Matura Shtetėrore, nesėr dalin koeficientet pėr lėndėt me zgjedhje

Koeficientet e lėndėve me zgjedhje dhe ato tė llojeve tė shkollave tė mesme pėr Maturėn Shtetėrore 2008 do tė dorėzohen brenda dy ditėve nė Ministrinė e Arsimit. Ka qenė drejtoresha e Politikave tė Arsimit tė Lartė nė MASH, Elida Hoxha, ajo qė ka garantuar tė gjithė tė rinjtė qė do tė aplikojnė pėr studime universitare kėtė vit. Ajo u shpreh dje se informacioni u ėshtė dėrguar tashmė universiteteve dhe u ėshtė kėrkuar atyre pėrcaktimi i koeficienteve si pėr lėndėt me zgjedhje, ashtu edhe pėr llojin e shkollės sė mesme. "Nė universitete ėshtė dėrguar njė shkresė ku ėshtė kėrkuar qė kėto institucione tė sjellin propozimet e tyre pėr koeficientet. Disa i kanė sjellė tashmė, si Akademia e Fizkulturės, Universiteti Bujqėsor, Universiteti i Korēės, ndėrsa Universiteti i Tiranės do t‘i sjellė nesėr, sqaroi ditėn e djeshme Hoxha. Ajo shtoi se "besojmė qė kėto dy ditė do tė marrim tė gjithė informacionin qė do tė shpėrndahet nė Drejtoritė Arsimore Rajonale dhe mė tej nė shkollat e mesme". Sipas drejtoreshės sė Politikave tė Arsimit tė Lartė nė MASH, e rėndėsishme pėr nxėnėsit tani ėshtė qė tė njihen me koeficientet e lėndėve me zgjedhje dhe tė llojit tė shkollės sė mesme. "Nė bazė tė tyre ata do tė pėrcaktojnė lėndėt qė do japin nė provimet me zgjedhje, tė pėrputhshme me degėt e universiteteve qė ata duan tė ndjekin", sqaroi Hoxha. Pėr tė pasur sa mė shumė qartėsi edhe nga ana e tė rinjve, do kryhen pėrzgjedhje tė sakta pėr tė cilat tė mos ketė keqardhje mė vonė e do tė publikohet e plotė edhe tabela e kėtyre koeficienteve, sapo tė mblidhen tė gjitha tė dhėnat. Drejtoresha Hoxha premtoi se MASH dhe AVA do tė botojnė disa fletė-palosje, apo broshura, qė do tė pėrmbajnė tabelėn e koeficienteve, nė mėnyrė qė ky informacion tė shkojė deri te maturanti. Kėtė vit, nė listėn e lėndėve me zgjedhje, krahasuar me vitin e kaluar, ka pasur disa ndryshime. Ka lėndė qė janė ndarė ose shtuar. Kėshtu, histori-gjeografia nuk ėshtė mė njė lėndė e vetme, por ėshtė ndarė nė dy tė tilla. Ndėrsa frėngjishtja ka hyrė pėr herė tė parė nė listėn e lėndėve me zgjedhje. "Kujtojmė se edhe njė vit mė parė koeficientet e Institucioneve tė Arsimit tė Lartė janė publikuar pėrpara afatit tė dorėzimit tė formularit A1", ka pohuar Elida Hoxha, duke theksuar se "kjo bėhet me qėllim qė maturantėt tė familjarizohen me formularin A1 dhe ta plotėsojnė atė nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme". Pas kėsaj, maturantėt njihen me koeficientet dhe mund tė marrin njė vendim se cilat lėndė do tė zgjedhin pėr provimin e vlefshėm pėr studimet e larta. Janė dy lloje koeficientesh pėr pranimet nė universitetet publike shqiptare. Ēdo degė e shkollės sė lartė ka nė dispozicion 5 koeficiente nga 1.0 deri nė 1.4. (1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4) me tė cilėt vendos preferencėn e saj pėr llojet e ndryshme tė shkollave tė mesme, qė dallohen nga planet dhe programet qė zbatojnė. Mundet tė vendoset i njėjti koeficient pėr dy e mė shumė lloje shkollash. Secila nga 3 notat e para (nota mesatare dhe 2 notat pėr provimet e lėndėve tė detyruara matematikė e gjuhė-letėrsi) shumėzohen me koeficientet e vendosura nga dega e fakultetit, respektivisht llojit tė shkollės sė mesme qė ka kryer kandidati. Janė edhe dy koeficientet e lėndės ose lėndėve me zgjedhje tė preferuar nga dega e shkollės sė lartė: ēdo fakultet shpall parapėlqimin e vet pėr lėndėt me zgjedhje tė profilit natyror apo shoqėror. Parapėlqimi shprehet me anė tė 2 koeficienteve tė tjerė me vlerė 1.3 ose 1.0. Me 1.3 shumėzohet nota e provimit me zgjedhje, qė ėshtė e parapėlqyer dhe me 1.0 nė rastin e kundėrt. Kėto koeficiente nuk varen nga lloji i shkollės sė mesme qė ka kryer kandidati pėr student. Secila nga 2 notat e lėndėve me zgjedhje shumėzohet me koeficientet e llojit tė lėndės (1.0 dhe 1.3) tė vendosur nga dega e fakultetit. Sipas drejtuesve tė MASH-it, skema e pranimit nė shkollėn e lartė, pra Matura Shtetėrore, ka parasysh edhe larminė e shkollave tė mesme dhe programit mėsimor tė tyre. Zbatimi i kėtij sistemi koeficientesh reflekton pikėrisht kėtė larmi, pėr tė zbatuar gjithmonė e mė mirė parimin e meritės pėr tė shkuar nė shkollėn e lartė. Aktualisht tė rinjtė qė do tė konkurrojnė pėr t‘u pranuar nė auditorėt e fakulteteve duhet tė pėrzgjedhin mes nėntė lėndėve me zgjedhje. Ato janė: Fizika, Kimia, Biologjia, Historia, Gjeografia, Sociologjia, Filozofia dhe Hyrja nė Ekonomi, Anglishtja dhe Frėngjishtja. Lėndėt me zgjedhje Fizikė Kimi Biologji Histori Gjeografi Sociologji Filozofi+Hyrje nė Ekonomi Anglisht Frėngjisht

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos