Biznesi: Rritja e pagės minimale, abuzive

Nė kushtet kur ka ulje tė ndjeshme tė aktivitetit ekonomik, bizneset e cilėsojnė si masė mbytėse rritjen e nivelit tė pagės minimale


Arsyeja kryesore qė i bėn biznesmenė tė ndryshėm tė investojnė nė Shqipėri, ėshtė krahu i lirė i punės


TIRANĖ- Komuniteti i biznesit kundėrshton ashpėr vendimin e Kėshillit tė Ministrave pėr rritjen e nivelit tė pagės minimale. Duke e cilėsuar vendimin si diskriminues, ata shprehen se ka njė mospėrputhje midis ligjit mbi pagat referuese edhe hapit mė tė fundit tė hedhur nga qeveria dhe se, kjo e fundit, e ka rritur nė mėnyrė tė vazhdueshme kėtė nivel brenda njė periudhe kohore shumė tė shkurtėr.


Sipas tyre, ligji mbi pagat referuese sanksionon masėn 17 mijė lekė si nivelin minimal tė pagės nė sektorin privat, ndėrsa qeveria vendos pėr njė nivel minimal 18 mijė lekė.


Bizneset gjithashtu, shprehen se, vendimi ėshtė marrė pa u konsultuar mė parė me grupet e interesit. I kontaktuar nga "Shekulli", Kryetari i Dhomės Kombėtare tė Veshjeve, Edmond Rusmalji, shprehet se ėshtė e treta herė brenda njė periudhe prej njė viti e gjysmė qė qeveria rrit nivelin minimal tė pagave pėr punonjėsit e sektorit privat.


Nga 14 mijė lekė, niveli i pagės minimale u rrit nė 16 mijė, mė pas nė 17 mijė lekė, pėr tė arritur nė vendimin mė tė fundit, ku asnjė punėdhėnėsi nuk i lejohet qė t'i paguajė punonjėsit e tij mė pak se 18 mijė lekė nė muaj.


Ndryshimi i vazhdueshėm i rregullave tė lojės nga qeveria, shkakton humbje tė konsiderueshme, kryesisht tek bizneset e kėpucė-tekstileve, ku, sipas tyre, arsyeja e vetme qė i bėn tė vijnė tė investojnė nė Shqipėri ėshtė krahu i lirė i punės. Madje, ata pretendojnė se, rritja e herėpashershme e nivelit minimal tė pagave tė punonjėsve nuk i lejon qė tė bėjnė njė plan biznesi, pėr shkak tė luhatjes qė pėson norma e fitimit nga ndryshimet.

"Zakonisht, kontratat e lidhura me blerėsit tanė lidhen njė herė nė vit dhe ne parashikojmė ecurinė qė do tė kemi gjatė kėsaj periudhe, ndėrkohė, ndryshimi i vazhdueshėm i nivelit tė pagave na rrit koston e prodhimit.


Kėtė kosto nuk mund ta pasqyrojmė mė tek blerėsi, pasi e kemi lidhur mė parė kontratėn mbi bazėn e disa kushteve tė caktuara dhe e gjithė fatura e kėtyre rritjeve paguhet nėpėrmjet minimizimit tė fitimeve", - u shpreh Rusmalji.


Tė dhėnat nga Dhoma Kombėtare e Veshjeve pasqyrojnė njė situatė tepėr tė pafavorshme pėr kėto biznese. Madje, rezulton se, qė nga janari i vitit 2009, tė mos jetė lidhur asnjė kontratė midis blerėsve tė huaj dhe shoqėrive qė operojnė nė tregun e kėpucė-tekstileve nė vend.


Vazhdimisht, pėrfaqėsues tė bizneseve tė ndryshme nė vend, i kanė kėrkuar qeverisė krijimin e disa lehtėsirave nė pagimin e kontributeve shoqėrore pėr punonjėsit e tyre, si pasojė e vėshtirėsive tė hasura nė gjetjen e tregjeve.


Rritja e nivelit tė pagės minimale, nga ekspertė tė ekonomisė ėshtė komentuar si njė lėvizje e qeverisė pėr tė minimizuar efektet e kostos prej 4 miliardė lekėsh qė pritet tė shkaktojė ulja e detyrimeve pėr kontributet shoqėrore qė duhet tė paguajnė punėdhėnėsit pėr ēdo punonjės.


"Ndryshimi i vazhdueshėm i rregullave tė lojės nga qeveria, shkakton humbje tė konsidrueshme kryesisht tek bizneset e kėpuce-tekstileve, ku sipas tyre, arsyeja e e vetmė qė i bėn tė vijnė e tė investojnė nė shqiupėri ėshtė krahu i lirė i punės"



 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos