Paditė pėr dėshmitė e trashėgimisė, rastet kur nuk duhet njė avokat

Pa vendimin e gjykatės, asnjė nga pretendentėt pėr trashėgimtar nuk mund tė pėrfitojė pasuri. Veprimet qė kryhen nė hipotekė kur disponohet dėshmia e trashėgimisė

Laureta Rryēi

Tiranė - Kur vjen momenti pėr ndarjen e pasurisė brenda anėtarėve tė familjes, tė gjithė duhet t’i drejtohen gjykatės. Pėr kėtė shkak paditė civile pėr dėshminė e trashėgimisė pėrbėjnė edhe numrin mė tė lartė tė padive qė depozitohen brenda njė dite nė gjykatė. Prej numrit tė popullsisė kėto padi shumėfishohen nė rastin e kryeqytetit. Statistikat zyrtare tė Gjykatės sė Tiranės tregojnė se nga janari e deri nė ditėt e sotme janė depozituar rreth 1260 padi. Gazeta “Albania” sjell nė numrin e sotėm procedurėn qė ndiqet pėr tė tilla padi, rastet kur nuk ėshtė e nevojshme marrja e njė avokati, si dhe rėndėsia qė ka pėr trashėgimtarėt ky dokument. Tė gjitha kėto padi shqyrtohen nga gjyqtarėt civilė. Gjyqtarėt, pak kohė mė parė, pėr shkak tė mbingarkesės prej kėtyre padive, hodhėn idenė se kėtė dokument mund tė lėshonte noteri, ashtu siē ndodh nė tė gjitha vendet e botės. Nė kėtė mėnyrė do tė kishte mė pak mbingarkesė dosjesh dhe do tė ulej kostoja e shpenzimeve gjyqėsore qė ngarkojnė xhepin e qytetarėve.
Paditė
Paditė civile pėr dėshmi trashėgimie fillimisht ndjekin procedurat e zakonshme tė njėllojta pėr tė gjitha paditė qė depozitohen nė gjykatė. Pra, padia depozitohet nė sekretarinė e gjykatės dhe mė pas hidhet shorti qė pėrcakton gjyqtarin qė do ta gjykojė. Gjyqtari fillimisht njihet me objektin e dosjes dhe mė pas nė gjykim tė tij cakton seancėn e parė tė shqyrtimit. Nėse palėt kanė rėnė dakord dhe janė nė marrėveshje tė plotė pėr ndarjen e pasurisė, procesi ka gjasa tė pėrfundojė shpejt dhe nė kėto raste rekomandohet qė tė mos merret dhe avokat. Nė kėtė mėnyrė do tė kishte mė pak shpenzime pėr personat qė bėjnė kėrkesėn. Ndėrsa nė rastet kur trashėgimtarėt kanė mosmarrėveshje midis tyre mbi pasurisė, atėherė procesi zgjat mė shumė se 100 ditė dhe dėgjohen tė gjitha palėt pėr pretendimet e tyre. Madje edhe ekspertėt, kur vlerėsojnė pasuritė qė do tė trashėgohen. Gjyqtarėt qė gjykojnė tė tilla ēėshtje tregojnė se mė shumė probleme kanė hasur nė rastet kur vėllezėrit nuk duan tė jenė pjesė e trashėgimisė edhe motrat e martuara.
Trashėgimia
Ndarja e pasurisė njihet nė tė gjitha familjet si moment i vėshtirė pėr t’u ndarė tė gjithė kėnaqur. Jo pak procese tė tilla zgjasin edhe me vite tė tėra se anėtarėt e njė familje gjykojnė se pasuria ėshtė ndarė nė mėnyrė jo tė drejtė. Pėrveē konfliktit gjyqėsor, pėr sa kohė qė nuk merret dėshmia e trashėgimisė, asnjė prej pretendentėve trashėgimtarė nuk mund tė kryejė asnjė veprim mbi pasuritė. Po kėshtu, nė Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme nuk njihet asnjėri prej pretendentėve pėr sa kohė qė mungon dokumenti i trashėgimisė.

Box

Kohėzgjatja e shqyrtimit tė ēėshtjes, deri 122 ditė

Nga janari deri nė muajin maj janė depozituar 1260 padi

Pėr njė padi pėr dėshmi trashėgimie paguhet si taksė 3000 lekė

Nė pėrfundim tė procesit civil, shpenzimet e gjyqit paguhen nga pala qė ka depozituar kėrkesėn

Procedurat qė ndiqen pėr njė proces civil

Procesi gjyqėsor civil zhvillohet nė pėrputhje me rregullat e pėrcaktuara nė Kodin e Procedurės Civile. Ai fillon nė bazė tė investimit qė i bėhet Gjykatės nga njė person fizik ose juridik. Tė investosh gjykatėn do tė thotė t'i drejtohesh asaj me njė kėrkesė, e cila quhet padi dhe me tė cilėn kėrkon mbrojtjen e njė tė drejte ose interesi tė ligjshėm qė ėshtė shkelur ose cenuar nga persona tė tjerė. Personi qė i drejtohet gjykatės quhet paditės. Personi qė ka shkelur ose cenuar tė drejtėn e pretenduar quhet i paditur. Gjykata, pasi njihet me padinė, kontrollon legjitimitetin e palėve. Tė kontrollosh legjitimitetin e palėve do tė thotė qė tė verifikosh nėse padia ėshtė ngritur nga personi tė cilit i pėrket e drejta dhe nėse ėshtė ngritur ndaj atij qė ka cenuar apo shkelur tė drejtėn. Pas kalimit tė kėsaj faze, gjyqtari bėn pėrpjekje pėr zgjidhjen e ēėshtjes me pajtim. Kjo do tė thotė qė ai i fton palėt tė bisedojnė pėr tė arritur njė marrėveshje, e cila do tė zgjidhte ēėshtjen duke kėnaqur tė dyja palėt dhe duke shmangur procedurat e mėtejshme gjyqėsore. Nė rast se kjo gjė arrihet, marrėveshja e pajtimit pasqyrohet nė procesverbalin e seancės, i cili nėnshkruhet nga palėt dhe nga gjyqtari. Mbas kėsaj gjyqtari jep vendim pėr miratimin e pajtimit. Nė rast se ēėshtja nuk arrihet tė zgjidhet me pajtim, atėherė gjykata i fton palėt tė paraqesin pretendimet e tyre rreth ēėshtjes nė gjykim. Nė seancė gjyqėsore mbahet procesverbal nė tė cilin pasqyrohen shpjegimet e palėve, provat qė merren si dhe vendimet dhe urdhrat qė shpall gjykata. Kryetari i seancės gjyqėsore drejton hetimin gjyqėsor dhe bisedimet e palėve nė pėrputhje me rregullat e pėrcaktuara nė Kodin e Procedurės Civile. Kur ndonjė nga palėt bėn vėrejtje ndaj veprimeve tė kryetarit ose tė ndonjėrit nga anėtarėt e trupit gjykues, duke pretenduar se u kufizohen ose u shkelen tė drejtat e tyre kėto duhet tė pasqyrohen nė procesverbal. Gjatė zhvillimit tė procesit gjyqėsor civil Gjykata me vendim lejon palėt tė provojnė faktet mbi tė cilat i bazojnė kėrkimet dhe pretendimet e tyre, duke paraqitur nė Gjykatė vetėm ato prova qė janė tė domosdoshme dhe qė kanė lidhje me ēėshtjen nė gjykim. Nė Kodin e Procedurės Civile njihen kėto lloje provash: dėshmitarėt, shkresat, filmat fotografike kinematografike dhe regjistrime tė tjera, pohimet e palėve, kėqyrja e personave, sendeve dhe kėqyrja nė vend, eksperimenti. Nė rast se njė provė rrezikon tė zhduket gjykata merr vendim pėr sigurimin e saj. Nė ēėshtje pėr tė cilat kėrkohen njohuri tė posaēme nė fushėn e shkencės teknikės e nė fusha tė tjera, gjykata vetė ose me kėrkesėn e palėve cakton ekspert. Gjykata pasi dėgjon palėt dhe provat e paraqitura nga ato si dhe pasi shqyrton ēėshtjen nė tėrėsi merr vendim me tė cilin e pranon tėrėsisht apo pjesėrisht padinė si tė bazuar nė prova e nė ligj ose vendos rrėzimin e saj si tė pabazuar nė prova ose nė ligj. Ndaj vendimit tė gjykatės palėt kanė tė drejtė tė bėjnė ankim nė Gjykatėn e Apelit. Gjykata e Apelit, gjatė shqyrtimit tė ēėshtjes mban parasysh, pėr aq sa janė tė zbatueshme, dispozitat mbi procedurėn e gjykimit nė shkallė tė parė tė parashikuara nė Kodin e Procedurės civile. Me kėrkesėn e palėve ose edhe kryesisht Gjykata e Apelit mund tė pėrsėritė tėrėsisht apo pjesėrisht hetimin gjyqėsor. Nė shqyrtimin gjyqėsor mund tė lexohen aktet e gjykimit tė shkallės sė parė. Gjykata e Apelit ka tė drejtė tė marrė edhe prova tė reja.


21 Maj 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos