Matura Shtetėrore, si do tė kryhet vlerėsimi i testeve

Si ndahen pikėt nga zero nė tre pėr ēdo pyetje

Pėrgjigjet, brenda 15 ditėve nga provimi

* * * *



Ministria e Arsimit dhe e Shkencave ka bėrė tė ditur procedurat e vlerėsimit tė testeve tė Maturės Shtetėrore, siē pėrcaktohen nė rregulloren e kėtij institucioni. Pėr ēdo pyetje tė pėrgjigjur gabim ose tė lėnė pa pėrgjigje, maturanti do tė vlerėsohet me zero pikė dhe nuk do tė ketė penalizim pikėsh. Ndėrkohė qė pėr ēdo pyetje tė pėrgjigjur saktė, ai do tė vlerėsohet me njė deri nė tri pikė nė bazė tė mendimit qė do tė kenė vlerėsuesit.

Pėrgjigjet e Maturės Shtetėrore do tė jenė tė ndara nė katėr kategori, sipas rregullores. Nė kėtė mėnyrė, pėrgjigjet qė do tė konsiderohen tė plota do tė vlerėsohen me tri pikė, ato qė do tė konsiderohen tė sakta me dy pikė, ndėrsa pėrgjigjet e pjesshme do tė marrin njė pikė. “Nxėnėsi vlerėsohet me 0 (zero) pikė, kur jep pėrgjigje tė gabuar ose nuk jep asnjė pėrgjigje”, - pėrcaktohet nė rregullore.

Pėr testet e Maturės Shtetėrore, vlerėsuesit do tė kenė kompetenca tė kufizuara dhe pėrgjegjėsi tė plotė mbi vlerėsimin e tyre, sipas rregullores sė maturės. Nė kėtė mėnyrė, autoritetet pėrgjegjėse tė vlerėsimit tė provimeve tė maturės, AVA do tė pėrzgjedhė dy vlerėsues pėr ēdo tezė. Pas pėrfundimit tė vlerėsimit tė testit, vlerėsuesit do tė nėnshkruajnė provimin, duke marrė pėrgjegjėsinė e plotė tė vlerėsimit. Rregullorja parashikon qė nė rast se ka mospėrputhje mes pikėve tė dy vlerėsuesve, atėherė kryevlerėsuesi pėrcakton njė vlerėsues tė tretė, pikėt e akorduara prej tė cilit janė pėrfundimtare.

Vlen tė theksohet se pranė AVA-s do tė ngrihet edhe njė komision i posaēėm pėr tė vlerėsuar testet qė dyshohet se janė tė kopjuara, komision qė do tė quhet KOPOTED. Ky komision do tė marrė nė shqyrtim tė gjitha testet e dyshuara si me pėrmbajtje tė njėjtė dhe nė rast se vėrteton kopjimin, atėherė skualifikon kandidatėt. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, KOPOTED-i do tė marrė nė shqyrtim tė gjitha testet dhe do tė bazohet nė shqyrtimin e vet mbi numrin e sekretimit qė ka ēdo tezė, nė mėnyrė qė tė dallojė maturantėt qė kanė qėndruar afėr njėri-tjetrit gjatė provimit.

Pėrfundimi i korrigjimit tė testit duhet tė kryhet brenda 15 ditėve nga pėrfundimi i provimit tė maturės. Testi i korrigjuar do t`u jepet kandidatėve pas kėrkesės sė tyre vetėm kundrejt njė pagese prej 400 lekėsh tė reja. Nė rast se maturantėt vėrejnė korrigjim tė gabuar tė testit nga ana e vlerėsuesve, atėherė ata kanė tė drejtė tė apelojnė korrigjimin, pranė AVA-s, brenda 7 ditėve nga shpallja e rezultateve.

Rregullat pėr qėndrimin nė mjediset e AVA-s gjatė hartimit tė tezave tė provimeve, si edhe gjatė korrigjimit tė testeve janė tė rrepta. Nė mjediset e agjencisė nuk do tė lejohet tė qėndrojė vetėm njė person e, pėr mė tepėr, nuk do tė lejohet mbajtja e mjeteve pėr komunikim. Ndėrkohė qė nė rast se njė prej materialeve tė konsideruara “tė rezervuara” bėhet i ditur nė publik, tė gjithė personat pėrgjegjės do tė ndiqen penalisht.



Rregullorja e vlerėsimit tė testeve



Procedura e vlerėsimit tė testeve



Neni 57

57.1 Vlerėsimi i pėrgjigjeve tė nxėnėsve/kandidatėve nė provimet e detyruara dhe me zgjedhje bėhet me pikė tė cilat ekuivalentohen nė notė.

57.2 Vlerėsimi i ēdo pėrgjigjeje tė dhėnė nga nxėnėsi/kandidati pėr kėrkesėn pėrkatėse, mbėshtetet nė skemėn e vlerėsimit tė pėrgatitur nga hartuesit e testeve.

57.3 Skema e vlerėsimit ėshtė njė standard vlerėsues i njėjtė pėr ēdo nxėnės/kandidat. Ēdo pėrgjigje e plotė, e saktė ose e pjesshme e dhėnė nga nxėnėsi/kandidati pėr ēdo kėrkesė, vlerėsohet me pikė, sipas skemės sė vlerėsimit.

57.4 Nxėnėsi/kandidati vlerėsohet me 0 (zero) pikė, kur jep pėrgjigje tė gabuar, kur nuk jep asnjė pėrgjigje ose kur nė pyetjet me alternativa shėnjon nė mė tepėr se njė alternativė.

57.5 Pas pėrfundimit tė ēdo provimi tė Maturės, AVA shpall skemėn e vlerėsimit tė testit.

57.6 Vlerėsues tė jashtėm vlerėsojnė testet e provimit tė Maturės.

57.7 Vlerėsues i jashtėm pėr provimet e Maturės ėshtė ēdo mėsues i shkollės sė mesme, pedagog ose specialist me pėrvojė nė mėsimdhėnie nė lėndėn qė zhvillohet provimi.

57.8 Drejtori i AVA-s emėron vlerėsuesit e jashtėm dhe pėrgjegjėsit e tyre.

57.9 Zgjedhja e vlerėsuesve tė testeve kryhet ēdo vit. Numri i tyre ėshtė nė varėsi tė numrit tė testeve qė vlerėsojnė dhe kohės sė shpalljes sė rezultateve tė vlerėsimit.

57.10 Ēdo vlerėsues firmos nė ēdo test qė vlerėson.

57.11 Para fillimit tė procesit tė vlerėsimit tė testeve, grupi i hartimit te testeve te AVA trajnon vlerėsuesit e testeve.

57.12 Vlerėsimi i testeve realizohet nė mjediset qė pėrzgjidhen nga AVA dhe miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės, nė kushte tė pėrshtatshme dhe tė sigurta.

57.13 Ēdo test vlerėsohet nga dy vlerėsues.

57.14 Kur midis dy vlerėsuesve ka ndryshime pikėsh pėr tė njėjtat kėrkesa, pėrgjegjėsi i vlerėsuesve tė lėndės cakton njė vlerėsues tė tretė, vendimi i tė cilit ėshtė pėrfundimtar.

57.15 MASH-i ngre grupe monitoruesish tė vlerėsimit tė testeve sipas lėndėve, tė cilėt nė mėnyrė tė rastėsishme monitorojnė testet e vlerėsuara. Kėta grupe gjithashtu shqyrtojnė rast pėr rast tė gjithė testet qė raportohen si tė dyshimta pėr kopjim nga vlerėsuesit e testeve.

57.16 MASH ngre komisione tė posaēme (KOPOTED), qė shqyrtojnė rast pėr rast tė gjithė testet qė raportohen si tė dyshimta pėr kopjim nga vlerėsuesit e testeve.

57.17 Pėr tė gjitha parregullsitė qė konstaton, secili KOPOTED informon MASH-in,i cili merr vendimin pėrkatės.

57.18 Procesi i vlerėsimit tė testeve mbikėqyret nga pėrfaqėsues tė Komitetit tė Maturės Shtetėrore.

57.19 Shpallja e rezultateve bėhet jo mė vonė se 15 (pesėmbėdhjetė) ditė, pas ēdo provimi tė Maturės.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos