Could not find match

Me sy tė fryrė nga pagjumėsia...



THEKSIME Faqe 15 Ilustrimet: foto e autorit, pamje nga Driloni i Pogradecit
Me sy tė fryrė nga pagjumėsia...
Roland GJOZA

Ishte ajo natė qė s'do ta harroj kurrė. Qirinjtė ishin shitur ne qytet. Pemėt e Drilonit ishin rrethuar me shiritė nga Bashkia. Liqeni ishte po ai, mė dukej sikur shikoja nė thellėsi koranin e kuq si pėrshkonte me dritė fundet blu. Tregtizat e luleve s'kishin me asgjė. Tregtiza e zogjve ishte fare bosh, pa kafazėt e kanarinave, laureshave, bilbilave, papagajve, pa ushqimet e tyre. Kishte ndodhur diēka e ēuditshme qė pėrsėritej ēdo vit.
Piktorėt kishin qė nė mėngjes qė ishin fshehur nė humbtajat e Drilonit. Nuset kishin kaluar mbi urat lėkundėse, ashtu duken ato, sepse janė aq fine e gati tymtajė. Ishin puthur me tė dashurit, kishin derdhur poēen me verė poshtė nė ujin me lule, ndėrsa njė i afėrm i tyre kishte derdhur nė mėngjes butin plot nė varrezė.
Ishin tė ftuar tė gjithė nė dasmė, madje edhe fantazmat. Peshqit po se po, por edhe mjelmat, shtojzovallet, qė shfaqen nganjėherė krejt papritur. Po kjo s'mbaronte me kaq. Nusja nxirrte nga gishti unazėn dhe e hidhte poshtė nė ujė. Dhėndri zhvishte kostumin dhe kridhej nė lumė. Mblidhej njerėzia tė shikonin kėtė shfaqje tė vjetėr qė nga koha e Homerit. Ah, i ziu ti, psherėtinin plakat, gjeje, mo, se ta mori tjetri. Dhe qeshnin me lot nė sy. Nusja ia tregonte me gisht, ja atje e ke!
Mė nė fund, ai e gjente dhe fillonte muzika, kėndonin tė gjithė kėngėn e unazės. Plane tejet romantike nusesh qė kalonin urat dhe bishti i gjatė i fustanit tė tyre qė mbahej nga 10-12 fėmijė. Dhėndurė tė lagur qė dridheshin nga tė ftohtit, vera qė pinin drejt e nga buti. Eh, ē'bėhej aty.
Larg nė brezin e fundit, tejet blu e si nė mavi tė liqenit pluskonin qindra barka. Pjesa mė e madhe nuk ishin peshkatarė, po nevojtarė qė luftonin pėr bukėn e gojės, mėsues, nėpunės, tė papunė, poetė, ėndėrrimtarė, qė ende s'kishin vendosur ē'tė bėnin nė jetė. E kalonin natėn atje nė atė fund, ku hidhnin rrjetat me frikėn e ndonjė stuhie tė mundshme. Ndjehej thėllimi. Dilte hėna dhe i zbukuronte gjėrat. Shfaqeshin silueta, dėgjoheshin kumbe.

* * *
Ne do tė xhironim fundin e filmit, kur personazhet, dy pensionistė, largohen me barkė nga Driloni.
Ja ē'kishte ndodhur. Lulet nė qytet i kishin blerė maturantėt. Qirinjtė gjithashtu. Ishte mbrėmja e fundit e maturės. Ishin bėrė gati tryezat. Nė njė piano, qė ishte sjellė me kamionēinė, njė djalė i binte Ave Maria tė Shubertit. Qetėsi. Pylli dhe lumi qė vinte lart nga Prespa e Vogėl, lėshonin trembje tė befta dhe gėrvima e kėrcitje, qė binin shpejt nė fashė.
Atje larg, nė vijėn e fundit tė liqenit, ishin ata tė minierės sė ujit. Ata qė nuk u dilte rroga dhe rrezikonin pėr koranin. Njė koran 12 mijė lekė. S'ishte pak. Njė natė nė tė ftohtė, njė natė me fat pa shtjellė tė beftė dhe stuhi qė brof papritur. Sa kishin vdekur nė atė minierė uji. Nuk e di pse mė rrinte mendja atje. Kur erdha per xhirime, i pashė ata qindra varfanjakė me fenerė dhe mė treguan historinė e njė mėsuesi qė e njihja, i cili ishte mbytur.
Tani do tė largoheshim,edhe ca plane dhe i jepnim fund filmit. As unė nuk e kuptoja pse mė rrinte mendja atje. Unė s'kisha punė me ta. Po ja qė nuk i harroja dot. Mbi ta binte drita e hėnės dhe ndoshta nga fundet lėvrinin lart koranėt dhe ndonjė prej tyre mbetej ne rrjetė. Ishte gjueti e vėshtirė me kokė nė torbė.

* * *
Dikush i binte me garuzhde njė sahani tė madh prej bakrri. Ishte njė tingėllimė sapak gazndjellese, madje tė bėnte tė qeshje me zė. Po vinte ai, qė i thoshin Plaku i Heminguejt.
I veshur oficer, me kėpucė ushtrie me qafa dhe kambale. Frynte bulēitė dhe bėnte bandėn.
Krejt i vetmuar. Na u afrua. Ndaloi, banda e tij brenda atyre bulēive i binte simfonisė sė pestė tė Bethovenit, asaj qė i thonė Simfonia e Fatit. Pa, pa, pa, pa! Kishte mbathur e ngecur nėpėr trup, nė vend tė armėve, tėrė enėt e kuzhinės. Nė kokė mbante njė kapele ushtari tė lerosur plot me glasa dhe pupla zogjsh. Nuk na foli. Si duket, i kishim zėnė vendin. Aty ndizte zjarrin dhe piqte peshqit qė kishte zėnė. Nė kurriz mbante lidhur butin e verės tė bėrė vetė. Kur i hapi tapėn, ajo kundėrmoi me taftin e kishės pėr krishtlindje. Ndezi zjarrin,vuri njė kusi tė ziejė, hodhi brenda gjithė ē'duhen pėr njė supė peshku, pastaj poqi koran. Na ftoi dhe ne, pasi na rrėfeu historinė e peshkut nė bark tė robit, qė s’e tret as limoni e as molla, po veē vera, qė ia ngrin princit koran gazin ne buzė.
Pastaj erdhėn piktorėt nga humbtaja e Drilonit, tė lodhur po tė gėzuar, se kishin punuar goxha. Konstantin Kristofori kishte parė shtojzovallen nė blatishtė, ndėrsa Filipi dhe Skėnderi patėn ndier tingėllimėn e dritės sė hėnės nė kanavacė, siē e tregon Bethoveni te Sonata e Hėnės. Ata e njihnin personazhin e tyre tė akuarelit, grafikės dhe bojės sė vajit, Plakun e Heminguejt, qė gjuante gjithė jetėn vetėm fillikat dhe kishte mbetur tuhaf dhe varfanjak. Ai e merrte kuzhinėn me vete dhe gjatė kohės sė tij proverbiale kishte humbur emrin, pothuajse me dashje, kur i kishin shpjeguar historinė e Plakut dhe Detit. E lamė atje te zjarri i tij me pashqit dhe bandėn qė dėgjohej kur e kur, teksa bulēitė e tij s'kishin punė tjetėr pėr tė bėrė.

* * *
Planet e fundit. Dy pleqtė tanė, ata qė kishin ndėrtuar Drilonin, se ai s'kishte ekzistuar me parė, kish qenė veē shtuf e kallamishte, marrin barkėn plot me kafazė zogjsh dhe fillojnė vozitjen nė pllangėn e hėnės mbi liqen si petla jargavanėsh. Po s'do tė niseshin dot, se ne donim tė xhironim Plakun e Heminguejt qė lan enėt e kuzhinės nė liqen dhe u thotė atyre natėn e mirė, pastaj i lidh ato nėpėr trup dhe largohet duke i rėnė me garuzhde sahanit prej bakri. Qė larg nga thellėsira vinte zėri i tij hokatar: Ti qė me zė mua, prokopi mos bėfsh, ti qė mė ha mua, me bukė e me ujė mos u ngopsh. Pse tė na humbte ky plan?
Po prapė diēka na pengonte tė mbaronim punė. Gumėzhiti pylli, dėgjohej pianoja, pastaj zėri i mrekullueshėm i Selin Dion. Kishin ardhur djemtė e gjimnazit me frak e papijon, vajzat me fustane tė mėdhenj balloje, po veē krahėt i mbanin krejt jashtė dhe dekolteja ishte sapak diskrete, hamgjitėse, tunduese. Vallėzonin me njė melankoli prej kohėsh tė Belle Epoque, qirinjtė digjeshn, jo vetėm brenda, nėpėr tryeza, por edhe nė bar, nė liqen, nė pemė. Ē'natė! Putheshin. Vajzat vinin kokėn nė supin e djemve, ndėrsa ata qėndronin seriozė sikur mbanin njė peshė, qė u shkaktonte dhimbje. Vajzat ia shkrepnin tė qarės, ndonjėra nuk e mbante pėshpėrimėn, po e ngrinte zėrin. Pse, vėrtet do tė ndahemi? Do mė lesh?
Tė merrte gazi kur shikoje policėt qė pinin dhe fshinin lotėt. Pastaj erdhi ajo ora e kurorės, u futėn nė pyll ēifte- ēifte (O Zot, ē'bukuri ! ) dhe... pasi shkulėn shiritat e Bashkisė (policėt s'guxonin t'i ndalonin, se ishte vėrtet mėkat), filluan tė kėpusnin degė me lule pėr kurorė. O, ē'masakėr e shenjtėruar me puthje dhe tė qara qė tė kėpusnin shpirtin. Ē'vajza tė bukura, ē'djem elegantė pa gojė, ndėrsa ato i mallkonin me shumė dashuri. Vėrtet s'do tė shihemi mė, Jovkė? S'do m'i shkruash mė ato fjalė ēdo mėngjes, s'do ma fėrkosh kofshėn nėn bankė, s'do... Djem pa gojė. Pinin vendēe ama, e ndjenin qė po humbnin pėrgjithmonė, po nga mendjelehtėsia nuk kuptonin se koha e artė e Belle Epoque perėndonte sonte, si hėna nė Malin e Thatė. Kishin pėr ta kėrkuar kėtė kohė, por ajo s'do tė kthehej mė.
Lasgush, ta lanė kėrcu junapin tėnd dhe mėshteknėn dhe begonien dhe kumbullėn e kuqe dhe, sikur tė shfaqeshe sonte, ti vetėm sa do tė ngrije bastunin tėnd dhe do t'i stėrpikje me dritėn e hėnės sė liqerit, se ē'mund tė bėje tjetėr, o vjershėtor i asaj psherėtimės sė artė. Ti po vjen qė prej sė largu... Po jo, ata po ndahen pergjithmonė. Kjo ėshtė dhimbja e kėsaj nate, qė i bėn policėt tė harrojnė detyrėn dhe tė struken duke fshirė lotėt e nxehtė. Kėshtu ka ndodhur gjithmonė, ndėrsa qirinjtė digjen dhe pianoja i bie valseve brilante tė Shtrausit.
Dy pleqtė tanė, gėrmuqur midis kafazeve tė zogjve, u japin rremave ngadalė. Zogjtė flenė. A shikojnė ėndrra zogjtė? Kėta pleq i sollėn nė Drilon atėherė, kur qyteti u mbush me krismat e armėve, atė vit tė mbrapshtė, kur turma e zemėruar donte tė priste pyllin e Drilonit. Atėherė pleqtė prishėn urat, shpirti ua di atė dhimbje, shpirti, qė u ėshtė bėrė tėrė bira e tė grira, u thėrrisnin qė atje tej atyre matufėve. Po priten kėto peme, o derdimenė, ē'do t'i bėni, dru zjarri, qymyr qe te ziejė raki gjitoni? Po a e dini ju, o malokė, qė i kemi marrė kėrthinj, ja, ato rrapet e mėdhenj qė bėjnė hije engjervije i kemi shkulur brigjeve tė Shkumbinit, ato mėshteknat me hėnė nė Moravė... shkoni, shihni punėt tuaja, se kjo tokė ka zot. E, ē'zot, dy pleq tė mbaruar, por qė i njihte tėrė qyteti. Kishin marrė pastaj kafazė me zogj, ishin ngjitur nėpėr shkallė, i kishin varur degėve. Cicėrinin zogjtė e kafazeve qė tė ndillnin zogjtė vendalinj, qė kishin marrė arratinė nga krismat, cicėrinin e cicėrinin pa pushim sikur tė ishin te kurdisur. Ja, ashtu u paqtua sėrish Driloni dhe u kthyen nuset.
Tani ishte ajo ora blu e natės, kur ngjyrat sikur dalin nga kisha pasi kanė dėgjuar meshėn. Ngjyrat e natės, ato fėrgėllima nė ajėr, ai kumb si i tretur, ai trok humbak nėpėr kum, ai vezullim i beftė nė gjeratoret e mėdha tė liqenit, ai paralajmėrim i mbėrritjes nga larg i njė ēifti nositėsh qė vijnė tė ngrohin vezėt
nė Drilon, atje te pylli qė kėndon natėn, ėshtė ajo ora kur djemtė ulen nė gjunjė dhe s'thonė asgjė, sepse ata kujtojnė se jeta ėshtė e mbushur me dashuri, ky ishte veē hapi i parė, ndėrsa vajzat rrinė qiri mė kėmbė dhe u vėnė kurorėn nė ballė, teksa flasin me dashuri dhe trishtim nate... O Zot, ē'thonė, o Zot,veē t'i dėgjosh ashtu duke qeshur e duke qarė nė ajrin e mbushur me aroma dhe tinguj pianoje.

* * *
Pastaj ėshtė kėrkimi dhe pritja, kush ėshtė mė i zoti t'i sjellė mikes sė vet surprizėn e natės sė fundit. Rrinė vajzat nė pritje. Sa u shkon vajzave pritja. Humbasin djemtė, sepse pėr disa ēaste ata nuk duhet tė jenė mė aty, po larg, larg nėpėr natė, sepse, siē thotė poeti, vajzat kanė lindur pėr tė qarė dhe djemtė pėr tė udhėtuar. Pastaj shfaqen kuturueshėm, dikush ka sjellė lule, njė tjetėr unazė, ky ėshtė propozimi qė pranohet ose jo, ngaqė varet kush e bėn propozimin, njėri ka nxjerrė nga foleja njė qukapik tė kuq qė ende flė, sepse i mban sytė mbyllur. Pikėrisht ky qukapik fitoi, vajza qė e mori i puthi sqepin e gjatė, e vuri nė gjoks dhe i pėshpėriti. Qukapik, qukapik, trokit nė zemrėn time, se do ta hap portėn sonte, po me vjen keq, se zemrėn ma ka marrė njė tjetėr. Qukapik, qukapik, vajza rrinte mė kėmbė, ndėrsa djali u ul nė gjunjė dhe priste qė ajo ta ngrinte dhe t'i jepte njė tė puthur, por kjo s'ndodhi, se vajza donte njė tjetėr dhe ai njė tjetėr donte.
Kėto plane ishin gati silueta dhe dukej sikur po xhironim fantazma nate. Sa m'u dhimbs ai djalė, qė mbeti ashtu mė gjunjė pėr njė kohė tė gjatė. Po s'kishe ēfarė t’i bėje dashurisė, se edhe vetė Lasgushi po tė vinte, s'kish ē't’i bėnte atij djali tė gjorė.
Nė barkė njė plak i thoshte tjetrit: Mua mė pret kafeja e bluar nė gur, e pi me plakėn dhe s'flasim. Flet liqeni pėr ne.
Tjetri ia kthen: Ajo imja mė pret te dera, atje rri me duar me brumė, vjen erė miell i gatuar me vezė. Gjithmonė ka patur frikė se mos nuk i kthehem mė.

* * *
Nė mengjes ishim nė breg tė liqenit pėr tė pritur barkat e peshkatarėve. Ata vinin tė murrėtyer nga thėllimi, tė parruar, me sy tė fryrė nga pagjumėsia, hidhnin peshkun nė peshoret e ndryshkura: koran, belushkė, lekl, cironkė dhe bėnin pazar me ata tė hoteleve, bareve, restoranteve.
I pyeta pėr ata larg nė brezin e fundit tė liqenit, qė ende dukeshin nėn mjegull dhe peshkatarėt na thanė se ata kishin tri ditė qė nuk zinin gjė. Ishte bėrė zakon qė tė mos ktheheshin pa zėnė qoftė dhe njė koran tė vetėm. Ē'bėhet me Plakun e Heminguejt? Ai nuk shet, s'ka njeri, rron me atė qė zė, po ama zė, se ėshtė peshkatar i vjetėr. Ai nxori nusen e mbytur, se atje tej u mbyt njė dasmė me gjithė krushqi. E solli nė breg, sikur ta kish ngritur nga shtrati, edhe vellon ia kishte gjetur..
Ikėm pas pak dhe rrugės pamė atė djalin e qukapikut tė kuq, qė kalamendej nėpėr rrugė i bėrė tapė, vetėm nė kėmishė, pa xhaketė dhe papijon. Ai kthehej i fundit.


4 Maj 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos