Universitetet, pikėt e fituesve tė fundit, pėr 200 degėt e fakulteteve

Guida e Maturės 2009 mbėrrin nė drejtoritė arsimore. Pritet tė shpėrndahet sė shpejti edhe nė shkolla

Jonida Tashi

Botohet Guida e Maturės Shtetėrore dhe e sistemit Meritė-Preferencė (MeP) 2009. Tashmė kjo guidė ėshtė shpėrndarė nė drejtoritė arsimore tė vendit dhe pritet qė shumė shpjet ajo tė mbėrrijė edhe nė duart e maturantėve. Guida ėshtė njė pėrmbledhje e tė gjithė informacionit pėr Maturėn Shtetėrore dhe pranimet nė universitete qė do tė kryhen kėtė vit. Nė Guidė janė pėrfshirė udhėzimet e MASH-it, pėr datat e provimeve nė tė gjitha shkollat e mesme, rregullorja e Maturės Shtetėrore 2009, sqarime pėr provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje, sqarime pėr mėnyrėn e regjistrimit si kandidat nė shkollat e larta, etj. Nė kėtė nė Guidė janė pėrfshirė edhe materiale dhe programi i punės pėr Kėshillimin pėr Karrierėn (pikėt minimale), qė do t’u vinė nė ndihmė nxėnėsve maturantė (kandidatėve pėr shkollė tė lartė), pėr tė marrė informacione, tė cilat shėrbejnė pėr tė bėrė njė zgjedhje mė tė mirė tė programeve tė studimit, sipas preferencave personale tė nxėnėsve.
Tabela
Tabela e pikėve, me tė cilat ka fituar nė njė program tė caktuar studimi, fituesi i fundit ėshtė informacioni mė i rėndėsishėm pėr maturantėt nė guidė. Nė tabelėn e pikėve, tė pėrpiluar nga Agjencia e Pranimeve nė Universitete (APRIAL), janė pikėt qė fituesit e fundit kanė marrė njė vit mė parė, pėr 200 degėt e fakulteteve. Pas pėrpunimit tė tė gjithė tė dhėnave tė grumbulluara pėr kandidatėt maturantė pėr studimet e larta, APRIAL realizoi njė vit mė parė, pėrcaktimin e fituesve tė fazės sė parė. Nga lista e fituesve tė kėsaj faze, ėshtė nxjerrė tabela e pikėve me tė cilat ka fituar nė njė program tė caktuar studimi, fituesi i fundit. Nė kolonėn Rend, ku ėshtė vendosur i rendituri i fundit, bie nė sy se nė disa programe studimi, nuk ka patur kėrkesa pėr tė plotėsuar kuotat. Pėr shembull, nė programet e studimit Vreshtari Enologji tė Universitetit Bujqėsor, Inxhinieri Fizike tė Universitetit Politeknik, Matematikė–Fizikė tė Universitetit tė Korēės etj. Nė kolonėn Renditja Bazė, tregohet se i sati ėshtė renditur fituesi i fundit, nė renditjen fillestare pėr atė program studimi, pėr shembull nė programin e studimit 026–Administrim Biznes tė Universitetit tė Tiranės, fituesi i fundit (i 460–ti) ėshtė renditur i 1928, ndėr tė gjithė ata qė kanė shėnuar nė njė nga preferencat e tyre kėtė program studimi.
Pikėt
Pikėt qė fituesit e fundit kanė grumbulluar njė vit mė parė, janė tė rėndėsishme pėr maturantėt e sivjetshėm, nė mėnyrė qė ata tė orientohen se me sa pikė arrihet tė fitohet dega e tyre e preferuar. Pas pėrfundimit tė katėr provimeve tė Maturės, secili maturant mund tė llogarisė pėrafėrsisht se sa pikė mund tė fitojė, duke njohur vlerėsimet e veta. Sipas rregullores sė shpallur nga Ministria e Arsimit, secili kandidat ka tė drejtė tė zgjedhė nė Formularin A2 deri nė 10 programe studimi, tė renditur nė preferenca nga 1 deri nė 10, ku ai dėshiron tė studiojė. Kandidati shpallet fitues nė preferencėn mė tė lartė tė zgjedhur prej tij kur plotėson kriterin e pikėve. Kjo do tė thotė qė kandidati jo vetėm duhet tė llogarisė paraprakisht pikėt qė mund tė fitojė (afėrsisht), por dhe tė synojė pėr konkurrim nė ato programe studimi ku mund tė fitojė.
Llogaritja
Specialistėt e Ministrisė sė Arsimit kanė pėrcaktuar edhe formulėn e llogaritjes sė pikėve pėr tė fituar tė drejtėn e studimit. Specialistėt shpjegojnė tetė tė dhėnat e maturantėve qė bėjnė pjesė nė formulėn e llogaritjes sė pikėve. Formula llogaritėse e pikėve, ėshtė: [(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2], ku: NM - nota mesatare e shkollės sė mesme, D1 - nota e marrė nė provimin e parė tė detyruar, D2 - nota e marrė nė provimin e dytė tė detyruar, Ksh – ėshtė koeficienti i shkollės, K1 – koeficienti pėr provimin e parė me zgjedhje dhe K2 – koeficienti pėr provimin e dytė me zgjedhje. Pėr tė qenė sa mė tė saktė nė zgjedhjen e preferencave nė Formularin A2, qė ėshtė vendimtar pėr tė ndjekur studimet e larta, specialistėt e arsimit kėshillojnė qė maturantėt tė presin rezultatet e dy provimeve me detyrim dhe notėn mesatare, mė pas tė bėjnė plotėsimin e formularit. Ndėrkohė, e njėjta procedurė pėr llogaritjen e pikėve do tė ndiqet edhe pėr studentėt e shkėlqyer (ekselentėt), por do tė ofrohen lehtėsira tė tjera pasi tė jenė shpallur fitues. Specialistėt e arsimit, bazuar nė tė dhėnat e maturave tė mėparshme, pohojnė se nuk ka rezultuar qė njė maturant tė ketė marrė nė tė gjitha provimet pikėt maksimale, po ashtu dhe mesataren e katėr viteve ta ketė pasur dhjetė.





PIKET E FITUESIT TE FUNDIT NE ĒDO PROGRAM STUDIMI
UNIVERSITETI ID DEGA EMRTIMI DEGES KUOTA REND PIKE RENDITJA BAZE
UN. I TIRANĖS 001 Histori 100 100 5134.50 500
UN. I TIRANĖS 002 Gjeografi 100 100 4995.00 461
UN. I TIRANĖS 003 Gjuhė - Letėrsi 100 100 5133.70 561
UN. I TIRANĖS 004 Gazetari 80 80 5432.00 689
UN. I TIRANĖS 005 Kimi 80 80 4700.80 553
UN. I TIRANĖS 006 Biologji 120 120 4789.10 742
UN. I TIRANĖS 007 Matematikė 100 100 4500.10 643
UN. I TIRANĖS 008 Fizikė 120 82 2842.00 315
UN. I TIRANĖS 009 Informatikė 180 180 5072.60 853
UN. I TIRANĖS 010 Kimi Ushqimore 80 80 4675.90 530
UN. I TIRANĖS 011 Kimi Industriale 80 80 4447.10 511
UN. I TIRANĖS 012 Inxh. Mat. dhe Informatike 90 90 4463.30 518
UN. I TIRANĖS 013 Anglisht 180 180 5044.00 791
UN. I TIRANĖS 014 Frėngjisht 100 100 4291.30 272
UN. I TIRANĖS 015 Gjermanisht 100 100 4031.30 278
UN. I TIRANĖS 016 Italisht 110 110 4664.40 441
UN. I TIRANĖS 017 Greqisht 60 60 3839.10 135
UN. I TIRANĖS 018 Turqisht 40 34 2947.20 85
UN. I TIRANĖS 019 Rusisht 40 15 3195.80 33
UN. I TIRANĖS 020 Gjuhė Spanjolle 40 40 4659.20 144
UN. I TIRANĖS 021 Psikologji 100 100 5412.40 709
UN. I TIRANĖS 022 Punė Sociale 100 100 5386.00 663
UN. I TIRANĖS 023 Filozofi 100 100 4996.60 426
UN. I TIRANĖS 024 Sociologji 100 100 5190.20 617
UN. I TIRANĖS 025 Shkenca Politike 100 100 5564.60 655
UN. I TIRANĖS 026 Administrim - Biznes 460 460 5223.80 1928
UN. I TIRANĖS 027 Ekonomiks 80 80 5465.90 1086
UN. I TIRANĖS 028 Financė 460 460 5555.20 1497
UN. I TIRANĖS 029 Informatikė Ekonomike 100 100 5639.00 937
UN. I TIRANĖS 030 Admin. Biznes Kukės 100 100 3199.00 190
UN. I TIRANĖS 031 Admin. Biz. Turiz. Sarandė 200 200 3347.50 385
UN. I TIRANĖS 032 Mjekėsi e Pėrgjithshme 300 300 5875.20 636
UN. I TIRANĖS 033 Farmaci 100 100 5998.90 378
UN. I TIRANĖS 034 Stomatologji 80 80 6039.50 301
UN. I TIRANĖS 035 Shėndeti Publik 80 80 5311.60 510
UN. I TIRANĖS 036 Infermier i Pėrgjithshėm 250 250 4886.80 658
UN. I TIRANĖS 037 Mami 50 50 4654.10 188
UN. I TIRANĖS 038 Teknik i Lartė Laboratori 35 35 5424.80 330
UN. I TIRANĖS 039 Fizioterapi 35 35 5391.30 396
UN. I TIRANĖS 040 Imazheri 35 35 5206.50 315
UN. I TIRANĖS 041 Drejtėsi 400 400 5566.20 737
UN. BUJQĖSOR 042 Menaxhim Agrobiznesi 150 150 4448.30 395
UN. BUJQĖSOR 043 Ekonomi dhe Politikė Agrare 150 150 4357.00 424
UN. BUJQĖSOR 044 Financė – Kontabilitet 150 150 4878.20 604
UN. BUJQĖSOR 045 Mbrojtje Bimėsh 100 100 3254.00 230
UN. BUJQĖSOR 046 Hortikulturė 100 100 3249.33 238
UN. BUJQĖSOR 047 Prodhim Bimor 100 78 2568.00 221
UN. BUJQĖSOR 048 Zooteknik dhe Biz. Blegtoral 100 43 2722.00 129
UN. BUJQĖSOR 049 Akuakult. e Men. Peshkimi 100 82 2592.00 203
UN. BUJQĖSOR 050 Agromjedis dhe Ekologji 100 100 3839.80 292
UN. BUJQĖSOR 051 Teknologji Agroushqimore 100 100 3847.60 281
UN. BUJQĖSOR 052 Vreshtari - Enologji 100 50 2590.50 180
UN. BUJQĖSOR 053 Inxhinier Pyjesh 60 60 4092.00 207
UN. BUJQĖSOR 054 Inxhinier Pėrpunim Druri 60 60 3604.90 191
UN. BUJQĖSOR 055 Mjekėsi Veterinare 100 100 3811.10 298
UN. POLITEKNIK 056 Inxhinieri Ndėrtimi 150 150 5740.70 613
UN. POLITEKNIK 057 Inxhinieri Hidroteknike 100 100 4660.40 433
UN. POLITEKNIK 058 Inxhinieri Mjedisi 60 60 5079.20 602
UN. POLITEKNIK 059 Arkitekturė 100 100 54.89 102
UN. POLITEKNIK 060 Inxh. Gjeodet (Gjeodezi) 60 60 4605.50 283
UN. POLITEKNIK 061 Inxhinieri Elektrike 120 120 4910.00 505
UN. POLITEKNIK 062 Inxhinieri Mekatronike 100 100 4202.80 322
UN. POLITEKNIK 063 Inxhinieri Mekanike 150 150 4234.50 465
UN. POLITEKNIK 064 Inxh. Tekstile dhe Mode 60 60 4367.20 256
UN. POLITEKNIK 065 Inxh. Metalurgji Materiale 60 51 2668.00 134
UN. POLITEKNIK 066 Inxh. nė Shkencat e Tokės 60 60 3484.80 191
UN. POLITEKNIK 067 Inxhinieri Gjeoinformatike 100 100 3592.10 316
UN. POLITEKNIK 068 Inxhinieri Gjeoburimesh 100 100 3393.20 308
UN. POLITEKNIK 069 Inxhinieri Elektronike 150 150 5444.30 805
UN. POLITEKNIK 070 Inxhinieri Informatike 150 150 5256.30 930
UN. POLITEKNIK 071 Inxh. Telekomunikacioni 150 150 5188.40 1096
UN. POLITEKNIK 072 Inxhinieri Fizike 60 31 2762.00 185
UN. POLITEKNIK 073 Inxhinieri Matematike 60 54 2584.00 367
UN. I KORĒĖS 074 Cikėl i Ulėt 100 60 2748.00 404
UN. I KORĒĖS 075 Cikėl i Ulėt Parashkollor 60 14 2862.75 190
UN. I KORĒĖS 076 Gjuhė Angleze 100 43 2946.30 213
UN. I KORĒĖS 077 Filozofi –Sociologji 100 100 3865.20 437
UN. I KORĒĖS 078 Matematikė – Fizikė 60 4 2681.25 71
UN. I KORĒĖS 079 Matematikė – Informatikė 100 21 2817.30 175
UN. I KORĒĖS 080 Gjuhė - Letėrsi 100 100 3680.30 472
UN. I KORĒĖS 081 Marketing 80 80 3477.60 533
UN. I KORĒĖS 082 Administrim-Biznes 80 80 3932.00 401
UN. I KORĒĖS 083 Turizėm 90 90 2764.00 530
UN. I KORĒĖS 084 Financė 100 100 4333.80 273
UN. I KORĒĖS 085 Agrobiznes 60 33 2783.20 202
UN. I KORĒĖS 086 Hortikulturė 60 6 3008.40 58
UN. I KORĒĖS 087 Inxhinieri Agronomike 60 10 2911.40 114
UN. I KORĒĖS 088 Infermier i Pėrgjithshėm 120 120 3692.80 400
UN. I KORĒĖS 089 Mami 40 22 3032.33 196
UN. I DURRĖSIT 090 Gjuhė-Letėrsi 120 120 4136.60 467
UN. I DURRĖSIT 091 Histori-Gjeografi 90 90 4295.50 412
UN. I DURRĖSIT 092 Anglisht 100 100 3504.40 373
UN. I DURRĖSIT 093 Gjermanisht 80 12 2662.00 40
UN. I DURRĖSIT 094 Frėngjisht 80 13 3085.00 83
UN. I DURRĖSIT 095 Italisht 80 80 3109.20 327
UN. I DURRĖSIT 096 Gazetari 80 80 4361.40 424
UN. I DURRĖSIT 097 Biologji-Kimi 100 100 3145.00 400
UN. I DURRĖSIT 098 Matematikė-Fizikė 150 55 2775.75 237
UN. I DURRĖSIT 099 Infermieri e Pėrgjithshme 150 150 4135.10 404
UN. I DURRĖSIT 100 Infermieri - Mami 100 100 3279.30 363
UN. I DURRĖSIT 101 Cikėl i Ulėt 180 164 2913.50 604
UN. I DURRĖSIT 102 Cikėl i Ulėt Parashkollor 100 67 2910.30 284
UN. I DURRĖSIT 103 Edukatė Qytetare 100 100 3837.10 473
UN. I DURRĖSIT 104 Punonjės Social 100 100 4384.90 570
UN. I DURRĖSIT 105 Filozofi-Sociologji 90 90 4024.60 469
UN. I DURRĖSIT 106 Psikologji 90 90 4418.80 525
UN. I DURRĖSIT 107 Administrim-Biznes 100 100 4463.30 454
UN. I DURRĖSIT 108 Financė-Kontabilitet 100 100 4684.40 345
UN. I DURRĖSIT 109 Ekonomia dhe e drejta 50 50 4509.60 332
UN. I GJIROKASTRĖS 110 Histori - Gjeografi 80 80 3688.40 276
UN. I GJIROKASTRĖS 111 Gjuhė-Letėrsi Shqipe 80 50 2979.00 278
UN. I GJIROKASTRĖS 112 Administrim-Publik 80 80 3617.70 317
UN. I GJIROKASTRĖS 113 Turizėm 90 78 2567.00 427
UN. I GJIROKASTRĖS 114 Kontabilitet - Financė 80 80 3999.50 279
UN. I GJIROKASTRĖS 115 Gjuhė Angleze 80 29 2855.00 163
UN. I GJIROKASTRĖS 116 Gjuhė Italiane 60 7 3221.00 101
UN. I GJIROKASTRĖS 117 Gj. Letėrsi e Qytetėrim Grek 80 26 3767.90 70
UN. I GJIROKASTRĖS 118 Cikėl i Ulėt 80 30 2738.40 242
UN. I GJIROKASTRĖS 119 Cikėl i Ulėt Parashkollor 60 11 3087.70 111
UN. I GJIROKASTRĖS 120 Matematikė-Fizikė 80 3 3014.00 61
UN. I GJIROKASTRĖS 121 Matematikė-Informatikė 120 16 3153.10 136
UN. I GJIROKASTRĖS 122 Biologji-Kimi 80 28 2959.00 209
UN. I GJIROKASTRĖS 123 Infermieri 100 100 3558.60 362
UN. I SHKODRĖS 124 Gjuhė – Letėrsi 120 120 4048.10 484
UN. I SHKODRĖS 125 Histori 90 90 4073.50 378
UN. I SHKODRĖS 126 Gjeografi 90 90 3925.50 440
UN. I SHKODRĖS 127 Gazetari 80 80 4293.90 450
UN. I SHKODRĖS 128 Matematikė 100 34 2893.90 216
UN. I SHKODRĖS 129 Fizikė 60 9 2949.20 85
UN. I SHKODRĖS 130 Biologji-Kimi 120 101 2453.00 384
UN. I SHKODRĖS 131 Informatikė 120 120 3264.00 488
UN. I SHKODRĖS 132 Infermieri e pėrgjithshme 150 150 3832.60 469
UN. I SHKODRĖS 133 Infermieri (Mami) 90 90 2742.00 267
UN. I SHKODRĖS 134 Infermieri (Fizioterapi) 30 30 4302.00 234
UN. I SHKODRĖS 135 Administrim-Biznes 120 120 4669.00 490
UN. I SHKODRĖS 136 Financė - Kontabilitet 120 120 4960.30 307
UN. I SHKODRĖS 137 Turizėm 120 120 4327.40 555
UN. I SHKODRĖS 138 Anglistikė 100 100 3505.70 404
UN. I SHKODRĖS 139 Italianistikė 100 84 2598.00 305
UN. I SHKODRĖS 140 Gjermanistikė 80 15 2653.00 45
UN. I SHKODRĖS 141 Frėngjisht 80 16 2763.00 56
UN. I SHKODRĖS 142 Cikėl i Ulėt 120 120 3623.10 484
UN. I SHKODRĖS 143 Cikėl i Ulėt Parashkollor 60 60 3304.00 223
UN. I SHKODRĖS 144 Psikologji 60 60 4594.80 422
UN. I SHKODRĖS 145 Punė Sociale 80 80 4497.30 508
UN. I SHKODRĖS 146 Edukim Fizik e Sporte 60 35 30.18 47
UN. I SHKODRĖS 147 Drejtėsi 200 200 4707.80 585
UN. I VLORĖS 148 Cikėl i Ulėt 130 130 3413.30 570
UN. I VLORĖS 149 Cikėl i Ulėt Parashkollor 100 49 2613.00 275
UN. I VLORĖS 150 Gjuhė - Letėrsi 150 150 4149.95 526
UN. I VLORĖS 151 Anglisht 160 160 3402.00 524
UN. I VLORĖS 152 Italisht 160 151 2554.00 653
UN. I VLORĖS 153 Drejtėsi 120 120 4937.80 317
UN. I VLORĖS 154 Administrim- Biznes 240 240 4309.70 634
UN. I VLORĖS 155 Turizėm 160 160 3886.40 710
UN. I VLORĖS 156 Inxhinieri Navigacioni 80 80 3146.00 329
UN. I VLORĖS 157 Inxhinieri Mekanike 400 90 2834.00 347
UN. I VLORĖS 158 Matematikė 300 27 3125.70 180
UN. I VLORĖS 159 Informatikė 250 141 2688.00 741
UN. I VLORĖS 160 Teknologji informacioni 250 85 2541.00 628
UN. I VLORĖS 161 Infermieri 250 250 3559.80 775
UN. I DURRĖSIT 162 Shkenca tė Administrimit 150 150 4579.00 452
UN. I DURRĖSIT 163 Menaxhim Turizmi 150 150 4415.45 592
UN. I DURRĖSIT 164 Anglisht 100 100 4012.80 286
UN. I DURRĖSIT 165 Cikėl i Ulėt 150 150 4121.60 434
UN. I DURRĖSIT 166 Ekspert Proc. e Formimit 100 100 3782.40 268
UN. I DURRĖSIT 167 Asistent Ligjor 60 60 4638.00 283
UN. I DURRĖSIT 168 Asistent Administrativ 60 60 4288.50 303
UN. I DURRĖSIT 169 Infermieri 60 60 4340.60 199
UN. I DURRĖSIT 170 Ndihmės Dentist 60 60 3564.80 234
UN. I DURRĖSIT 171 Sp. Rrjetash Kompjuterike 200 200 3012.00 496
UN. I DURRĖSIT 172 Menaxhim Ndėrtimi 60 60 3671.00 268
UN. I DURRĖSIT 173 Menaxhim Transporti 60 60 3643.80 261
UN. I DURRĖSIT 174 Teknologji Automobilash 60 60 3411.20 250
AKADEMIA E ARTEVE 175 Regji filmi dhe TV 10 6 33.97 8
AKADEMIA E ARTEVE 176 Aktrim 12 6 49.72 6
AKADEMIA E ARTEVE 177 Regji 8 4 34.87 4
AKADEMIA E ARTEVE 178 Skenografi - Kostumografi 10 8 46.00 8
AKADEMIA E ARTEVE 179 Koreografi 10 6 36.47 6
AKADEMIA E ARTEVE 180 Pikturė 50 50 46.00 52
AKADEMIA E ARTEVE 181 Skulpturė 10 10 57.52 10
AKADEMIA E ARTEVE 182 Muzikologji 4 4 41.93 5
AKADEMIA E ARTEVE 183 Kompozim 4 4 55.69 4
AKADEMIA E ARTEVE 184 Dirigjim 4 4 72.85 4
AKADEMIA E ARTEVE 185 Piano 10 5 40.21 5
AKADEMIA E ARTEVE 186 Violinė 8 8 65.75 8
AKADEMIA E ARTEVE 187 Violonēel 3 3 77.96 3
AKADEMIA E ARTEVE 188 Violė 6 2 55.16 2
AKADEMIA E ARTEVE 189 Kitarė 6 6 79.97 6
AKADEMIA E ARTEVE 190 Kontrabas 3 2 70.16 2
AKADEMIA E ARTEVE 191 Flaut 5 5 60.30 5
AKADEMIA E ARTEVE 192 Oboe 6 1 56.13 1
AKADEMIA E ARTEVE 193 Klarinetė 5 5 59.76 5
AKADEMIA E ARTEVE 194 Fagot 3 1 82.32 1
AKADEMIA E ARTEVE 195 Korno 2 2 73.52 2
AKADEMIA E ARTEVE 196 Trombė 5 2 73.45 2
AKADEMIA E ARTEVE 198 Bastub 3 2 58.02 2
AKADEMIA E ARTEVE 199 Kėngėtare 15 15 53.30 15
AEFS "Vojo Kushi" 200 Mėsues i Edukimit Fizik 150 150 52.34 154



Agjencia Kombėtare e Pranimeve ne Institucionet e Arsimit te Larte
APRIAL



15 Maj 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos