Nis projekti mbi pasojat e ndryshimeve klimaterike nė shėndetin publik

Njė seminar mbi ndikimet e ndryshimeve klimaterike nė shėndetin e popullatės nisi dje nė Tiranė, duke ēelur kėshtu projektin mbi pasojat e ndryshimeve klimaterike nė shėndetin e popullatės. Ky seminar, u mbajt nė kuadėr tė projektit tė nisur nga Ministria e Shėndetėsisė me mbėshtetje tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė dhe me financim tė qeverisė Gjermane. Ministrja e Shėndetėsisė, Anila Godo, tha se shėndeti ėshtė produkt i njė sėrė faktorėve qė lidhen me mjedisin ku jetojmė dhe me ndėrveprimin tonė, me mjedisin dhe anėtarė tė tjerė tė komunitetit. Godo theksoi ekzistencėn e fakteve tė ndryshimit tė klimės dhe efektin e saj mi veprimtarinė tonė tė pėrditshme.Tashmė ekzistojnė mjaft fakte qė hedhin dritė mbi ndryshimet e klimės, shkaqet e mėnyrėn e shfaqjes sė kėtyre ndryshimeve, si edhe efektet e mundshme tė tyre mbi veprimtarinė e pėrditshme tė njerėzve e sidomos mbi shėndetin e tyre, - pohoi Godo. Pa dyshim, njeriu ėshtė kontribuues nė ndryshimin klimaterik. Shfrytėzimi pa kriter i pyjeve, i kullotave dhe tokave bujqėsore, shfrytėzimi jo perspektiv i rezervave ujore, emisionet nė atmosferė tė gazeve qė lidhen me djegien e lėndėve me origjinė fosilore, janė identifikuar si faktorė qė janė lidhur me ndryshimet klimaterike. Ėshtė e qartė se ndryshimet e klimės, shfaqen nė formėn e dukurive ekstreme apo tė pazakonshme tė motit dhe jo domosdoshmėrish nė njė trend linear tė qėndrueshėm. Njerėzimi ėshtė pėrballur me dekadėn e fundit me reshje, pėrmbytje, thatėsira, valė tė nxehti, ciklone apo dukuri tė ngjashme. Tė tėra kėto, sikundėr u theksua nė seminar, kanė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė sigurimin e sasive tė mjaftueshme tė ushqimit, nė sigurimin e sasive dhe cilėsisė sė duhur tė ujit tė pijshėm apo larės, nė cilėsinė e ajrit, nė ndryshime tė ekosistemeve dhe shfaqjen e sėmundjeve infektive nė nivele jo tė zakonshme. Gjithashtu, u vu nė dukje se, vendet me sisteme socio-ekonomike, jo tė stabilizuara janė mė tė ndjeshėm ndaj ndryshimeve klimaterike.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos