Katarakti i syrit, sėmundja mė e pėrhapur te tė moshuarit

Moshat e treta e pėrdorin shpesh kėtė frazė, sidomos kur kanė probleme me shikimin. Thonė qė kur pleqėria tė vjen duhet t‘i hapėsh derėn, por kur problemet shėndetėsore tė mundojnė ditė pas dite jetesa me shumė vite mbi shpatulla tė vėshtirėsohet edhe mė shumė. Operacioni mė i shpeshtė qė kryejnė moshat e treta ėshtė heqja e kataraktit dhe vendosja e lentes pėr tė rikthyer shikimin. Nė gjuhėn e pėrditshme ajo quhet perdja e syrit, pasi njė vel i zi bllokon shikimin duke e dėmtuar atė shumė e mė shumė ditė pas dite. Nė njė intervistė, kirurgu okulist, Amarildo Belshi, tregon se cila duhet tė jetė koha qė duhet tė ēojmė pėr tė operuar nga sytė, prindėrit, gjyshet apo tė afėrmit, kur duhet tė bėjmė vizitėn e parė tė mjeku okulist, si dhe nėse kompjuteri dhe rrezet e tij janė tė dėmshėm pėr tė rinjtė dhe personat qė i qėndrojnė pėr shumė kohė pėrballė.

Katarakti i syrit, pėrse formohet, kur duhet tė trajtohet dhe a kanė qendrat shėndetėsore nė Shqipėri kapacitete mjekėsore pėr tė realizuar ndėrhyrjen e heqjes sė perdes?

Katarakti i syrit ėshtė njė nga problematikat mė tė shpeshta tė moshave tė treta. Krijimi i perdes sė syrit vihet re mė shumė nė moshat mbi 60 vjeē, por nuk pėrjashtohen rastet, kur shfaqet edhe te moshat mė tė reja. Zakonisht, personi qė ka perde fillon tė humbasė shikimin pak nga pak. Shenja e parė ėshtė pamja e dyfishtė me njėrin sy, humbje tė aftėsisė pėr tė parė, vėshtirėsi dallimi. Shumė prej pacientėve mendojnė qė perdja duhet tė piqet para se tė kryhet operacioni. Ndėrkohė qė theksoj qė nė ēastin kur personat kanė probleme me shikimin duhet tė paraqiten te okulisti. Ėshtė ai qė vlerėson mė pas situatėn duke bėrė dhe sugjerimet pėr kohėn se kur do tė kryhet ndėrhyrja kirurgjikale.

Personat qė vuajnė nga diabeti, kanė probleme me syrin, prandaj ėshtė vetėm mjeku ai qė mund tė evidentojė problemin dhe ta trajtojė atė. Nė rast kur pacientėt paraqiten nė stade tė avancuara, operacioni mund tė mos jetė i suksesshėm dhe rrezikohet humbja e shikimit. Statistikat e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė pėr kataraktin e syrit janė 5-6 mijė pacientė nė ēdo 1 milion banorė dhe ne mund tė luhatemi te kėto shifra. Problemet me sytė janė kryesisht probleme tė moshės sė tretė, dobėsimi i syve, e cila nuk parandalohet ose mjekohet, vetėm mund t‘i nėnshtrohet kirurgjisė. Dua tė theksoj se spitalet nė Shqipėri, nė mėnyrė tė veēantė shėrbimi i okulistikės nė spitalin "Nėnė Tereza" zotėrojnė kapacitete shumė tė mira nė radhėt e mjekėve. Kirurgėt shqiptarė janė tė specializuar pėr tė kryer kėtė ndėrhyrje, ndėrkohė qė janė nė nivele konkurruese edhe me mjekėt e huaj. Pjesa mė e madhe dhe dėrrmuese e ndėrhyrjeve tė kryera nga mjekėt shqiptarė, pėr heqjen e katarakteve realizohen me sukses nė klinikėn tonė.

A ėshtė kompjuteri njė armik i madh i syrit. Ēfarė kėshillash mund tė japim pėr moshat e reja qė qėndrojnė pėr shumė kohė para kompjuterit ose pėr ata tė cilėt punojnė nė mėnyrė tė pashmangshme me kėtė "koleg"?

Shpesh flitet qė kompjuteri ėshtė njė armik i madh, i cili na dėmton shikimin dhe ėshtė shkaktar i dobėsimit tė syve tanė. Nė fakt, dua tė theksoj qė kompjuteri nuk ėshtė dėmtues i syve. Rrezatimi i tij nuk ėshtė aq i madh dhe shkatėrrues pėr sytė tanė. Por zakonisht kur ndodhemi para tij pėrqendrimi ėshtė tepėr i madh. Mesatarisht i pulisim sytė, 1 herė nė ēdo 8 sekonda. Pulitja e syve kur ndodhemi para kompjuterit ėshtė mė e rrallė. Kjo ndikon nė tharjen e syve, pasi ky proces ngjason me fshirėsen e xhamave tė njė makine. Dhe nė kohėn kur pėrqendrimi ėshtė i madh, "harrojmė" tė kryejmė kėtė proces nė kohėn normale.

Nė rastin e kompjuterit, mjafton tė kryejmė pushime, tė ēohemi dhe tė bėjmė pushim, tė ēlodhemi para se tė rifillojmė pėrsėri nga puna.

Konsiderohen gjenetike problemet me shikimin dhe kur duhet tė shkojmė pėr herė tė parė pėr tė bėrė vizitė te mjeku okulist?

Si shumica e problemeve shėndetėsore edhe shikimi ka lidhje me gjenet dhe pjesė nė problemet me shikimin ėshtė edhe faktori gjenetik. Pavarėsisht kėsaj pėr problemet me shikimin nuk mund tė thuhet me siguri, shkaktari apo dėmtuesi kryesor nė kėtė proces. Nuk ka njė moshė apo njė periudhė tė pėrcaktuar se kur duhet tė kryhet vizita e parė tek okulisti. Ajo qė mund tė them ėshtė qė secili duhet tė paraqitet te mjeku, kur ka probleme me shikimin, kur shikon lodhje, dobėsim tė pamjes, dhembje tė syve, humbje tė pėrqendrimit. Kjo mund t‘i ndodhė dhe njė fėmije dhe njė tė rrituri. Duhet tė jenė prindėrit ata qė tė kontrollojnė fėmijėt qė sapo ata lindin nėse kanė anomali apo probleme me shikimin, e mė pas secili duhet tė paraqitet te mjeku tė paktėn brenda javės, sa herė shikon se sytė e tij mund tė kenė njė problem.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos