Mungon riciklimi, ndotja rritet nga viti nė vit



Informimi mjedisor vazhdon tė jetė tejet i ulėt, duke u shoqėruar edhe me pjesėmarrjen e ulėt tė qytetarėve. Sipas Bashkisė sė Tiranės, arsyeja kryesore pėrse mungon nė kryeqytet procesi i riciklimit tė mbetjeve urbane ka ardhur pėr shkak tė dy elementėve tė sipėrpėrmendur. Pėr kėtė, bashkia nga muaji mars i kėtij viti ka nisur njė fushatė mjedisore tremujore, pėrmes sė cilės synon vetėdijesimin pėr rolin e riciklimit tė mbetjeve urbane nė ruajtjen, mbrojtjen dhe pėrmirėsimin e mjedisit tė qytetit.

Fushata

Deri mė tani fushata ka pasur aktivitete, tė cilat janė fokusuar tek tema e mjedisit, me nėntema riciklimi i mbetjeve urbane, reduktimi i mbeturinave, gjelbėrimi dhe pėrmirėsimi i ajrit. Ndėrkohė, ajo qė ėshtė vėrejtur nė kėtė fushatė ka qenė mungesa e koshave tė veēantė, nė mėnyrė qė ēdo qytetar tė ketė mundėsi tė bėjė nė realitet procesin e riciklimit. Bashkia e Tiranės nuk e ka konsideruar si element dhe pjesė tė domosdoshme shtimin e koshave dhe ndarjen e tyre, veē pėr plastikėn, veē pėr letrėn dhe pėr qelqin.

Por gjatė prezantimit tė parė tė fushatės mjedisore, kryebashkiaku Edi Rama nis kėshtu: “Bashkia e Tiranės, e vetėdijshme pėr rolin e saj tė rėndėsishėm nė ruajtjen, mbrojtjen dhe pėrmirėsimin e mjedisit tė qytetit, pėr tė qenė mė afėr me nevojat e tė tashmes pa rrezikuar aftėsinė e brezave tė ardhshėm tė jenė afėr nevojave tė tyre, promovon Fushatėn Mjedisore pėr Reduktimin e Mbetjeve”. Mė tej vijon “duke ju drejtuar grupeve tė ndryshme, aktivitetet e tė cilėve prekin, ndryshojnė apo ndikojnė nė mjedis, Bashkia e Tiranės orienton se ėshtė detyrim tė mbrojė dhe rė kultivojė njė mjedis tė shėndetshėm dhe se duhet punuar sė bashku pėr tė siguruar qėllimin e pėrbashkėt”. Por realisht, ēfarė synoi fushata dhe cilat ishin projektet konkrete, qė tė synohej ulja e nivelit tė ndotjes dhe reduktim tė mbetjeve urbane? Siē u pėrcaktua edhe nė fushatė, puna fillimisht nisi pėrmes ekspozimit tė informacioneve tė pėrgjithshme mbi reduktimin e mbetjeve urbane dhe riciklimin e tyre nė pavijonin e xhamtė nė sheshin “Skėnderbej”. Kjo u pėrcaktua njė pikė-takimi, ku pėrveēse shpėrndahen informacione, pati ide dhe organizime leksionesh mbi temat e qytetit dhe mjedisit. Materialet e shkruara ishin tė pranishme aty, nė forma tė ndryshme, si fletėpalosje informative apo tabela krahasuese, me qėllim sensibilizimin e grupeve tė ndryshme komunitare. Ndėrkohė, Bashkia e Tiranės nė bashkėpunim me grupin studentor SIFE do tė jetė njė instrument i fuqishėm pėr tė sensibilizuar tė rinjtė e shkollave tė mesme. Njė tjetėr element i kėsaj fushate vazhdon tė mbetet vullnetarizmi. Gjatė kėsaj fushate u parashikuan aksione vullnetare pėr pastrimin e territorit, grupe riciklimi e shumė aktivitete tė tjera komunitare. Por deri mė tani nuk ka pasur asgjė tė tillė. Ndėrkohė qė mė aktivėt duket se kanė qenė mė tė vegjlit, pėr tė cilėt mjedisi dhe mbrojtja e tij erdhi nėpėrmjet argėtimit dhe lojėrave ndėrvepruese. Brenda pavijonit tė xhamtė bashkia pati krijuar njė kėnd tė veēantė pėr fėmijėt me animatorė tė specializuar qė i sensibilizojė ata, pėrmes lojėrave interaktive.

Reduktimi

Tė gjithė elementėt e sipėrpėrmendur pretendohet se do tė ndryshojnė situatėn nė tė cilėn gjendet kryeqyteti jonė. Duke bėrė njė rezyme se si ka qenė puna e bashkisė vitin e kaluar, ajo jep edhe disa pritshmėri pėr tė ardhmen. Kėshtu, bazuar nė tė dhėnat e Bashkisė sė Tiranės pėrgjatė vitit 2008 janė depozituar 590.000 ton prej tyre, mbetje tė riciklueshme 52 pėr qind. Ndėrkohė qė rezulton se mjedisi i pėrbashkėt shpesh ėshtė i ndotur. Mė tej tė dhėnat vlerėsojnė se ajo ēka mbetet problematike ėshtė se riciklimi nuk ka nisma tė qėndrueshme. Gjithmonė, sipas bashkisė, informimi mjedisor ėshtė i ulėt, duke u shoqėruar me pjesėmarrja qytetare tė ulėt. Pėrmes fushatės mjedisore, bashkia synon qė pėr tė ardhmen t’i reduktojė mbetjet urbane me 100kg/banorė/vit, duke reduktuar gjithashtu ndotjet nga mbetjet e ēastit me 20 pėr qind. Ndėrsa mbetjet e rrezikshme nga veprimtaritė shtėpiake, reduktim me 15 pėr qind. Njė rėndėsi tejet tė veēanta kreu i bashkisė i jep informimit nė shkolla dhe komunitet, duke rritur informimin me 15 pėr qind. Nga ku pret qė angazhimi aktiv i komunitetit tė rritet me 15 pėr qind, duke rritur nė kėtė mėnyrė njohuritė dhe veprimtaritė qytetarėve me 20 pėr qind dhe duke rritur riciklimin e mbetjeve urbaneve me 10 pėr qind.

Riciklimi

Riciklimi ėshtė procesi i ripėrpunimit tė mbeturinave. Kohėt e fundit ky proces ka njė zhvillim tė gjerė nė shumė fusha industriale: tė hekurit, drurit, plastikės, tė qelqit. Pėr ta bėrė sa mė tė thjeshtė kėtė proces dhe ripėrfitimin e materialeve tė riciklueshme ėshtė vėnė nė funksion grumbullimi i diferencuar i mbeturinave nė kontenitorėt pėrkatės: letėr, qelq, plastikė apo mbetjet e njoma (qė janė mbetjet ushqimore). Riciklimi i mbeturinave ndihmon planetin tonė. Grumbullimi i mbeturinave sjell njė mjedis mė tė pastėr pėr ne e fėmijėt tanė, kurse riciklimi i tyre mbron burimet e pasuritė natyrore, qė tė mos shteren kurrė. Ripėrdorimi, reduktimi, riciklimi... janė 3 fjalėt mė tė rėndėsishme qė ndihmojnė natyrėn dhe mjedisin ku jetojmė. Ndryshe tė quajtura 3R (Nga angl. Redece, Recycle, Reuse. Nga ital. Ridurre, Ricilare, Riutilizzare). Riciklimi bėhet i mundur falė ndihmės tonė. Jemi nė ata qė duhet tė diferencojmė fillimisht mbeturinat qė prodhojmė. Pėr tė bėrė njė grumbullim tė diferencuar sa mė efektiv, ėshtė e rėndėsishme tė njohim cilat janė materialet e riciklueshme dhe si duhet t’i ndajmė ato.





Somario



Sot



Viti 2008, depozituar 590.000 ton



Prej tyre, mbetje tė riciklueshme 52 %



Mjedisi i pėrbashkėt shpesh i ndotur



Riciklimi pa nisma tė qėndrueshme



Informimi mjedisor i ulėt



Pjesėmarrja qytetare e ulėt



Nesėr



Mbetjet urbane, reduktim me 100kg/banorė/vit



Ndotja nga mbetjet e ēastit, reduktim me 20%



Mbetjet e rrezikshme nga veprimtaritė shtėpiake, reduktim me 15%



Informimi nė shkolla dhe komunitet, rritje me 15%



Angazhimi aktiv i komunitetit, rritje me 15%



Angazhimi i komunitetit tė biznesit, rritje me 20%



Njohuri dhe veprim nga qytetarėt, rritje me 20%



Riciklimi i mbetjeve, rritje me 10%


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos