Psikologu dhe punonjėsi social, edhe pėr pacientėt te "Nėnė Tereza"

Psikologu dhe punonjėsi social tani janė pjesė e strukturės sė punonjėsve nė spitale. Fillimisht, nismėn pėr tė shtuar kėta specialistė e ka marrė qendra spitalore universitare "Nėnė Tereza", ndėrsa sipas mundėsive do tė shihet pėr t‘i pėrfshirė nė punė edhe nė spitale tė tjera. Pėr shėrbimet kryesore tė kėtij spitali, nė mėnyrė tė veēantė pėr psikiatrinė, pediatrinė onkologjikun, hepatologjinė, njė punonjės i tillė ėshtė mė shumė se i nevojshėm. Kėrkesa pėr pėrfshirjen e tij nė shėrbimet spitalore ėshtė bėrė nga drejtoria e spitalit dy vjet mė parė. Psikologu i parė u punėsua pranė shėrbimit tė psikiatrisė. Shefi i kėtij shėrbimi kėrkoi njė specialist tė tillė, pasi nė kėtė shėrbim drejtohen edhe ata pacientė qė vuajnė nga shkalla e lehtė e depresionit apo sėmundje tė tjera tė gradės tė parė. Tė gjitha kėto mund tė trajtohen dhe kurohen nėpėrmjet terapisė me psikologun apo punonjėsin social. Psikologu nė spital Pėr tė gjithė ata qytetarė qė u duket luks prania e njė specialisti tė fushave sociale nė spital, mes tė gjitha mungesave, psikologu ėshtė mė shumė se i nevojshėm nė mjekėsi. "Punonjėsi social nė spital ka njė rol tė rėndėsishėm, puna qė mund tė zhvillojė njė specialist i tillė ėshtė e gjerė, e megjithatė, ndėr mė tė rėndėsishmet po pėrmendim rolin e tij pėr tė bėrė komunikime mes pacientėve dhe prindėrve", thotė punonjėsja sociale, Belinda Guga. Sipas saj, njė punonjės arrin tė gjejė mėnyrėn mė tė mirė pėr t‘i komunikuar prindėrve njė lajm jo tė mirė. Mjeku zakonisht ėshtė i drejtpėrdrejtė, ndėrsa psikologu ėshtė i specializuar pėr tė gjetur njė mėnyrė mė tė pėrshtatshme. Veē kėsaj, njė tjetėr punė qė mund tė lehtėsojė pacientin janė edhe terapitė qė bėn ky specialist. Mjekimi dhe terapia "Njė punonjės social mund tė bėjė terapi individuale, por edhe terapi nė grup. Mund tė formojė njė grup me pacientė, apo tė afėrm qė kanė tė njėjtat probleme. Mund tė krijojė kėshtu njė lehtėsim pėr ata, duke sjellė njė komunikim me problemet e gjithsecilit", sqaron mė tej Guga. Sipas saj, mjekėt janė mėsuar tė flasin me terma mjekėsorė, tė cilat shpeshherė nuk mund tė kuptohen nga njė pjesė e mirė e popullatės. Tė gjitha kėto shpjegime mund tė jepen mė thjeshtė nga psikologu. Njė specialist i shkencave sociale mund tė bėjė njė raport psiko-social. Veē problemeve tė shėndetit, mund tė ndihmojė me analizė, duke marrė nė shqyrtim problemet ekonomike, me higjienėn, me mirėmbajtjen, nė rastin e fėmijėve, kėto probleme ndikojnė nė rritje. "Njė pacient, veē sėmundjes, mund tė ketė edhe probleme mendore. Duke qenė pjesė e stafit edhe njė psikologe, kėto sėmundje nuk luftohen vetėm me mjekim, por edhe me terapi, duke sjellė kėshtu njė trajtim mė jetėgjatė dhe mė cilėsor", thekson punonjėsja sociale. "Pėr herė tė parė ėshtė vendosur nė spital shėrbimi Psiko-Social dhe ėshtė futur prania e psikologut nė ēdo shėrbim", sqaron zyrtarisht QSUT-ja. Sipas zėrit zyrtar, njė arritje tjetėr e kėtij spitali ėshtė edhe numri i telefonit pėr tė denoncuar rastet e korrupsionit. "Ėshtė vėnė nė dispozicion tė pacientėve njė numėr telefoni 349 233, pėr tė denoncuar rastet e korrupsionit apo tė moskorrektesės nga ana e personalit mjekėsor, ndaj pacientėve". Po ashtu te "Nėnė Tereza" janė vendosur kuti pėr denoncimin nga pacientėt tė rasteve korruptive nga ana e mjekėve. Ēdo ditė, apo pak mė rrallė, edhe stafi mjekėsor ka nevojė pėr "ndihmė" Terapi, edhe pėr mjekėt Terapia dhe kėshillat e njė personi qė tė dėgjon nė raste nervozizmi nė rastet kur ndihemi tė paqartė apo problematikė me veten dhe tė tjerėt na nevojitet tė gjithėve. Por veē pacientėve nė spital, njė lloj trajtimi e kanė tė nevojshėm edhe mjekėt, infermierėt apo e gjithė "trupa" mjekėsore. Sipas punonjėsve socialė, pėr stafin ėshtė e nevojshme qė tė bėhen mbledhje nė grup. Punonjėsit e Shėndetėsisė kanė probleme personale, ngarkesė tė madhe emocionale nė punė. Ata mund tė bėjnė terapi nė mėngjes nė njė hapėsirė pushimi. Mund tė kryejnė kėshillim individual ose nė grup.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos