Mėsuesit, shpallen rezultatet e testimit pėr rritjen nė pagė

Rregullorja e re: Drejtori i shkollės do tė tregojė rezultatet. Pritet udhėzimi i MASH-it, pėr marrjen e shtesės sipas kualifikimit

Jonida Tashi

Shpallen rezultatet e testimit tė kualifikimit pėr rritjen nė pagė tė mėsuesve. Lajmi bėhet i ditur pėr gazetėn, nga shefja e Sektorit tė Trajnim-Kualifikimit, pranė Drejtorisė Arsimore Tiranė (DART), Teuta Ēobaj. Sipas shefes sė Kualifikimit, afro 100 pėr qind e mėsuesve kryeqytetas kanė arritur ta kalojnė me sukses provėn e testimit, duke pėrfituar kėshtu rritjen e pagės, sipas tri shkallėve tė kualifikimit. “Mėsuesit e Drejtorisė Arsimore Tiranė kanė arritur rezultate shumė tė mira kėtė vit, nė provimin e kualifikimit nė shkallė vendi. Madje, rezultatet e sivjetshme janė mė tė larta edhe se ato tė vitit tė kaluar. Vetėm 2-3 mėsues nė Tiranė, nuk kanė mundur tė kualifikohen”, - shprehet Ēobaj. Sakaq, kjo e fundit bėn tė ditur edhe procedurėn qė do tė ndiqet pėr tu komunikuar mėsuesve pikėt qė kanė marrė nė provim, e pėr rrjedhojė nė cilėn shkallė kualifikimi janė futur, si dhe shtesėn mbi pagė qė do tė marrin.
Rezultatet
Pas mbėrritjes sė rezultateve pranė Drejtorisė Arsimorė tė Tiranės nga Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit (IKT), drejtuesit e kėsaj drejtorie, do tė udhėzojnė tė gjithė drejtorėt e shkollave, qė t’i njohin mėsuesit me rezultatet qė ata kanė arritur nė testim. “Kjo ėshtė njė procedurė personale. Mėsuesit do tė njihen personalisht nga drejtori i shkollės ku japin mėsim, pėr pikėt qė kanė marrė nė provim si dhe nė cilėn shkallė kualifikimi janė pėrfshirė”, - shpjegon Teuta Ēobaj. Sipas saj, e njėjta procedurė do tė ndiqet edhe pėr rritjen nė pagė qė do tė pėrfitojnė mėsuesit. Pėr kėtė, Ēobaj shprehet se pritet urdhri i Ministrisė sė Arsimit dhe gjithēka do tė jetė gati. Urdhri i MASH-it, pėr rritjen e rrogės sė mėsuesve sipas tri shkallėve tė kualifikimit pritet tė mbėrrijė sė shpejti nė tė gjitha drejtoritė arsimore tė vendit, nė mėnyrė qė tė realizohet premtimi i bėrė nga kryeministri i vendit, se brenda muajit maj pagat e mėsuesve do tė pėsojnė dy rritje, njė nga qeveria dhe njė nga aftėsitė e tyre.
Rritja
Nė bazė tė vjetėrsisė nė punė janė pėrcaktuar vitet e punės qė nevojiten pėr tė fituar njė nga tri shkallėt e kualifikimit si dhe shtesa qė do tė pėrfitohet mbi pagė. Kėshtu, nga 5 deri nė 9 vjet duhen pėr tė marrė shkallėn e tretė tė kualifikimit. Nga 10 deri nė 19 vjet pėr shkallėn e dytė tė kualifikimit, tė paktėn 5 vjet pas marrjes sė shkallės sė tretė. Nga 20 e mė shumė vjet pėr shkallėn e parė tė kualifikimit, tė paktėn 10 vjet pas marrjes sė shkallės sė dytė. Nė bazė tė kėtij kategorizimi, mėsuesi pėrfiton shtesė nė pagė, qė pėr kategorinė e tretė ėshtė plus 5 pėr qind, pėr tė dytėn plus 10 pėr qind dhe pėr tė parėn plus 20 pėr qind. Nė total, nė Drejtorinė Arsimore tė Tiranės i janė nėnshtruar provimit tė kualifikimit rreth 270 arsimtarė. Pas pėrfundimit tė procesit tė vlerėsimit tė provimeve pėrgjegjėsi i sektorit tė burimeve njerėzore nė drejtorinė arsimore pėrkatėse do tė njoftojė kandidatėt pėr tė paraqitur formularėt e aplikimit pėr marrjen e shkallės sė kualifikimit.



Kualifikimi dhe rritja nė pagė
Nė datėn 29 mars 2009 provim pėr tu kualifikuar mėsuesit:
Me diplomė mėsuesie, me emėrim definitiv ose nė pritmėri
Pa diplomė mėsuesie, me arsim tė lartė, tė cilėt japin lėndėt profesionale nė shkollat e mesme profesionale ose tė pėrgjithshme dhe kanė kontratė individuale pune
Pa diplomė mėsuesie, me arsim tė lartė, tė cilėt japin lėndėt profesionale nė shkollat profesionale me status kombėtar
Pa diplomė mėsuesie, me arsim tė lartė, tė cilėt japin lėndėt e edukimit muzikor ose tė edukimit figurativ dhe kanė kontratė individuale pune
Provimet ishin vetėm me shkrim
Nė provimin e kualifikimit mėsuesit do tė vlerėsohen pėr:
zotėrimin e programeve lėndore
zotėrimin e anės shkencore tė lėndės shkollore
zotėrimin e anės metodike tė lėndės
Provimeve tė kualifikimit i’u nėnshtruan vetėm punonjėsit tė cilėt, deri mė datėn 31 dhjetor 2008, plotėsuan vjetėrsinė e mėposhtme tė punės nė arsim:
nga 5 deri nė 9 vjet, pėr shkallėn e tretė tė kualifikimit
nga 10 deri nė 19 vjet, pėr shkallėn e dytė tė kualifikimit
20 e mė shumė vjet, pėr shkallėn e parė tė kualifikimit
Nė bazė tė kėtij kategorizimi, mėsuesi pėrfiton shtesė nė pagė, qė:
pėr kategorinė e tretė ėshtė plus 5 pėr qind
pėr tė dytėn plus 10 pėr qind
pėr tė parėn plus 20 pėr qind


19 Maj 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos