“Tregu i sigurimeve nė Shqipėri dhe pasojat e krizės globale”

Intervistė me kryetarin e Bordit Mbikėqyrės tė SIGMA-s, z. Christoph Wolf

Kompanitė e sigurimeve nė tregun shqiptar kanė vendosur qė t’i kundėrpėrgjigjen pasojave tė krizės globale financiare me ofrimin e shėrbimeve tė reja pėr tė gjithė klientėt. Sipas pėrfaqėsuesve mė kryesorė tė kėtij tregu nė Shqipėri, kriza globale nuk e ka prekur ende tregun e sigurimeve, por sigurisht qė fitimet e kompanive nuk do t’i shpėtojnė efekteve tė saj. Njė mendim tė tillė ka edhe kreu i Bordit Mbikėqyrės tė kompanisė “SIGMA”, z. Christoph Wolf, i cili shprehet gjatė njė intervistė dhėnė pėr mediat duke prezantuar produktet e reja qė kjo kompani po ofron pėr tregun shqiptar. Ai flet edhe mbi zgjerimin e tregut privat tė pensioneve, ku kompania “SIGMA”, pjesė e “Vienna Insurance Group” ėshtė duke pėrmirėsuar cilėsinė e shėrbimit dhe tė paketave qė kompania ofron pėr klientėt. Sipas Wolf, tregu i sigurimeve nė vend ėshtė zgjeruar gjatė dy viteve tė fundit dhe kėtė trend do tė vijojė tė ndjekė, sepse tashmė komuniteti i biznesit dhe vetė shoqėria shqiptare janė ndėrgjegjėsuar pėr rėndėsinė qė ka sigurimi i jetės, shėndetit, apo pronės.

Ēfarė risish ofron “SIGMA” nė krahasim me kompanitė e tjera tė sigurimeve nė vend?

Qė nga koha kur “Vienna Insurance Group” bleu “SIGMA”-n para dy vjetėsh kishte si synim tė saj pėrmirėsimin e shėrbimeve ndaj klientit dhe futjen e produkteve tė reja nė treg, duke pėrmirėsuar cilėsinė e stafit dhe punonjėsve tė kompanisė dhe duke kontribuar pėr kulturėn e sigurimeve nė Shqipėri. Mbi tė gjitha ne po pėrpiqemi qė tė sjellim njė ndryshim nė atė qė ofrojmė pėr tregun sigurimeve nė Shqipėri, pėr tė qenė shumė mė mirė se sa konkurrentėt tanė dhe pėr tė ofruar shėrbimet e cilėsisė shumė tė lartė, qė ėshtė ajo qė klientėt tanė presin nga ne.

Cilat janė disa nga produktet e reja qė ofron aktualisht “SIGMA”?

Qė prej vjeshtės sė vitit tė kaluar ne nxorėm nė treg produktin e ri tė sigurimit tė shėndetit pėr klientėt. Kjo paketė mbulon sigurimin shėndetėsor jo vetėm nė Shqipėri, por edhe jashtė saj. Nė kėtė momente produkti u ofrohet kompanive tė mėdha kėtu nė vend, qė mund tė sigurojnė punonjėsit e tyre. Gjithashtu nė fusha tė tjera ne po mundohemi tė pėrmirėsojmė produktet ekzistuese dhe tė fusim nė treg produkte tė reja, kryesisht nė linjat e sigurimit vullnetar si pėr shembull sigurimi i shtėpisė i cili pėr momentin nuk ėshtė dhe aq i pėrhapur nė Shqipėri, si dhe sigurimin e pronės pėr kompani tė vogla dhe tė mesme.

A ka ndryshuar pjesa juaj e klientelės gjatė kėtyre viteve tė fundit, nė raport me kompanitė e tjera?

Nė krahasim me vende tė tjera tė rajonit ku ne operojmė, Shqipėria ėshtė akoma njė treg i vogėl, megjithatė tregu po rritet dhe zhvillohet. Ne duam tė marrim pjesė nė kėtė rritje dhe tė japim kontributin tonė nė kėtė proces. Kemi vėnė re qė tė paktėn nė periudhėn e fundit se ka njė rritje dhe mė shumė klientė po e kuptojnė se vlera e sigurimit ėshtė e madhe. Kjo jo vetėm nė linjat e detyrueshme si kartoni jeshil, por edhe nė linjat vullnetare.

A ka pasur efekte nga kriza globale tregu i sigurimeve nė Shqipėri dhe nė veēanti i kompanisė suaj?

Kemi vėnė re qė tė paktėn deri tani tregu i sigurimeve dhe ekonomia nė pėrgjithėsi nuk duket tė jenė prekur nga kriza financiare, nė krahasim me rėnien qė kanė pėsuar vendet e tjera. Pra nga njėra anė kjo ėshtė njė gjė pozitive dhe nga ana tjetėr nuk mund tė mohohen ato efekte qė tashmė janė vėnė re nė Shqipėri. Tregu i sigurimeve gjatė dy muajve tė fundit ėshtė vėnė nėn presion pėr nivelin e ēmimeve, tė cilat padyshim do tė japin efektin e tyre nė rezultatin e tregut tė sigurimeve. Kompanitė shqiptare dhe bizneset nuk janė tė pritura aktualisht qė tė harxhojnė shumė pėr sigurimet, njė ndikim ky i drejtpėrdrejtė dhe i dukshėm. Por ne si “SIGMA” po pėrpiqemi qė tė bindim kompanitė shqiptare dhe klientėt pėr pėrfitimet qė kanė nga sigurimet. Efektet do t’i shohim nė fund, por ne parashikojmė qė presionet e ushtruara deri tani nė ēmime do tė kenė efekt nė pėrfitimet e kompanisė.

Sa ėshtė numri i klientėve tė “SIGMA”-s dhe drejt cilave paketa janė mė tė interesuar ata?

Janė rreth 50 mijė klientė tė siguruar nė kompaninė “SIGMA”. Ashtu si nė tė gjithė tregun sigurimi i TPL-sė ėshtė mė i pėrhapuri, kėshtu qė edhe njė pjesė e madhe e klientėve tanė ėshtė i orientuar drejt kėtij produkti. Neve po pėrpiqemi qė tė zgjerohemi nė linja tė tjera tė biznesit pėrveē linjave jovullnetare. Ne po pėrpiqemi t’u tregojmė klientėve qė edhe shėrbimi i ofruar nė linjat e tjera tė biznesit ėshtė me po aq cilėsi tė lartė.

A ėshtė i zhvilluar tregu i pensioneve private dhe cili ėshtė mendimi juaj nė lidhje me legjislacionin nė kėtė fushė?

Ky treg ėshtė shumė i vogėl aktualisht dhe i pazhvilluar, por pensionet private janė njė fushė shumė interesante. Ne kemi diskutuar edhe me Autoritetin e Mbikėqyrjes Financiare dhe jemi tė informuar rreth reformave qė do tė ndėrmerren nė kėtė drejtim nė Shqipėri. “SIGMA” ka njė fond privat tė pensioneve dhe ne jemi tė integruar nė kėtė proces, pasi ofrojmė njė produkt pėr pensionet private. Nė tė ardhmen, kur reforma tė jetė adoptuar dhe tė pėrfshihet nė shtyllėn e dytė tė skemės sė detyrueshme, siē ėshtė edhe nė vende tė tjera tė rajonit, ky do tė jetė akoma mė interesant edhe pėr kompaninė tonė, por edhe pėr kompanitė e tjera qė tė jenė mė aktive nė kėtė drejtim. Ne kemi fonde tė tjera pensionesh private nė vende tė tjera. Kemi marrė pjesė nė tė tilla diskutime pėr reforma tė ngjashme nė Bullgari, Rumani, Kroaci qė e kanė futur nė shtyllėn e dytė tė skemės sė pensioneve tė detyrueshme. Nėse autoritetet shqiptare vendosin tė vėnė nė zbatim kėtė reformė, ne jemi tė gatshėm qė tė marrim pjesė dhe tė japim kontributin dhe eksperiencėn tonė nė tregun privat tė pensioneve.



14 Maj 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos