Plazhi mė i madh nė vend pėrgatitet pėr sezonin turistik 2009

Plazhi 100-vjeçar, si ndryshoi brenda njė shekulli nga dunat e rėrės, tek pallatet dhe vilat shumėkatėshe

Qė prej dy javėsh, mbi 80 punonjės dhe 18 automjete po pastrojnė vijėn bregdetare nė plazhin e Durrėsit, pasi nė Qershor kur hapet zyrtarisht sezoni i ri veror, kėtu nė plazhin mė tė madh, pritet tė mbėrrijnė qindra mijė pushues, kryesisht shqiptarė nga Kosova, Maqedonia, tė huaj dhe qytete tė ndryshme. Drejtori i ndėrmarrjes komunale tė Plazhit, Ali Karaj tha se nga vija bregdetare prej 3.4 km nga ura e Dajlanit, deri nė plazhin Iliria, janė larguar rreth 8 mijė metėr kub leshterikė dhe mbetje tė tjera detare, tė depozituara gjatė stinės sė dimrit. Nė kėtė aksion, bashkė me mjetet e ndėrmarjes janė bashkuar edhe fadromat dhe automjete tė tjera vetshkarkuese tė subjekteve private turistike tė plazhit tė Durrėsit. "1 Maj do tė jetė prova e parė pėr tė gjithė ne, pasi dihet se mijėra qytetarė shfrytėzojnė mjediset e plazhit pėr tė festuar familjarisht", thotė Karaj. Sipas tij, kėto ditė ka nisur puna pėr pastrimin nga grumbujt e rerės tė trotuarėve tė shėtitores, ndėrsa gjatė gjithė muajit maj do tė punohet pėr plugimin, frezimin dhe dizinfektimet ndaj insekteve dhe bakterieve nė tė gjithė sipėrfaqen e rėrės nė plazhet e Durrėsit. "Nė fillim tė muajit qershor plazhi i Durrėsit do tė ketė gjithcka duhet pėr njė sezon tė mbarė turistik", thotė Avniu, njė prej punėtorėve tė ndėrmarrjes, ndėrsa shton se nė territorin prej 18 ha me rėrė, do tė vendosen mbi 150 kosha plastikė pėr mbeturinat ditore. Ndėr masat mė tė mira pėr kėtė vit, Karaj shton se 105 kontejnerėve pėr evadimin e mbeturinave nga zonat e banuara, do t'i shtohen edhe 25 tė tjerė, ndėrsa do tė shtohen pėr 4 muaj edhe 30 punėtorė tė rinj sezonalė brigadės me 86 punonjės tė ndėrmarrjes komunale tė Plazhit nė Shkozet, me qėllim, funksionimin mė tė mirė nė sektorin e shėrbimeve ndaj pushuesve. 

Edhe Bashkia e Durrėsit pėr herė tė parė parashikon angazhimin e 20 punonjėsve tė punėsuar me kohė tė pjesėshme, nė kuadėr tė projektit "Punėsimi nė komunitet", thotė Karaj. Sipas tij, Plazhi ėshtė njė hapėsirė dinamike, gjithnjė nė lėvizje dhe ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktosh numrin e saktė tė bizneseve ambulante, apo pushuesve. Nė periudhėn 15 korrik-20 gusht 2008, nė hotelet, banesat dhe dhomat e dhėna me qera nga banorėt e plazhit pushuan mbi 200 mijė turistė. Zakonisht nė dimėr nė kėtė lagje tė Durrėsit nuk jetojnė mė shumė se 30 mijė banorė, pra sezoni veror e 6-7-fishon numrin e "popullsisė", me vizitorė tė rinj tė ardhur pėr pushime.

Njė shekull me ndryshime

Nė fillim tė shekullit tė kaluar, zona e Plazhit klasifikohej "tokė bujqėsore". Rėra me vlera mjaft kurative kishte pamjen e dunave tė mbuluara me gjineshtra, ferra dhe bar. Rruga nacionale Durrės-Kavajė e shtruar me kalldrėm, nė segmentin ura e Dajlanit-Plepa kalonte pikėrisht aty, ku sot ndodhet rruga e re moderne me gjashtė korsi. Mė vonė kjo vijė do tė shėrbente pėr tė ndarė konvencionalisht zonėn turistike nga toka bujqėsore. Sipas dėshmive tė Eqrem Shijakut, pinjoll i njėrės prej familjeve mė tė njohura tė qytetit bregdetar, nė vitet ’20 tė shekullit tė kaluar, mė shumė se 50 familje nga Durrėsi, Tirana, Berati etj., ndėrtuan shtėpitė e para palafite prej druri brenda nė det. Megjithėse banjot ndodheshin nė bregdet, familjet morrėn urdhėr nga bashkia e qytetit qė pėr shkak tė rrezikut tė epidemive ti largonin nga uji banesat me forma prehistorike.

Nė fillim tė viteve 30-tė, Oborri mbretėror ngarkoi Bashkinė e Durrėsit dhe njė grup specialistėsh qė tė hartonin planin rregullues pėr plazhin, i cili pėrfshinte tė gjithė territorin e tij,  nga rruga nacionale deri nė bregdet, me njė gjatėsi nga 200-800 metra dhe me gjėrėsi mbi 4 km, dhe e gjithė kjo sipėrfaqe, nė dokumentat e kohės emėrtohej thjesht "Banjat". Nė Kėshillin e qarkut disponohen sot dokumente dhe harta tė kėsaj periudhe, ku shihet ndarja nė 300 parcela, me sipėrfaqe 400 dhe 500 metra katrorė secila, tė renditura nė katėr radhė nga bregu i detit, deri nė rrugėn nacionale.

Bashkia e Durrėsit ua shiste parcelat pronarėve, qė sipas planit urbanistik duhet tė ndėrtonin vetėm nė gjysmėn e sipėrfaqes sė blerė, pasi duhet t'i jenin pėrparėsi gjelbėrimit. Sipas njė dokumenti tė kohės, deri nė vitin 1936 nė zonėn turistike tė Banjave ishin ndėrtuar 82 vila 1-2 katėshe, vlera e ndėrtimit tė tė cilave lėvizte nga 1.500 deri nė 5000 franga ari. Ndėrtimet sipas planit rregullator vijuan intensivisht deri nė prag tė Luftės sė dytė Botėrore, ndėrsa mė pas, popullsia e Durrėsit u shpėrngul thuajse tėrėsisht nė Tiranė dhe Kavajė pėr shkak tė luftės.

Pas vendosjes sė diktaturės komuniste, nė vitin 1946 tė gjitha vilat e plazhit u shtetėzuan, ndėrsa pronarėt e tyre u detyruan tė jetojnė si tė mundeshin. Vilat fillimisht u pėrdorėn si shtėpi pushimi pėr punėtorėt, ndėrsa mė pas, njė pjesė e tyre u kthyen nė vila pritjeje pėr udhėheqėsit e partive tė huaja marksiste-leniniste dhe si shtėpi pushimi pėr drejtuesit dhe funksionarėt vendas. Ndėrkohė rreth 1.2 km plazh nė stabilimentin Iliria u militarizua plotėsisht. Atė qė nuk arriti ta bėjė mbreti Zog nė zonėn me pisha tė Plepave, qė quheshin Banjat Mbretėrore, e realizuan drejtuesit e lartė komunistė, tė cilėt ashtu si nė Tiranė, krijuan edhe nė plazhin e Durrėsit njė territor disahektarėsh, ku askush nuk mund tė afrohej, dhe qė njihet ende sot me emrin gati mistik "Blloku i udhėheqėsve".

Nga Currilat, nė Plazhin e madh

Qytetarėt durrsakė filluan ta frekuentojnė masivisht plazhin vetėm nė fillim tė viteve ’60. Deri nė atė kohė ata i drejtoheshin plazhit tė Currilave nė veriperėndim tė qytetit. Nė kėtė periudhė nė Plazhin e ri nisėn tė ndėrtohen disa godina masive si komplekset  hoteliere me arkitekturė tė dukshme sovjetike, nė tė cilin, u vendos nė qendėr hotel "Adriatik", me dy çifte hotelesh "Butrinti" & "Durrėsi" si dhe "Kruja" & "Apolonia" nė tė dy krahėt e tij. Pak mė larg, u ngritėn godinat e shtėpisė sė Pushimit tė punėtorėve me rreth 600 shtretėr gjithsej. Plazhi i Durrėsit u kthye nė ato kohė nė pikėn verore mė tė frekuentuar dhe e kėrkuar vecanėrisht nga intelektualėt dhe studentėt nga gjithė vendi, familjet e tė cilėve, tė gjitha kursimet vjetore synonin t'i shpenzonin nė Plazhin mė tė madh tė vendit. Dhe pėr tė siguruar dy javė pushime nė njė nga dhomat me sipėrfaqe dhe komoditet minimal duhej patjetėr rekomandim nga shteti. Nė mesin e viteve ’80 plazhi i Durrėsit iu nėnshtrua njė sistemimi masiv, qė mbeti i papėrfunduar pėr shkak tė ndryshimeve tė tranzicionit. Gjelbėrimi i vjetėruar dhe i rrezikshėm me plepa, nisi tė zėvėndėsohej me pisha dhe eukalipte, ndėrsa paralelisht me rrugėn automobilistike, u ndėrtua njė trotuar i mjaftueshėm nė shėrbim tė kalimtarėve pushues.

Hoteli i ndertuar 70 vite mė parė nga durrsaku Rexhep Breshka nė stabilimentin Hekurudha, ishte simboli i fundit, qė u rrafshua nė fundin e viteve ’80, ndėrsa urat prej druri, qė zgjateshim vetėm pak metra nė det, u zėvėndėsuan nga urat prej betoni, tė cilat edhe sot i drejtohen thellėsive. Plazhi i Durrėsit aktualisht ėshtė destinacioni turistik i preferuar pėr dhjetra mijė pushues nga vendi, Kosova dhe Maqedonia e tė huaj, tė cilėt gjejnė mikpritje dhe dėshirė pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e shėrbimeve ndaj turistėve.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos