politike, sociale e kulturore tė vendit nė vitet 1870-1945 nga shkollat shqipe. Censura nga diktatura, fshirja nga kujtesa dhe referenciali i sotėm i ka lėnė ende nė heshtje pėrballė inkonsekuencave tė programeve shkollore qė ka miratuar deri tani Ministria e Arsimit. Pse kemi frikė tė njohim veten? Ėshtė njė nga pyetjet mė kardinale qė ka udhėhequr elitėn e viteve ’30, pėr ta bėrė ende kėtė pyetje edhe sot, si njė nga shkaqet e plagėve tė shoqėrisė shqiptare





Personaliteti i shquar i historisė shqiptare, Stavro Skėndi, njė historian profesionist i arratisur nė Amerikė nė 1945 pėr bindjet e tij balliste nė librin "Historia e Rilindjes Kombėtare", botuar nė Universitetin e Princtaun-it nė Nju Xhersi, njė theks tė veēantė nė kėtė libėr voluminoz i kushton zgjimit tė vonuar tė shqiptarėve pėr tė fituar lirinė politike. "Shqiptarėt, ndonėse njė popull luftarak dhe liridashės, ishin tė fundit qė u kujtuan pėr zgjimin e tyre kombėtar dhe ndryshimet e tyre hera-herės i pėrcjellin me tronditje", - shkruan autori. Zgjimi i vonuar i tyre pėr t'u ngritur e pėr tė fituar lirinė ėshtė njė nga shkaqet e ēdo prapambetjeje kombėtare pėr historianin Stavro Skėndi.

Po nė kėtė vazhdė, Mehdi Frashėri nė librin e tij "Probleme shqiptare" shkruan: "Otomanėt ikėn nga Ballkani, por pėr fat tė keq si populli mė i mbramė i Perandorisė provuam padrejtėsitė mė tė mėdha dhe pasojat mė tė rėnda".

Krist Maloki, njė mendimtar brilant i viteve tridhjetė, sėmundjet tona shoqėrore i shikonte te filozofia qė sollėn pushtimet e huaja, sidomos dy perandoritė qė qėndruan disa shekuj me radhė, pra problemin e shihte tek orientalizmi.

Komunizmi ėshtė historia bosh, pa ekzistencė mendimi, pa kushte tė njė zhvillimi tė debatit intelektual pėrveēse ekzutimit tė tyre, dhe mohimit.

Nė kėtė kontekst tė qėndrimit mbrapa, apo tė zgjimit tė vonuar, mund tė shikohet konferenca shkencore qė mbahet sot, pėr mendimtarėt shqiptarė tė viteve ’30, dhe njohjen e tyre nė shkollat shqipe, tė organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit e tė Shkencės. Ėshtė njė listė e gjatė e personaliteteve kur mendimi shqiptar vjen mė i pėrfaqėsuar nga tė gjitha kohėrat. Por a e dinė kėtė zotėrinjtė qė bėjnė bordet nė Ministrinė e Arsimit, ku prej 20 vitesh liri –ende nuk janė nxjerrė nga censura e diktatura kėto personalitete? Fakti ėshtė i qartė nė tekstet shkollore, si ato tė mesme, ashtu dhe parauniversitare, nuk gjendet asnjė emėr nga kjo listė: Anton Harapi, Branko Merxhani, Zef Valentini, Eqerem Bej Vlora, De Rada, Sami Frashėri, Vangjel Koēa, Arshi Pipa, Ernest Koliqi, Faik Konica, Fan Noli, Stavro Skėndo, Tajar Zavalani, Vaso Pasha, Gjergj Fishta, Gjon Shllaku, Ismet Toto, Krist Maloki, Lazėr Shantoja, Mustafa Kruja, Luigj Gurakuqi, Mehdi Frashėri, Mithat Frashėri, Jorgji Meksi, Nebil Ēika, Nonda Bulka, Zef Krispi, Safet Butka, Getano Petrotta, Sejfulla Maleshova, Vinēens Dorsa, Namik Resuli. Njė pjesė e mirė e kėsaj elite intelektuale - qė nxitėn mendimin dhe mbahen gjatė nė kujtesė nė vitet ’30 – janė botuar nga ente private, pa ndonjė nismė institucionale apo ministrore.

Botuesi, publicisti dhe studiuesi Ndriēim Kulla qė ka botuar njė pjesė tė mirė tė kėsaj plejade, duket se ėshtė njė epigon i kėsaj nisme, pasi nuk ėshtė hera e parė qė sensibilizon mbi kėtė situatė - mungesė totale, indiferentizėm, injorancė tė njerėzve qė bėjnė programet e shkollave. “Kjo ėshtė njė mungesė shumė serioze nė procesin e mėsimdhėnies sė shkollės sonė, sepse pėrveē tė tjerash, tėrė ato dije qė po na vijnė nga kultura botėrore, nuk mund tė pėrvetėsohen si duhet pa u shartuar me mendimin shqiptar”, - ka qenė ndėr reagimet qė Kulla ka pasur nė njė replikė, letėr tė hapur drejtuar para pesė viteve Ministrisė sė Arsimit, prej sė cilės asnjėherė nuk mori pėrgjigje. Ndėrsa lista e leximeve qė propozonte ministria, nuk ndryshonte shumė nga ajo e kohės sė diktaturės, duke u freskuar me inkonsekuenca deri nė gafa emrash, mosnjohje autoritetesh letrare. “Problemi i tyre ėshtė i pėrhershėm, qė ēalon njė hartografi dhe skicografi e lėndės shpirtėrore tė letėrsisė nė shkollat e mesme dhe universitete. Nuk u drejtohen njerėzve qė i dinė, qė kanė njė njohje, njė ndjeshmėri dhe profesionalizėm nė shkallė tė caktuar. Dhe ēfarė dėshmojnė? Dėshmohet pėr shembull instituti i kurrikulave tė standardeve qė bėn programet, dėshmon njė injorancė, ose tė themi nė gjuhėn latine obskurancė tė thellė nė njohjen e letėrsisė”, - ėshtė shprehur shkrimtari, pedagogu, studiuesi Agron Tufa.

Kurse ajo plejada pėr tė cilėn po flasim, dhe qė pritet tė tubohet nesėr si shenjė e “zgjimit tė vonuar” tė shqiptarėve - do tė vihet nė vėmendjen e historianėve, shkrimtarėve, studiuesve, kulturologėve nga tė gjithė trevat shqiptare pėr ta ngritur kėtė traditė tė mendimit shqiptar nė aktualitetin e sotėm tė shkollave shqipe. Nė njohjen e njė reference tė domosdoshme pėr tė marrė vesh cilėt jemi.

Ligjėrimet sensibilizuese do jenė: kulturologu Arbėn Xhaferri, vjen nga Maqedonia pėr tė treguar “Orientimi europerėndimor i intelektualėve shqiptarė nė vitet 1920-1940”; botuesi Ndriēim Kulla kthen vėmendjen mbi etikėn e pėrgjegjshmėrinė e etėrve tanė themelues; Gjergj Sinani, shefi i departamentit tė filozofisė nė Universitetin e Tiranės do na njohė me perceptimin e tij mbi “Kritika e disa mundėsive pėr zgjidhjen e problemeve social-historike”; Zyhdi Dervishi, pedagog ne Universitetin e Shtetėror tė Tiranės, me “Rrezatime aktuale tė koncepsioneve tė kulturės nė mendimin shqiptar tė viteve ’30 tė shekullit XX”; Uran Butka, studiues, kėrkon shtrirjen e njohjes me “Edukimi i brezave pėrmes mendimit tė Mit’hat Frashėrit”; kritiku dhe shkrimtari nga Kosova, Sabri Hamiti, me fjalėn “Kritika e Krist Malokit”; Agron Tufa na njeh me “Memuaristika franēeskane dhe vendi i saj nė traditėn letrare”; Nevila Nika, drejtore e Arkivit Qėndror tė Shtetit, me “Grupi i tė rinjve” i viteve ’30-tė dhe Enti Kombėtar “Djelmėria shqiptare” etj. Ndėrsa nė pasditen vonė do tė jetė dhe njė tryezė e rrumbullakėt me “Politikat kulturore dhe arsimore mbarėkombėtare” me pjesėmarrjen e pritur tė Ismail Kadaresė, Arbėn Xhaferrit, Sabri Hamitit, Fatos Bejės, ministėr i Arsimit dhe Shkencės, dhe homologu i tij, Enver Hoxhaj, ministėr i arsimit shkencės dhe teknologjisė, nė Republikėn e Kosovės, si dhe Rrok Gjolaj, kėshilltar i parė i ministrit pėr arsimin e pakicave nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, Republika e Malit tė Zi.

Mendimi intelektual hedh dritė mbi elitėn e viteve 1870-1945, me tė cilėt lexuesi njihet nė koncentratin e botimit “Antologjia e mendimit shqiptar 1871-1945”.

Botuesi i saj, Ndriēim Kulla, si duket nuk ia ka dalė zyrtarisht tė ēajė burokracitė, ku mė parė ėshtė shprehur se kjo mungesė ėshtė shumė serioze nė procesin e mėsimdhėnies sė shkollės sonė, sepse pėrveē tė tjerash, gjithė ato dije qė na vijnė nga kultura botėrore, nuk mund tė pėrvetėsohen si duhet pa u shartuar me mendimin shqiptar. Ndihma politike dhe shtetėrore qė ka kėrkuar prej vitesh Kulla gjithnjė ka qenė e refuzuar. Mund tė duket si ogur ky zgjim institucional, zyrtar, pėr tė mos mbetur pjesė e njė fushate emocionale, por e njė detyrimi moral.

Nė mos, edhe kėtė veprimtari do ta quajnė padyshim zgjim i vonuar i shqiptarėve, pėr tė kuptuar plagėt tona shoqėrore, ashtu sikurse iu vunė intelektualėt e viteve ’30, si njohje e vetvetes.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos