Nis shpėrndarja - Pensionet, rritja pėr ēdo kategori

 

Fabiola Çela

Pėrfundon llogaritja e rritjes sė pensioneve tė qytetit dhe tė fshatit. Nė njė deklaratė pėr mediat, drejtoresha e Institutit tė Sigurimeve Shoqėrore, Evelina Koldashi, ka sqaruar masėn e rritjes sė pensioneve pėr çdo kategori. Nė bazė tė kėsaj rritje tė ardhurat minimale pėr pensionin e plotė nė qytet nuk do tė jenė mė tė vogla se 12.226 lekė nė muaj. Ndėrsa tė ardhurat minimale pėr pensionin e plotė nė fshat s’do jenė mė tė vogla se 7234 lekė nė muaj.
Rritja
ISSH-ja ka pėrfunduar llogaritjet dhe qė dje ka nisur shpėrndarjen e tyre. Sipas pėrllogaritjeve, 8 pėr qind janė rritur pensionet e pleqėrisė sė qytetit, 10% pensionet familjare dhe tė invaliditetit tė qytetit, 22% pėr pensionet e pleqėrisė, invaliditetit dhe familjar nė fshat, si dhe rritjen me 4% pėr tė gjitha pensionet suplementare tė ushtarakėve, tė punonjėsve tė Policisė sė Shtetit, tė pilotėve fluturues, tė detarėve, tė punonjėsve tė ndėrmarrjeve ushtarake. Ndėrsa trajtimi i veçantė i ish-punonjėsve tė nėntokės ėshtė rritur nė masėn 10%. “Tė gjitha pensionet minimale tė pleqėrisė shtet, pėrveç rritjes pėr 8% pėrfitojnė dhe njė kompensim nė 190 lekė, duke e çuar rritjen reale tė tė ardhurave minimale tė pensionistit nė masėn 10%”, u shpreh dje drejtoresha e ISSH-sė, Evelina Koldashi. Nė kėtė kategori pensionesh pėrfitojnė 126.177 persona. Kėshtu me kėtė rritje dhe shtesė, tė ardhurat minimale tė pensionistėve qė marrin pension tė plotė pleqėrie bėhet 12.226 lekė. Sipas saj, kompensimin deri nė masėn 190 lekė do ta pėrfitojnė edhe pensionet e pjesshme tė pleqėrisė shtet. Ky kompensim u jepet nė proporcion me masėn e pensionit qė ata kanė. Ky kompensim i bėn kėto pensione qė tė pėrfitojnė njė rritje reale tė tė ardhurave nė masėn 10%. Nė kėtė kategori pėrfitojnė 44.077 persona. Pra, kompensimin nė masėn deri nė 190 lekė e pėrfitojnė 203.850 pensionistė. ”Rritja e pensioneve nuk cenon asnjė prej kompensimeve qė janė dhėnė gjatė periudhave tė mėparshme. Pra, tė gjithė pensionistėt pa pėrjashtim, pėrveç kompensimeve tė pėrfituara me vendime tė veçanta tė qeverisė, do tė pėrfitojnė edhe rritjen mė tė fundit qė ka filluar qė sot nė tė gjitha zyrat postare”, ėshtė shprehur drejtoresha e ISSH-sė. Pas kėsaj rritjeje tė ardhurat minimale pėr pensionin e plotė nė qytet nuk mund tė jenė mė tė vogla se 12.226 lekė nė muaj. Tė ardhurat minimale pėr pensionin e plotė nė fshat nuk mund tė jenė mė tė vogla se 7234 lekė nė muaj. Tė ardhurat pėr pensionin maksimal nė qytet bėhen 21.052 lekė. Nga kjo rritje do tė transferohen drejt buxheteve familjare tė pensionistėve shuma 4.412 milionė lekė, fond i cili ėshtė vėnė nė dispozicion tė ISSH-sė nga qeveria.


VENDIMIPER RRITJEN E PENSIONEVE

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes, te nenit 88 te ligjit  nr.7703, date 11.5.1993 "Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, me propozimin e Ministrit te Financave, Keshilli i Ministrave,
V E N D O S I :
1) Rritjen, nė masėn 8 pėr qind tė:
a) pensioneve tė plota, tė pjesshme dhe tė parakohshme, tė pleqėrisė, tė pensioneve pėr merita tė veçanta dhe pėr vjetėrsi shėrbimi
b) pensioneve tė posaçme shtetėrore dhe tė shtesave tė pensioneve tė posaçme shtetėrore
d) pensioneve tė caktuara me dekretin nr.758, datė 1.2.1994 tė Presidentit "Pėr njė mbrojtje tė veçantė tė ushtarakut", miratuar me ligjin nr.7799, datė 24.2.1994.
2) Rritjen, nė masėn 10 pėr qind tė pensioneve tė plota, tė pjesshme dhe tė reduktuara tė invaliditetit dhe te pensioneve familjare
3) Rritjen ne masen 10 % te shtesave mbi pension, tė dhėna nė pėrputhje me nenet  38 e 39 tė ligjit nr.7703, datė 11.5.1993 "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, dhe me nenin 24 tė ligjit nr. 4171, datė 13.6.1966 "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė".
4) Rritjen, nė masėn 22 pėr qind tė:
a) pensioneve, tė plota dhe tė pjesshme, tė pleqėrisė, tė pensioneve tė invaliditetit,  dhe pensioneve familjare, tė caktuara nė pėrputhje me ligjin nr.4976, datė 29.6.1972 "Pėr pensionet e anėtarėve tė kooperativave bujqėsore nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė";

V  E  N  D  I  M 
PËR RRITJEN E PENSIONEVE SUPLEMENTARE TË USHTARAKËVE, TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT DHE TË TRAJTIMEVE TË VEÇANTA
FINANCIARE
Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė ligjit nr. 8087, datė 13.3.1996 "Pėr sigurimin shoqėror suplementar tė ushtarakėve tė Forcave tė Armatosura nė Republikėn e Shqipėrisė, tė ushtarakėve tė Ministrisė sė Rendit Publik dhe tė Shėrbimit Informativ Shtetėror", tė ndryshuar, tė ligjit nr. 8661, datė 18.9.2000 "Pėr sigurimin suplementar tė punonjėsve tė Policisė sė Shtetit", tė ligjit nr. 9128, datė 29.7.2003 "Pėr njė trajtim tė veçantė financiar tė pilotėve fluturues, nė pension", tė ligjit nr. 8455, datė 4.2.1999 "Pėr njė trajtim tė veçantė tė familjeve tė pilotėve, qė humbasin jetėn nė pėrmbushje tė detyrės, gjatė fluturimit", tė ndryshuar, tė ligjit nr. 9361, datė 24.3.2005 "Pėr njė trajtim tė veçantė financiar tė efektivave, oficerė dhe nėnoficerė, lundrues tė nėndetėseve dhe polumbarėve tė Forcave Detare, nė pension", tė ligjit nr. 8685, datė 9.11.2000 "Pėr njė trajtim tė veçantė tė punonjėsve qė kanė punuar nė miniera nė nėntokė", tė ndryshuar, dhe tė ligjit nr. 9179, datė 29.1.2004 "Pėr njė trajtim tė veçantė tė punonjėsve qė kanė punuar nė disa ndėrmarrje tė industrisė ushtarake", me propozimin e Ministrit tė  Financave, Kėshilli i Ministrave,

V E N D OS I:
1. Rritjen ne masen 4 % te;
a. Pensioneve te parakohshme pėr vjetėrsi shėrbimi, pensioneve suplementare tė pleqėrisė, pensioneve suplementare tė invaliditetit, pensioneve suplementare tė invaliditetit tė ushtarakėve qė pėr shkak tė detyrės bėhen plotėsisht tė paaftė pėr shėrbim, pensioneve suplementare familjare, pensioneve suplementare familjare tė ushtarakėve, qė kane humbur jetėn pėr shkak tė detyrės, tė caktuara nė mbėshtetje tė ligjit nr.8087, datė 13.3.1996 "Pėr sigurimin shoqėror suplementar tė ushtarakėve tė Forcave tė Armatosura nė Republikėn e Shqipėrisė, tė ushtarakėve tė Ministrisė sė Rendit Publik dhe tė Shėrbimit Informativ Shtetėror", tė ndryshuar, dhe pensioneve familjare, tė caktuara nė mbėshtetje tė ligjit nr.8455, datė 4.2.1999 "Pėr njė trajtim tė veçantė tė familjeve tė pilotėve, qė humbasin jetėn nė pėrmbushje tė detyrės, gjatė fluturimit", tė ndryshuar, me datė fillimi deri mė 30.6.2008, pėrfshirė dhe kjo datė.
b. Pensioneve te parakohshme pėr vjetėrsi shėrbimi, pensioneve suplementare tė pleqėrisė, pensioneve suplementare tė invaliditetit, pensioneve suplementare tė invaliditetit tė punonjėsve tė Policisė sė Shtetit, qė pėr shkak tė detyrės, bėhen plotėsisht tė paaftė pėr shėrbim, pensioneve suplementare familjare dhe pensioneve suplementare familjare tė punonjėsve tė Policisė sė Shtetit, qė humbasin jetėn, pėr shkak tė detyrės, tė caktuara nė mbėshtetje tė ligjit nr. 8661, datė 18.9.2000 "Pėr sigurimin suplementar tė punonjėsve tė Policisė sė Shtetit", me datė fillimi deri mė 30.6.2008, pėrfshirė dhe kjo datė.
c. Trajtimeve te veçanta financiar i pilotėve fluturues nė pension .
d. Trajtimeve te veçanta financiar i efektivave, oficerė dhe nėnoficerė, lundrues, tė nėndetėseve dhe polumbarėve tė Forcave Detare, nė pension.
e. Trajtimeve te veçanta financiare te punonjėsve tė disa ndėrmarrjeve ushtarake
2. Rritjen ne masen 10  % te trajtimeve te veçanta financiar te punonjėsve, qė kanė punuar nė miniera nė nėntokė.
3. Rritjen, nė masėn 4 pėr qind, do ta marrin edhe tė gjitha pėrfitimet e pėrcaktuara ne piken "1", kur caktohen pas dates se hyrjes ne fuqi te kėtij vendimi,  por me datė fillimi deri nė 30.4.2009, pėrfshirė edhe kėtė datė.


Pėrfituesit
Nga vendimi i qeverisė pėr tė rritur pensionet pėrfitojnė 283.702 pensione pleqėrie urbane, 41.000 pensione invaliditeti urbane, 49.619 pensione familjare urbane. Ndėrsa nė fshat pėrfitojnė 142.786 pensione pleqėrie, 5467 invaliditeti dhe 11.333 pensione familjare. Kompensimin deri nė masėn 190 lekė do ta pėrfitojnė edhe pensionet e pjesshme tė pleqėrisė shtet. Ky kompensim u jepet nė proporcion me masėn e pensionit qė ata kanė. Ky kompensim i bėn kėto pensione qė tė pėrfitojnė njė rritje reale tė tė ardhurave nė masėn 10%. Nė kėtė kategori pėrfitojnė 44.077 persona.


Pensionet e qytetit
Nga periudha korrik 2005 - maj 2009 si pensionet e qytetit dhe tė fshatit kanė pėsuar rritje. Sipas tė dhėnave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqėrore, tė ardhurat e plota minimale nė qytet nė vitin 2005 ishin 8350. Sipas vendimit mė tė fundit tė qeverisė, pėr rritjen e pensioneve tė ardhurat minimale bėhen 12.226 lekė. Pra, ka njė rritje nė tė ardhurat pėr 3876 lekė nė muaj, ose 46.4% krahasuar me vitin 2005.

Pensionet e fshatit
Pėr pensionet e fshatit rritja ka qenė mė e lartė se ato tė qytetit. Kjo, pasi tė ardhurat minimale pėr pensionet e fshatit ishin tepėr tė ulėta nė krahasim me ato tė qytetit. Sipas pėrllogaritjeve tė Institutit tė Sigurimeve Shoqėrore, tė ardhurat minimale pėr pensionet e plota tė fshatit nė korrik tė vitit 2005 ishin 3630 lekė, ndėrsa me rritjen mė tė fundit bėhen 7234 lekė. Pra, ka njė rritje nė tė ardhurat pėr 3604 lekė nė muaj, ose 100% krahasuar me vitin 2005.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos