Horoskopi postzgjedhor

Autori i Lajmit: Tonin Alimhilli
Kėmba kėmbės afrohet dita e ethshme e zgjedhjeve, rėndom palėt rivale nė takimet e gjera elektorale gjuajnė njėra - tjetrėn me romuze shpesh tė devijuara nga normat morale, ēka tė kujton oratorinė e heronjve tė antikitetit para ndeshjeve fatale tė atyre kohėve. Dhe mediat nė vlagėn mė tė mirė tė tyre propogandojnė e reklamojnė parashikimet e sondazheve deri me sigurinė e orakujve tė tempujve tė moēėm apo tė plakave qė lexojnė fatet nė filxhanet e kafesė. Kėshtu, pra fushata elektorale vazhdon, ajo nuk do t ia dijė kėrcėnimit tė krizės ekonomike globale. Zhurma, reklamat, shpenzimet e rėnduara, tendosja e shpėrfytyrimi i temperamentit tė oratorėve tė cilėt komunikojnė mė shumė me gjeste se sa me fjalė, tė gjitha kėto krijojnė atmosferėn e ngjashme me atė tė cirkut. Pas kėtyre shfaqjeve patjetėr lind pyetja: si ėshtė e mundur gjithė ajo grintė deri nė pasion histerie, cudi ky deformim i njeriut pėr njė karrige politike? Po idealizmi ku ėshtė pėrse nuk mund ta shoh? Njė zė i brendshėm mė thotė lehtė: atė e kanė mbyllur nė cmendinė. Nė mes dilemave dhe ironisė, homo-sapiensi shqiptar pėrjeton fushatėn elektorale, ditėt marramendėse rrokullisen si gotat me alkool, data e madhe e zgjedhjeve sigurisht do tė arrijė e njėra nga dy partitė e mėdha tė vazhdimėsisė shpallet favorite pėr tė qeverisė vendin. Gabohemi nėse mendojmė se u arrit fundi i dramės apo i komedisė zhurmėmadhe disa mujore. Fillon njė etapė tjetėr tepėr interesante madje pėrcaktuese, del nė skenė problemi i domosdoshmėrisė sė koalicioneve pėr tė siguruar numrin e nevojshėm tė kartonave qė zyrtarizon qeverinė e re. Nė kėtė rast partive tė vogla parlamentare i troket fati nė derė jo aq pėr portofolet qeveritare qė mund t i premtohen se sa pėr vendosjen e prestigjit tė tyre tė mohuar atėhere kur dy partitė e mėdha nė marrėveshje dashakeqe ndryshuan kushtetutėn dhe kodin zgjedhor nė disfavor tė ekzistencės tė partive tė tjera. Nė kėtė situatė postzgjedhore partitė e vogla parlamentare mobilizohen pėr t i treguar mbarė elektoratit shqiptar ekspansionin e lartė politik qė disponojnė nė pėrcaktimin e qeverisjes sė vendit. Natyrisht ato kėrkojnė tė pėrfitojnė dhe kredo ndėrkombėtare ndaj para zyrtarizimit tė kualicionit me partinė e madhe pėrkatėse do tė konsultohen, ndofta nė mėnyrė informale me organizma tė rėndėsishme perėndimore tė atashuara nė vendin tonė. Meqėnėse duam tė integrohemi nė familjen europiane, diplomacia euro-atlantike monitoron rreptė ecurinė demokratike tė politikės sonė si dhe zhvillimin e zgjedhjeve tė 28 Qershorit. Miqtė perėndimorė kohėt e fundit ndoshta kanė arritur tė vėrejnė njė teprim tė autokracisė nė partitė e mėdha. Nė sistemin zgjedhor proporcional lidershipi i kėtyre partive gjen terren tė volitshėm pėr tė manifestuar vesin e trashėguar tė monokracisė pasi ky sistem elektoral sipas shijes sė liderit paraprakisht pėrcakton nė limitet prej fitores deri nė humbje tė secilit kandidat pėr deputet. Kėtė mundėsi kaq abuzive nuk e siguronte sistemi i mėparshėm maxhoritar pasi nė mes tė tij qėndronte konsiderata e elektoratit qė hidhte votėn pėr emra konkretė. Thuhet, por dhe besohet se sė fundi ka ndodhur monopolizimi total i listave tė kanditaturave vetėm me vullnetin e liderve, ēka do tė sjellė nė parlamentin e ardhshėm oborrtarė tė heshtur, tė bindur e tė dedikuar ndaj prijėsve tė tyre. Kjo do tė thotė qė ekzekutivi tė vejė nė vartėsi tė tij pushtetin legjislativ mė konkretisht vet kryeministri i pritshėm. Politika perėndimore ėshtė tepėr e ndijshme ndaj shpėrfilljes tė rregullave demokratike jo vetėm nė funksionimin formal tė shtetit por dhe brenda partive sepse nga aty buron ajo, ndaj institucionit moniturues ndėrkombėtar mund tė japin mesazhin pėr spostimin e x apo y nga kryesimi i qeverisjes. Kushtet e tyre duhen marrė seriozisht nė konsideratė, ato pa tjetėr duhen respektuar sepse mund tė realizohen nėpėrmjet faktorit tė domosdoshme pėr koalicion “Partitė e vogla parlamentare”, por dhe me mėnyra te tjera sic ėshtė largimi ose mungesa e deputetėve tė quajtur tė “Kalit tė Trojės” tė cilėt asnjėherė nuk i kanė munguar grupeve parlamentare. Tani mė duket se do tė kemi mė shumė tė tillė pasi zgjedhja e tyre ėshtė bėrė pa njė test institucional. Tė presim kush do tė qeshė i fundit nė kėto meseletė e pafund tė politikės shqiptare?!

Ky lajm ėshtė publikuar: 26/05/2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos