Dosja “Kokaina”, lirohet Sokol Koēiu

 

Fatos Mahmutaj 

Sokol Koçiu la qelinė dje pas njė vendimi tė Gjykatės sė Tiranės, e cila e liroi atė nga dėnimi i mbetur prej procesit “Kokaina”. Pas 100 muajsh qėndrim nė burg, ish-kreu i policisė gjyqėsore shqiptare kapėrceu dje portėn e burgut tė Vaqarit. Vendimi i Gjykatės sė Tiranės i dha lirinė me kusht ish-kolonelit tė burgosur si pjesėtar i çėshtjes sė bujshme “Kokaina”. Gjykatėsi Arben Miçko, i cili shqyrtoi pėr tre muaj kėrkesėn e paraqitur nga Koçiu pėr liri me kusht, vendosi dje ta pranonte atė duke e liruar nė kohėn qė i kishin mbetur edhe mė pak se 25 muaj burg. Gjyqtari i çėshtjes vlerėsoi dje faktet duke pohuar se Koçiu ka vuajtur tashmė tre tė katėrtat e dėnimit, ka lidhur njė kontratė punėsimi me njė firmė private, ėshtė sjellė shumė mirė nė qeli, nuk ka pasur kurrė masa disiplinore, ka dalė disa herė nga burgu me leje dhe nė mėnyrė korrekte ėshtė kthyer brenda afatit, nuk ka qenė kurrė i dėnuar mė parė dhe sė fundmi nėna e tij e moshuar ndodhet nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Seancėn e mėparshme tė gjyqit Koçiu dorėzoi nė gjykatė dokumentacionin e themelimit tė zyrės sė bashkėshortes, nė tė cilėn ai ka lidhur njė kontratė pune, shkak ky qė u vlerėsua nga gjyqtari Micko dhe qė u pa si njė nga arsyet pėr tė krijuar bindje pėr rehabilitimin e 48-vjeçarit. Nisur nga kėto, gjykatėsi i çėshtjes vendosi mėngjesin e djeshėm t’i rijepte lirinė kolonelit tė policisė.
Lirimi
Nė orėn 15:35 minuta dera e burgut tė Vaqarit hapet dhe Koçiu shfaqet nė oborrin pėrpara hyrjes kryesore tė burgut. I veshur me bluzė gri me mėngė tė shkurtra, xhinse dhe flokėt e qethur shkurt Koçiu takon familjarėt e shumtė qė kishin ardhur ta prisnin, pas vendimit tė gjykatės. I pyetur nga gazetarėt se mė çfarė do tė merrej tani qė ėshtė i lirė, Koçiu, i cili njihet si njė nga juristėt mė tė mirė penalistė shqiptarė pohon se ka katėr çėshtje nė Gjykatėn e Strasburgut, tė cilat do t’i ndjekė si avokat. Janė ish-bashkėvuajtėsit e tij ata tė cilėt i kanė besuar Koçiut pėrpilimin e dokumenteve dhe mbrojtjen pėrpara Gjykatės Evropiane. “Do punoj nė profesionin tim”, pohon menjėherė, ish-koloneli i burgosur, i cili tashmė pritet tė marrė nė dorė çėshtjet e shumta tė ish-bashkėvuajtėsve, pėr t’i mbrojtur nė themel ato apo kėrkesat e shumta qė mund tė kenė tė dėnuarit nėpėr gjykata. I pyetur, se çfarė kishin ndryshuar 100 muajt e burgut te ish-kryehetuesi shqiptar, Koçiu pėrgjigjet shkurt: “Shiheni vetė”. Mė tej i pyetur nėse e priste apo jo vendimin e lirimit, 48-vjeçari Sokol Koçiu pėrgjigjet: “Nuk e prisja me thėnė tė drejtėn. Kjo pėr mėnyrėn sesi shkuan ngjarjet”. Kjo sipas Koçiut shpjegohej me faktin e dėnimit, tė cilin ai e ka quajtur gjithmonė tė padrejtė si dhe rrėzimin e shumė kėrkesave qė ai ka paraqitur nėpėr gjykata tė ndryshme.
Ish-kryehetuesi
Pėr plot 8 vjet e katėr muaj Sokol Koçiut iu desh tė kalonte thuajse nėpėr qelitė e tė gjithė burgjeve shqiptare. Pak ditė pas arrestimit tė tij nė fillim tė vitit 2001, Koçiu u transportua nėn masa tė rrepta sigurie nė qelitė e komisariatit tė Librazhdit. Kjo pėr arsye tė moskontaktimit tė tij me tė pandehurit e tjerė tė sė njėjtit proces, tė cilėt me urdhėr tė prokurorisė u shpėrndanė nėpėr komisariate tė ndryshme tė vendit. Njė vit mė vonė, kur hetimet tashmė kishin pėrfunduar dhe nė Gjykatėn e Tiranės nisi procesi gjyqėsor Koçiu u transferua nė qelitė e paraburgimit 313 nė kryeqytet. Pėrfundimi i procesit nė Shkallėn e Dytė tė Gjyqėsorit, ose e thėnė ndryshe marrja e formės sė prerė tė vendimit, do ishte arsyeja e transferimit tė Koçiut nė burgun 302 nė Tiranė. Por pak muaj mė vonė ai do tė transferohej nė Burgun e Peqinit ku vuajti njė pjesė tė konsiderueshme tė dėnimit, derisa u transferua nė Vaqar ku vuajti pjesėn e fundit tė dėnimit. Gjatė kohės qė ndodhej nė qelitė e burgut tė Peqinit Koçiu paraqiti nė gjykatė kėrkesėn pėr ulje tė sigurisė sė vuajtjes sė dėnimit, nga siguria e lartė, ku ishte mbyllur sipas vendimit tė Gjykatės sė Tiranės, nė atė tė zakonshme. Kjo pėr shkak tė sjelljes sė mirė nė qeli, si dhe faktit qė ai kishte vuajtur pjesėn mė tė madhe tė dėnimit. Kėrkesėn pėr lirimin me kusht Koçiu e ka paraqitur nė Gjykatėn e Tiranės nė fillim tė shkurtit tė kėtij viti. Pas hedhjes sė shortit elektronik iu dorėzua gjykatėsit Micko, i cili vendosi dje ta pranonte atė. 


Dosja “Kokaina”
Nga tė dėnuarit e procesit “Kokaina” tashmė nė qeli ndodhen vetėm dy prej tyre, Frederik Durda dhe Arben Pėrballa, tė cilėt u cilėsuan nga Gjykata si organizatorė tė tentativės pėr tė trafikuar 6 tonė kokainė nga Kolumbia. Veç, Koçiut qė u lirua dje, Din Gjonaj fitoi lirinė njė vit mė parė, kurse Vehbi Hysi vdiq nė burg si pasojė e njė kompleksi sėmundjesh. I pari prej tė akuzuarve tė kėsaj çėshtjeje u lirua Alfred Nanaj, por tashmė ai ndodhet sėrish nė qeli pėr shpėrndarje narkotikėsh.


Koçiu u dėnua 12.5 vjet si anėtar i çėshtjes “Kokaina”

TIRANE – Sokol Koçiu u dėnua me 15 vjet burg nga Gjykata e Tiranės nė prill tė vitit 2003 pasi u gjet fajtor pėr “krijim tė bandės sė armatosur dhe organizatės kriminale”; “organizim dhe drejtim tė organizatave kriminale” dhe “falsifikim tė letėrnjoftimeve apo vizave, kryer nė bashkėpunim”, ndėrsa u shpall i pafajshėm pėr akuzėn e “kryerjes sė krimeve nga bandat e armatosur dhe organizata kriminale”. Kėtė vendim e la nė fuqi Apeli i Tiranės nė dhjetor 2003, ndėrsa Gjykata e Lartė e kaloi kėtė çėshtje pa e shqyrtuar. Rreth njė vit mė vonė, Gjykata Kushtetuese vendosi ta rikthente çėshtjen pėr rigjykim nė Gjykatėn e Lartė, ku njė kolegj penal pesanėtarėsh vendosi tė ulte dėnimin pėr Koçiun nė 12.5 vjet burg. Ndėrkohė amnistia parlamentare e vitit 2007 i fali Koçiut akuzėn e falsifikimit tė dokumenteve, duke bėrė qė t’i uleshin disa muaj nga dėnimi. Ndėrkohė, gjatė kėsaj kohe ish-kreu i hetuesisė shqiptare ishte transferuar nė burgun e Vaqarit, prej nga u lirua dje. Gjatė gjithė procesit, Koçiu nuk pranoi tė mbrohej me avokat, duke u vetėmbrojtur. Tė vetmet momente kur Koçiu ėshtė mbrojtur nga avokati ka qenė faza e hetimeve, ndėrsa menjėherė pas fillimit tė procesit ai e largoi mbrojtėsin e tij, duke vazhduar tė pėrballej vetė me drejtėsinė deri nė momentin e lirimit.            fa.ma.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos