Trajnimi i mėsuesve, hap drejt rritjes sė cilėsisė

Instituti i Kurrikulės dhe Trajnimit (IKT), pas njė pėrvoje dy vjeēare pėr trajnimin e mėsuesve, kėtė vit e ka orientuar punėn kualifikuese mbi bazėn e strategjisė sė zhvillimit profesional tė mėsuesve dhe drejtuesve tė shkollės.  Reforma pėr kualifikimin e mėsuesve ėshtė pėrpjekje profesionale pėr instalimin e njė sistemi gjithėpėrfshirės, qė mundėson gjithė burimet profesionale, njerėzore dhe materiale, vlerėson drejtori i IKT-sė, Robert Gjedia. Sipas tij, trajnimet kualifikuese pėr mėsuesinė tė arritura sė fundi, pėrbėjnė pėrvojat mė tė mira pas viteve 90,  pėrmes sistemit tė trajnimit tė mėsuesve dhe drejtuesve nė punė nėpėrmjet rrjetit tė formatorėve. Instituti i Kurrikulės dhe Trajnimit po pėrpiqet tė institucionalizojė idetė dhe modulet, mbėshtetur nė strategjinė pėr trajnimin e mėsuesve nė njė terren sa mė real dhe tė zbatueshėm. Vetė filozofia pėr trajnimet ėshtė konceptuar nga ministria e Arsimit si mjet zhvillimi profesional, bazuar nė gjithė pėrfshirjen e palėve tė interesuara pėr tė kontribuar nė motivimin dhe nxitjen e mėsuesve dhe drejtuesve pėr trajnim dhe certifikim, duke aplikuar titujt e karrierės profesionale.
Njėkohėsisht, kjo reformė nxit tregun e lirė tė trajnimeve, pasi ēdo mėsues i lirė apo dhe i detyruar, ka mundėsi zgjedhjeje pėr zhvillimin e tij profesional, qė mund tė jetė i paguar nga shteti, dhe nė disa raste, mėsuesi duhet tė paguajė dhe vetė. IKT po shfrytėzon tė gjitha burimet e saj njerėzore, bashkėpunėtorėt dhe bashkėpunimet me institucionet publike dhe joqeveritare pėr tė mbėshtetur nevojat pėr trajnim tė mėsuesve dhe drejtuesve, shprehet drejtori i IKT-sė, Robert  Gjedia. Nė planet e saj, IKT ka shumė veprimtari pėr trajnimet si dhe ato parėsore, qė lidhen ngushtė me mėsuesit dhe drejtuesit e shkollės, ndėr tė cilat janė, trajnimi i mėsuesve tė klasave tė pesta dhe tė nėnta pėr kurrikulat e reja lėndore qė zbatohen pėr herė tė parė nė vitin e ardhshėm shkollor 9-vjeēar, kualifikimin e drejtuesve tė shkollės pėr manualin e drejtorit, etj. Sipas drejtorit Gjedia, nė bazė tė udhėzimeve tė ministrisė sė Arsimit, po zhvillohen skema pėr krijimin e trajnerėve nė ēdo zonė tė vendit. Kėshtu, nė vitin 2008, Instituti i Kurrikulės dhe Trajnimit trajnoi mbi 120 trajnerė nė tė gjithė vendin si dhe rreth 16 mijė mėsues tė tė gjitha profileve tė arsimit parauniversitar.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos