“Fitorja mbi Hitlerin, pse ne rusėt e kemi festėn e parė nė radhė”

 

Nė vigjilje tė pėrvjetorit tė fitores mbi nazizmin, ambasadori i Rusisė nė Shqipėri, Aleksandėr Prishepov, duket tė jetė njė njeri i “mbytur” nė punė. Sepse tradita ia dikton. Sepse rusėt, paksa ndryshe nga pjesa tjetėr e botės, e konsiderojnė festė tė parė nė radhė pikėrisht atė tė fitores mbi nazizmin. Njė ngjarje e madhe sidomos pėr popullin rus dhe kjo pėr shkak se nė atė pjesė tė botės qė dikur quhej Bashkimi Sovjetik, u mbajt pesha mė e madhe e luftės ndaj Gjermanisė naziste, pati viktimat mė tė shumta nė radhėt e ushtrisė qė luftonte kundėr tyre si dhe u regjistruan humbjet mė tė mėdha nė njerėz tė popullsisė vendase. Pėr kėto arsye, sipas ambasadorit Prishepov, rusėt e festojnė nė mėnyrėn mė madhėshtore tė mundshme 9 Majin e çdo viti. Mė poshtė intervista e ambasadorit.  
Zoti ambasador, çdo 9 Maj, Rusia feston fitoren mbi Gjermaninė naziste, ndėrkohė qė kujton tė rėnėt. Sa e rėndėsishme ėshtė kjo ditė pėr rusėt? Çfarė aktivitetesh do tė organizojė ambasada ruse nė Tiranė me kėtė rast?
Nė datat e shėnuara pėr Rusinė, 9 Maji zė njė vend tė veçantė. Vetėm kur kujtohet dita e fitores, bėn tė ndrydhet zemra e çdo qytetari rus, sepse edhe sot e kėsaj dite vėshtirė tė gjesh njė familje tė cilėn s’e ka prekur lufta. Provat e rėnda qė kaloi Rusia nė kėtė luftė nxorėn nė pah shembuj tė heroizmit tė veçantė. Zbuluan madhėshtinė e shpirtit tė njeriut. Prandaj kremtimi i 9 Majit ka rėndėsi tė veçantė pėr çdo qytetar tė Rusisė dhe pėr shtetin rus. Si asnjėherė nė historinė e vendit tonė, gjatė kėsaj lufte u shkrinė bashkėrisht fatet e njerėzve, tė popullit dhe tė vendit. Pėr shumė nga ata qė morėn pjesė nė kėtė luftė, tė cilėt janė gjithnjė e mė pak, kjo nuk ėshtė vetėm festa e tyre kombėtare, por edhe personale. 9 Maji i vitit 1945 nuk ishte thjesht fitore nė luftė. Ajo ishte njė fitore e tė drejtės nė botė. Nė kėtė fitore besonte jo vetėm Rusia, por edhe Europa e bota. Prandaj kur kremtojmė kėtė fitore, ne festojmė edhe fitoren mbi njė regjim kriminal, mbi njė ideologji tė pėrbindshme, çka nėnkuptonte asgjėsim tė popujve tė tėrė. Ne jemi tė vetėdijshėm se Lufta e Dytė Botėrore ishte njė ngjarje tragjike pėr tė gjitha vendet e botės dhe njėherėsh njė ngjarje heroike e shekullit tė 20-tė. Me fitoren mbi nazizmin u vendos e drejta e popujve pėr liri, e drejta e njerėzve, popujve pėr jetėn dhe pėr tė zgjedhur lirshėm rrugėn e zhvillimit tė tyre. Sipas traditės sė pėrvitshme, edhe kėtė vit, ambasada do tė organizojė njė veprimtari solemne pėr tė kremtuar kėtė ditė. Ne ftojmė veteranėt e luftės, pėrfaqėsuesit e Shoqatės sė Miqėsisė Shqipėri-Rusi dhe bashkatdhetarėt tanė qė jetojnė nė Shqipėri.
Si e kujton Rusia Ditėn e Fitores?  
Pėr rusėt, kjo ėshtė njė nga ditėt mė solemne. Bile ka disa mendime qė kjo ditė tė bėhet dita kombėtare e Rusisė dhe kjo lidhet me rėndėsinė e kėsaj dite. Nė shumė qytete tė Rusisė, sidomos nė qytetet-heronj, zhvillohen parada ushtarake tė teknologjisė moderne dhe forcave tė armatosura. Kuptohet parada mė madhėshtore organizohet nė Moskė. Veteranėt e luftės ftohen nė njė pritje madhėshtore nė Pallatin e Madh tė Kremlinit, tė cilėn e organizon Presidenti rus dhe Qeveria e Federatės Ruse. Kurora me lule vendosen te Zjarri i Pėrjetshėm para Murit tė Kremlinit. Nė çdo familje organizohen tryeza festive, ku ngrihen dolli pėr fitoren, ndėrsa kujtohen tė rėnėt dhe ato qė janė gjallė pėr heroizmin e tyre. Nė familjen time kjo ėshtė festa mė e dashur, sepse babai im ka luftuar qė nga dita e parė e luftės deri nė atė tė fundit. Pėr fat tė keq ai nuk jeton mė, por ne e kujtojmė gjithmonė atė dhe tė gjithė tė afėrmit qė morėn pjesė nė tė.
Qė prej 64 vitesh, veteranėt e luftės takohen para sheshit tė teatrit “Balshoi”.
A ekziston nė Rusi ndonjė kontradiktė rreth datės sė kėsaj ngjarjeje?
Jo. Nė Rusi nuk ka njė njeri tė vetėm qė tė dyshojė nė vėrtetėsinė e kėsaj date. Ka njė fakt qė kjo datė festohet mė 8 maj nė Perėndim, sepse akti i kapitullimit tė Gjermanisė naziste u nėnshkrua nė Berlin mė 8 maj nė orėn 22:45 (sipas orės europiane). Kurse nė Rusi, nė kėtė orė ishte 01:45, d.m.th. 9 maj. Prandaj ata qė e shohin ndershmėrisht dhe me modesti kėtė ngjarje, nuk kanė asnjė kontradiktė me datėn e kėsaj ngjarjeje. Kontradikta qėndron diku tjetėr, nė mėsimet qė u nxorėn nga Lufta e Dytė Botėrore. Fakti ėshtė se, megjithėse kanė kaluar rreth 64 vjet, kėto mėsime s’e kanė humbur aktualitetin e tyre. Thelbi i diskutimeve qėndron nė shtrembėrimin e historisė dhe nė zvogėlimin e rolit tė Rusisė nė luftėn kundėr nazizmit. Pėr tė vėrtetuar tė kundėrtėn mjafton tė shohim disa shifra: Mė 1944, gjatėsia e vijės sė frontit sovjetik ishte 4 herė mė e gjatė se vija e frontit midis gjermanėve dhe aleatėve. Nė kėtė kohė, nė frontin e luftės sovjetike-gjermane luftonin rreth 201 divizione gjermane, kurse nė frontin perėndimor, forcave aleate iu kundėrvunė nė varėsi tė kohės rreth 2 deri nė 21 divizione. Pas hapjes sė frontit tė dytė, ushtria e aleatėve kishte 1 milion e 500 mijė, ndėrsa ushtria gjermane kishte 560.000 ushtarė. Kontributi i Ushtrisė sė Kuqe nė asgjėsimin e armikut ishte i konsiderueshėm. 70% e ushtarėve dhe 75% e tė gjithė teknikės sė ushtrisė gjermane u asgjėsuan nga Ushtria e Kuqe.
Churchill ka shkruar se ushtria sovjetike i nxori zorrėt gjermanėve. Kurse Bush ka thėnė se pa Rusinė asgjė e tillė nuk do tė kishte ndodhur. Ne asnjėherė s’e kemi ndarė fitoren me pėrqindje. S’e kemi bėrė kėtė as mė 1945 dhe as sot. Ne mendojmė se kjo ishte njė fitore e pėrbashkėt e tė gjitha forcave tė koalicionit antinazist. Asnjeri s’ka tė drejtė tė nėpėrkėmbė humbjet dhe viktimat e popullit rus.
Si i ėshtė pėrgjigjur Qeveria ruse pretendimeve tė disa shteteve Balltike, tė cilat e konsiderojnė 9 Majin si ditėn e kolonizimit tė tyre pas-lufte nga Bashkimi Sovjetik, ose siç e quajnė ato “njė aneksim i sforcuar i tyre nė Bashkimin Sovjetik gjatė luftės”?
Pretendime tė tilla s’i pėrgjigjen realitetit. Ato janė tė pabaza. Ato nuk i pėrgjigjen ndonjė realiteti politik, ekonomik apo ushtarak, sepse pushtim quhet marrja me dhunė, me anė tė forcės ushtarake tė njė territori tė njė vendi nga njė vend tjetėr. S’ka pasur asnjėherė gjendje lufte midis Rusisė dhe vendeve tė Balltikut. Futja e Bashkimit Sovjetik nė kėto vende ėshtė bėrė me miratimin e parlamenteve dhe qeverive respektive tė kėtyre shteteve. Natyrisht jo tė gjithė ishin nė njė mendje me kėtė. Por pėr tė vėrtetuar kėtė miratim, ekzistojnė dokumentet pėrkatėse zyrtare. Sa pėr pretendimin e kolonizimit tė kėtyre vendeve, edhe kjo bie ndesh me realitetin. Ka edhe njė fakt tjetėr, pas luftės, vendet Balltike janė zhvilluar mė shpejt se republikat e tjera ish-sovjetike dhe niveli i jetesės sė tyre ka qenė mė i lartė. E gjithė infrastruktura e vendeve Balltike ėshtė ndėrtuar nė sajė tė fondeve tė qeverisė qendrore, autostradat, hekurudhat, portet. Prandaj kėto pretendime nuk i pėrgjigjen realitetit. Ato bėhen me qėllime tė kėqija, njė prej tė cilave ėshtė nxjerrja jashtė e popullsisė rusisht-folėse nga kėto vende. Por ne jemi tė sigurt se historia nuk do tė kujtohet e shtrembėruar, jo nė formėn e filmave primitivė hollivudianė, por me tė vėrtetėn e saj tė vėshtirė dhe qė fitorja jonė e pėrbashkėt mbi fashizmin do tė vlerėsohet drejt nga brezat qė do tė vijnė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos