Zgjedhjet, KQZ: Rezultati, brenda 24 orėve





KQZ: Rezultatet “online” dhe me vėrtetėsi



466 kamera, shpejtėsia nė kohė reale





Jo vetėm zgjedhje tė lira, por edhe shpallje tė rezultatit brenda 24 orėve nga dita e votimit. Informacion qė nuk do kohė tė vėrtetohet, pasi gjithēka do tė jetė transparente pėrmes videove dhe shpejtėsia nė kohė reale. Nė kėtė mėnyrė merr fund zvarritja tashmė e njohur me daljen e rezultatit tė votimeve sa herė qė shqiptarėt votojnė. Kjo, pėr faktin se KQZ pretendon qė rezultatin e votimit ta shpallė njė ditė pas zgjedhjeve tė reja parlamentare, pikėrisht nė datėn 29 qershor. Praktika e njohur nė vendet perėndimore tashmė pritet tė ndiqet edhe nė Shqipėri. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jep garanci se rezultati i zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare mund tė mėsohet brenda 24 orėve nga mbyllja e kutive tė votimit. Nė kėtė garė tė re qė KQZ-ja do tė tentojė tė fitojė kryesisht me mediat e pastaj me besimin e shqiptarėve, kėtij institucioni do t’i vijė nė ndihmė sistemi i monitorimit me kamera nė kohė reale. Ėshtė sistemi i ri qė po funksionon qė prej 2 muajsh pėr mbledhjet e KQZ-sė, ēka bėn tė mundur ndjekjen e tyre “online” nė ēdo cep tė botės. Zėdhėnėsi i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, z. Leonard Olli, sqaroi dje pėr mediat se “kjo praktikė e re rrit transparencėn dhe jep mundėsi tė merresh edhe me diēka tjetėr. Si p.sh., tė interesohesh nė internet, po nė faqen e KQZ-sė, pėr listat e zgjedhėsve. Pas njė kėrkimi tė shpejtė, u verifikua se njė votues jo vetėm e ka emrin nė listė, por aty saktėsohet edhe se nė cilėn qendėr votimi i duhet tė shkojė me 28 qershor”. Mbledhja e KQZ-sė vazhdon gjithmonė “online”, nėn vėzhgimin e kamerave tė vendosura nė sallė. Sipas tė njėjtit parim, tė sanksionuar edhe nė Kodin Zgjedhor, ēdo tavolinė ku do tė numėrohen votat do tė mbulohet nga njė kamera me rezolucion tė lartė, imazhet e sė cilės do tė shfaqen nė njė monitor. Pėr zgjedhjet e ardhshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pėrcaktuar 66 vende tė numėrimit tė votave. Numėrimi nė rang republike do tė monitorohet nga rreth 400 kamera. Me iniciativė tė vetė KQZ-sė, kėtyre do t’u shtohen edhe 66 kamera tė tjera, qė do tė japin njė pamje 360ŗ tė secilės sallė ku po numėrohen votat. "Kėto 66 kamera do tė rrisin jo vetėm transparencėn mbi atė se ēfarė ndodh, po do tė publikojnė rezultatet “online” dhe nė kohėn 0", - u shpreh zėdhėnėsi i KQZ-sė, Leonard Olli. Nga ana tjetėr, dy monitorė tė mėdhenj do tė japin grafikisht rezultatet, nė monitorė tė tjerė anėtarėt e KQZ-se dhe mediat e akredituara do tė ndjekin drejtpėrsėdrejti gjithēka ndodh gjatė procesit tė numėrimit. Jo mė informacione me faks, telefon, apo me gojė, informacion shpesh i ndryshuar apo edhe i fryrė, qė do kohė tė vėrtetohet. KQZ-ja garanton se gjithēka do tė jetė nė video dhe nė kohė reale. Sa herė qė Shqipėria ka zhvilluar zgjedhje, shpallja e rezultatit tė tyre ėshtė shoqėruar me debate tė forta politike deri dhe kontestime pėr shkak se palėt konkurruese kanė akuzuar pėr manipulime tė rezultatit. Por me praktikėn e re tė KQZ-sė, duke futur nė lojė kamerat dhe videot jo vetėm qė do tė kemi njė shpallje tė shpejtė tė votimit, por dhe njė saktėsi tė tij, gjė qė do tė mbyllė tė gjitha shtigjet e partive politike pėr tė kundėrshtuar rezultatin e 28 qershorit.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos