Paradokset e njė punimi “shkencor”



Kohėt e fundit u njohėm me njė botim nė “Studime Gjeografike” nr. 16, revistė zyrtare, pronė e ish-Qendrės sė Studimeve Gjeografike tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė (ASHSH). Ky numėr i revistės ėshtė realizuar nė kuadrin e njė projekti me studiues gjermanė tė Universitetit tė Bambergut, Instituti i Gjeografisė, financuar nga DAAD (Shėrbimi i Shkėmbimit Akademik Gjerman) nė kuadrin e Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn JL. Prof. Dr. Arqile Bėrxholi dhe Prof. Dr. Dhimitėr Doka kanė trajtuar kėtu probleme fiziko-gjeografike jashtė kompetencave tė tyre, prandaj nuk na ēudisin gabimet shkencore deri nė nivele paradoksale. Punimi i kėtyre autorėve lidhet me vlerėsimin fiziko-gjeografik tė zonave tė marra nė studim, si Malėsia e Pukės, Lugina e Drinit tė Zi, vargu malor i Korabit, pjesa lindore e Maleve tė Lurės, Alpet Lindore, Malėsia e Hasit dhe e Gjakovės.

Qė nė fillim tė bie menjėherė nė sy se autorėt Bėrxholi dhe Doka kanė konceptime tejet tė gabuara qė reflektohet tek terminologjia e pėrdorur, kanė konfuzion nė pėrdorimin e termave “rajon”, “njėsi”, “zone”, “malėsi” etj., nė analizėn dhe interpretimin e gabuar tė dukurive gjeografike me ato fiziko-gjeografike tė mjedisit tė kėtyre zonave.

Nė trajtimin e ēdo zone tė veēantė spikat ēoroditja e theksuar nė analizėn shkencore gjeografike tė tyre. Nisur nga fakti se gabimet shkencore janė tė pranishme absolutisht nė ēdo rresht tė studimit dhe se paraqitja e tyre ėshtė e pamundur nė njė artikull, mė poshtė po veēojmė ato mė kryesoret dhe mė flagrantet. Konfuzioni fillon menjėherė tek paragrafi i parė dhe i dytė i hyrjes, tek Malėsia e Pukės, ku vėrehet njė renditje qė mund tė quhet “model” se si nuk duhet tė jetė i organizuar njė studim. Sipas autorėve, kjo malėsi “pėrfaqėsohet nga njė grumbull vargjesh malore dhe malėsish tepėr tė fuqishme”(?!). Se si “malėsia” pėrfaqėsohet nga “malėsitė” e kupton vetė lexuesi, sepse nė njėjės nuk mund tė pėrfshihet shumėsi (!). Gjithkund nė kėtė pjesė ngatėrrohet koncepti fiziko-gjeografik me atė gjeografik. Po kėtu thuhet se “nė jug kjo malėsi zbret nė shpatet e malėsisė sė Kushnenit”, pra malėsia zbret nė shpatet e malėsisė (?!) kur dihet se ato quhen Bjeshkėt e Kushnenit dhe jo malėsi. Pėr anėn lindore thuhet se “nė lindje kufiri kalon kreshtės (cilės kreshtė?) sė vargut qė bie nė luginėn e Drinit tė Zi”, pra njė kufi imagjinar, sepse ky vargmal nuk lidhet fare me kėtė malėsi. Nė vazhdim trajtimi i relievit tepėr skematik, i gabuar (sepse malėsia nuk ėshtė pllajė, siē e quajnė) me “zonat e sheshta tė kufizuara”, pra brenda zonės shtrihen zonat (?!), gjithashtu, tė kufizuara, duke hedhur poshtė njėherazi trajtėn e pllajės. Ndėrtimi gjeologjik, i cili trajtohet shkencėrisht pėrpara relievit, dhe kjo ėshtė elementare, paraqitet me gabime, mangėsi e pasaktėsi, ku sipas tyre mbi lartėsitė mbi 1000 m janė vendosur “kėsula” gėlqerore, kur dihet se ato takohen vetėm tek mali i Munellės. Si ka mundėsi qė nė kėtė malėsi me “grumbuj (term i ēuditshėm!) vargjesh malore e malėsish” sipas shprehjes sė autorėve, nuk pėrmendet asnjė “mal apo malėsi” (?!), ndėrkohė qė injorohen Tėrbuni, Krrabi, Kunor-Dardha, Munella, Shllumi i Merturit etj. Nė vazhdėn e paradokseve tė ndėrtimit gjeologjik tė kėsaj malėsie ėshtė lidhja e dukurisė sizmike (tėrmeteve) me ndėrtimin gjeologjik, kur dihet se kjo dukuri kushtėzohet nga tektonika e re aktive. Kjo ėshtė shprehje e amatorizimit tė tyre nė kėtė fushė. Natyrisht, kulmi i paradoksit tė kėtyre autorėve ėshtė trajtimi i klimės nė 3 rreshta edhe ato tė gabuara, tė cilėt po i citojmė: “Nė klimėn e malėsisė hasen elementėt (?!) e tri zonave klimatike, ajo mesdhetare kodrinore deri nė lartėsitė e Bjeshkėve tė Tėrbunit (ndėrkohė qė ky ėshtė mal dhe jo kodėr (Gj.G); ajo mesdhetare paramalore kryesisht nė shpatet e harkut lindor malor (cili ėshtė ky hark nuk e dinė as vetė autorėt derisa nuk e thonė (Gj.G); si dhe ajo mesdhetare malore nė kreshtat e maleve nė lartėsinė mbi 1500 m (theksojmė se lartėsitė mbi 1500 m nė kėtė malėsi janė tė papėrfillshme, pasi pjesa dėrrmuese e relievit shtrihet nė lartėsitė 900- 1300 m Gj.G). Pra, sipas logjikės “shkencore”, tė kėtyre autorėve kreshtat e maleve janė zonė klimatike e ndryshme nga shpatet e tyre (?!).

Gabime shkencore origjinale tė kėtyre autorėve shprehen, gjithashtu, tek trajtimi i tipareve fiziko-gjeografike tė Luginės sė Drinit tė Zi, tė cilin herė e quan zonė ku pėrfshihen disa njėsi gjeografike (?!), kur dihet se koncepti gjeografik ėshtė mė i gjerė se ai fiziko-gjeografik. Autorėt herė e quajnė rajon(?!) dhe pėrsėri njėsi mjedisore(?!) tė dalluara dukshėm nga mjedisi fiziko-gjeografik dhe nga mjedisi social, pra njė konfuzion, tė cilin me siguri nuk e kuptojnė as vetė autorėt.

Mė tej autorėt shprehen me fjalinė: “Kufiri i kėsaj lugine nė veri me ish-luginėn e Drinit tė Bardhė, tashmė pjesė e liqenit tė Fierzės...”, ku vihen re dy paradokse: paradoksi i parė: ēfarė kuptojnė autorėt me “ish”, mos lugina nuk ekziston mė, apo mos ėshtė transferuar nė ndonjė vend tjetėr (?), dhe paradoksi i dytė: liqeni tashmė ėshtė pjesė e luginės dhe jo e kundėrta siē thonė autorėt.

Konceptime dhe trajtime tė gabuara ka gjithashtu, pėrbėrja litologjike (shkėmbinjve) tė shpateve tė kėsaj lugine, pra “shpatet perėndimore gėlqerorė tė mermerizuar (?!), ndėrsa ato nė lindje tė luginės nga dolomite e gėlqerorė” (?!). Shtrojmė pyetjen: po shkėmbinjtė terrigjenė, tė cilėt ndėrtojnė pjesėn mė tė madhe tė luginės nga Dibra nė Zall-Dardhė, ku i kanė futur autorėt? Nė vijim, trajtimi i relievit dhe klimės janė tejet skematike, kurse hidrografia dhe tokat bimėsia mungojnė tėrėsisht nė analizėn e kėsaj lugine. Nė vazhdim “vargu i Korabit” tė habit me njė mėnyrė trajtimi qė mund tė quhet model i pasaktėsive shkencore tė problemeve fiziko-gjeografike, sepse autorėt thonė qė aty “gjendet rajoni (?!) i Shishtavecit”, pra rajon brenda njėsisė gjeografike tė Korabit. Tenxherja brenda kapakut. Spekulime tė tilla me kėto koncepte e terminologji shkencore gjeografike zor se i gjen gjėkundi. Tė tilla gabime takohen tek ndėrtimi i truallit tė Korabit, me termin “shkėmbinj gjeologjikė” i “shpikur” pėr herė tė parė vetėm nga kėto autorė, rrjedhojė kjo e “kontrabandės” nė kėtė fushė studimi. Si ka mundėsi qė kėta autorė i kanė lejuar vetės tė shpėrfillet (apo nuk e dinė?) relievi i Korabit, mė i madhi i trevave shqiptare dhe nga mė tė mėdhenjtė e Gadishullit Ballkanik, pasi male tė tillė tė rėndėsishėm tė kėtij vargmali, si Koritniku, Gjalica, Serakoli e Deshati, as kanė marrė mundimin t’i pėrmendin?! Si zakonisht toka, bimėsia dhe fauna mungojnė krejtėsisht, kurse hidrografia me tre rreshta(?). Pavarėsisht se pjesa lindore e maleve tė Lurės ėshtė pėrfshirė nė zonėn e studimit, autorėt nuk i kanė trajtuar fare(?).

Nė vlerėsimin fiziko-gjeografik tė Alpeve Lindore nuk jepet citimi i njė ndarjeje tė tillė(?), kurse paradokset shkencore nuk kanė tė sosur dhe e kemi tė vėshtirė cilin tė veēojmė mė parė. Tė bie menjėherė nė sy mėnyra e gabuar e formulimit tė fjalive qė tek paragrafi i parė, ku njėsia e Alpeve u pėrbėka nga dy nėnrajone(?) me kufij gjeografikė(?!) luginėn e Shalės. Kjo luginė ėshtė kufi fiziko-gjeografik dhe jo gjeografik, kurse nuk bėhet fjalė pėr tė cituar autorin nga e kanė marrė njė ndarje tė tillė qė e citojnė dhe gabim. Si gjithnjė trajtimi i ndėrtimit gjeologjik tė Alpeve Lindore, vetėm me katėr rreshta, paraqitet me mangėsi dhe pasaktėsi shkencore tė theksuara, krahas njė skematizmi tė pafalshėm, ku zor se gjen njė fjali tė saktė. “Kurrizet e kreshtat ndėrtohen nga shkėmbinj tė ndryshėm prej luginave e fundet e shpateve” (?), pra njė “shpikje” dhe sajim nė dritė tė diellit e kėtyre autorėve dhe qė nuk pėrputhet me realitetin.

Relievi i Alpeve Lindore ėshtė paraqitur me terma tepėr tė pėrgjithshme ku nuk pėrmendet asnjė bllok malor, tė tillė si ai i Jezercės, Kollatės, Grykave tė Hapta, tė Kakisė, tė Majės sė Hekurave etj., me lartėsi mbi 2500 m, apo luginat, si ajo e Valbonės, e Nikajt, Gashit, Tropojės. Pėrdoren vetėm terma tė pėrgjithshme dhe nė disa prej tyre vulgare dhe aspak shkencore (shpella e galeri masive, lėndina ndėrmalore, lugina herė tė sheshta e herė tė thella, etj.

Njė “shpikje” e radhės spikat menjėherė tek trajtimi klimės sė Alpeve Lindore, ku pozita “gjeografike, lartėsitė e mėdha, veēoritė e shtrirjes sė vargjeve malore e luginave”, qenkan “elemente gjeografike”(?!). Pra duke ngatėrruar idenė e ndryshimit thelbėsor midis konceptit shumė mė tė gjerė gjeografik.

Tek hidrografia e Alpeve, e cila ēuditėrisht nė tekst zė vend sa dyfishi i pjesės sė klimės (?!), pjesėn dėrrmuese e zėnė burimet e ujit, duke shpėrfillur lumin e Valbonės, tė Nikajt, tė Gashit, tė Tropojės (pėr dy tė parėt jepet vetėm prurja vjetore), tė cilėt zotėrojnė pasuri ujore me vlera ekonomike. Kurse pasuritė floristike tė Alpeve janė trajtuar vetėm me dy rreshta pa pėrmendur fare pyjet (?!) e mirėnjohura tė Valbonės, Ēeremit, Lumės, Gashit, Nikajt etj. Vargu i gabimeve shkencore origjinale tė kėtyre autorėve mbyllet me ato tė bėra tek trajtimi i malėsisė sė fundit, asaj tė Hasit dhe Gjakovės ku: “Ėshtė pjesė pėrbėrėse e nėnrajonit VL”, i cili nuk del gjėkundi nė trajtimin e zonave tė marra nė studim. Pastaj trajtimi vazhdon me kufijtė e gabuar tė shtrirjes nė VP (jo nė veri) me pellgun e Tropojės dhe jo lumin me tė njėjtin emėr, kurse nė JL (jo nė jug) me pellgun e Kukėsit, e luginėn e Drinit tė Bardhė (jo tė lumit Drin).

Ndėrtimi gjeologjik si zakonisht me pasaktėsi, ku thuhet se “brenda kėsaj zone dallojmė zonėn e Bytyēit e tė Hasit”, pra brenda njė zone veēojnė dy zona (?!); nuk ėshtė e vėrtetė se Hasi ka vetėm gėlqerorė e molasa, siē e thonė autorėt, pasi pjesa mė e madhe ndėrtohet nga shkėmbinj magmatikė.

Midis ndėrtimit gjeologjik dhe klimės me rreth 8 rreshta, qėndron relievi me 2.5 rreshta (?!). Pra pėrbėrėsi kryesor i mjedisit natyror (pas ndėrtimit gjeologjik) pothuajse nuk trajtohet fare nga kėta “gjeografė”, duke i shtuar njėherazi gabimet dhe pasaktėsitė e trajtimit tė klimės, hidrografisė dhe tė tokave.

Paradoksi mė befasues ėshtė trajtimi i klimės tek Malėsia e Hasit dhe Gjakovės ku “zona mesdhetare paramalore zė pjesėn kryesore tė mjedisit dhe tė zonės mesdhetare malore” (?!). Se si njė zonė klimatike zė pjesėn kryesore tė njė zone tjetėr klimatike besojmė se e kupton lehtėsisht lexuesi (f. 47) se ēfarė gabimi shkencor, deri nė absurd, mbart mendimi i autorėve”. Nė radhė tė parė duhet tė sqarojmė autorėt se pėrdorimi nga ana e tyre e termave tė tilla si “reliev kodrinor i ulėt”, “sistem kodrinor i lartė”, dhe “sistem paramalor”, pra herė reliev e hėrė sistem, janė tejet tė vjetėruara nė Gjeografi, por janė njėherazi dhe jashtė reales sidomos pėr kėto malėsi, e cila karakterizohet nga njė reliev kodrinoro-malor. Kurse degradimi i pjesshėm i tokave tė murrme pyjore mbi 1000 m si pasojė e “terracimit tė mėparshėm” janė njė “shpikje” e radhės sė kėtyre autorėve. Shtrojmė pyetjen: me gabime shkencore tė tilla tė papranueshme a mund tė jetė Prof. Arqile Bėrxholi, anėtar nė Kėshillin Botues tė Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (FESH), tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, njė vepėr kapitale me vlera mbarėkombėtare qė ėshtė nė proces botimi?

Modeli i punimit i trajtuar mė lart dėshmon se si nuk duhet konceptuar grupi kėrkimor, dhe se si nuk duhet tė shkruhet shkenca, nė kėtė rast ajo e gjeografisė. Shprehim keqardhjen tonė qė edhe kėtė herė fondet e DAAD-sė Gjermane janė pėrdorur pėr pseudoshkencė duke pėrzgjedhur autorė tė tillė. Kjo nuk do tė kishte ndodhur nėse studimi do t’i ishte nėnshtruar, gjithashtu, oponencės shkencore. Jemi tė hapur pėr njė ballafaqim me autorėt pėr tė gjitha vėrejtjet e paraqitura ndaj kėtij punimi, me qėllim tė ndėrgjegjėsimit tė tyre pėr paaftėsinė profesionale nė funksion tė studimeve fiziko-gjeografike.





*Autori ėshtė Profesor nė Departamentin e Gjeografisė, Universiteti i Tiranės, titullar i lėndės Geomorfologji e Pėrgjithshme dhe “Gjeomorfologji e Shqipėrisė”




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos