Adoleshentėt e “pasur”, narkomanė

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Adoleshentėt e “pasur” bien mė sė shumti pre e pėrdorimit tė drogave. Ndėrsa zonat mė tė rrezikuara nė kryeqytet nga pėrdorimi i lėndėve narkotike janė ajo e Bėrrylit, Vasil Shantos dhe pranė Shkollės sė Bashkuar. Pikėrisht nė kėto zona janė pėrqendruar dhe operacionet e seksionit tė luftės kundėr drogės. Sipas raporteve tė publikuara nga qendrat qė trajtojnė toksikomanėt, shifra e pėrdoruesve tė drogės ėshtė rritur krahasuar me njė vit mė parė. Instituti i Shėndetit Publik ka bėrė tė ditur shifrat, ku thuhet se ėshtė nė rritje numri i pėrdoruesve tė drogės dhe vdekshmėria prej saj. Mosha mesatare e pėrdoruesve tė drogės ėshtė 14-27 vjeē, qė janė dhe pėrdoruesit mė tė mėdhenj. Por nuk pėrjashtohen dhe moshat e tjera mė tė mėdha, qė janė nė njė numėr mė tė vogėl se tė rinjtė. Ndėrsa studimet e ndryshme sociologjike tė raportuara nga Aleanca Gjinore pėr Zhvillim tregojnė se pėrdoruesit e drogės rriten nė kushte tė mira familjare si pėr sa i pėrket nivelit arsimor tė prindėrve, ashtu edhe pėr nga niveli i jetesės. Tendenca e pėrhapjes sė drogės tek familjet me nivel tė mirė jetese ose tek familjet intelektuale shpjegohet me faktin se ata bėjnė pėrpjekje qė fėmijėve tė tyre t u krijojnė kushte sa mė optimale, si pėr t u ushqyer, veshur, po ashtu edhe pėr plotėsimin e nevojave materiale e shpirtėrore, si dhe mund tė shpjegohet me disa prirje liberale tė tyre.
Drogat
Nga studimet e bėra droga mė e pėrdorur dhe mė e pėrhapur rezulton tė jetė kanabis sativa. Pas saj, njė numėr mė i vogėl pėrdor heroinė dhe kokainė, qė janė droga tė forta dhe tė shtrenjta. Problematika kryesore shfaqet tek adoleshentėt, tė cilėt janė viktimat e para tė drogave. Ndėrkaq nė vend, njė sėrė shoqatash, organizatash dhe institucionesh shtetėrore punojnė dhe ofrojnė asistencė pėr tė droguarit. Njė pėrqindje e mirė e tė trajtuarve i rezistojnė rikthimit nė pėrdorimin e drogės, ndėrkaq njė pjesė tjetėr i rikthehet asaj sapo largohet nga qendra e intoksikimit. Pėrdorimi i drogave nė vend, nė shumė raste bėhet edhe nė ambiente tė hapura, ndėrsa nuk mungojnė rastet kur banorė tė pallateve nė Tiranė, gjejnė shiringat e pėrdorura nga narkomanėt pas marrjes sė dozės. Gjithashtu, nė kryeqytet janė bėrė dhe operacionet mė tė mėdha tė personave qė janė ndaluar nga forcat policore pėr shitje, pėrdorim tė lėndėve narkotike tė ndryshme, qė nga ato mė tė lehtat deri tek ato mė tė rėndat dhe mė tė shtrenjtat.
Konsumi
Mėsohet se 96 pėr qind e pėrdoruesve tė drogės janė nėn 40 vjeē. Sipas statistikave tė studimeve tė bėra nga institucionet shtetėrore, nė pėrdorimin e drogės dominon mosha 19-30 vjeē. Pėrdorimi i lėndėve narkotike nga tė rinjtė zė 60 pėr qind tė tė gjithė personave. Nga tė dhėnat e anketės vihet re gjithashtu se pėrdorimi i drogės ka njė pėrqindje tė lartė, 61.8 % me shokė nė kafene, 44.1 % me shokė nė rrugė dhe 26.5 % me nxėnės shkolle, 20.6 % e pinė vetė dhe 8.8 % me tė huaj. Kėto tė dhėna janė njė sinjal paralajmėrues se nė vendin tonė ka filluar tė pėrdoret droga nė grup.

Faktorėt qė ēojnė minorenėt drejt drogės
Nė nisjen e drogės nga tė rinjtė ndikojnė shumė edhe problemet familjare e sidomos divorcet e prindėrve. Nga 601 tė anketuar, vetėm 19 % e tyre kanė pohuar se prindėrit e tyre janė divorcuar. Nga ata qė janė me prindėr tė divorcuar 42.1 % jetojnė me nėnėn, kurse 10.3 % me babanė. Nga intervistat e bėra del se pėrqindja e tė rinjve qė vijnė nga familje tė divorcuara po rritet. Psikologėt theksojnė se prishjet martesore dhe veēanėrisht ndarjet e prindėrve rrisin propabilitetin e pėrdorimit tė drogės nga rinia, pėr arsye se bie interesimi i prindėrve pėr mbėshtetje aktive ndaj fėmijėve. Kėshtu, nėse i krahasojmė tė dhėnat vetėm pėr arsimin e lartė tė prindėrve, te tė anketuarit del se arsimi i lartė i nėnės ėshtė 40%, i babait 51 %, ndėrsa pėr tė droguarit kėto shifra janė pėrkatėsisht 62% dhe 74%. Rreth 23.5 % e tė anketuarve pohojnė se kanė nivel jetese shumė tė mirė, 52 % i mirė dhe 22 % disi i mirė. Vetėm 1 % e tė anketurave pohojnė se kanė njė nivel tė keq jetese.

Shkollat
Sipas statistikave nga Aleanca Gjinore pėr Zhvillim, del se nė shkollėn e mesme janė 12,1 % e tė anketuarve qė pėrdorin drogė, kurse nė shkollat e larta gati 5 %. Ajo qė bie nė sy nga anketat e zhvilluara nė shkolla ėshtė fakti se nė shkollat e mesme kemi 11 % tė femrave qė pinė drogė. Kjo tregon pėr prirjen nė rritje tė pėrdorimit tė drogės qė nė moshėn e adoleshencės, por dhe rritjes sė shkallės sė varėsisė ndaj drogės.
Rezultatet nė mėsime
Tek tė rinjtė e shkollave vihet re se gati 12.5 % e meshkujve qė vijnė nga rrethet janė pėrdorues tė drogės. Lidhur me rezultatet nė shkollė del se 24 % e pėrdoruesve tė drogės kanė rezultate shumė tė mira nė shkollė, 35.3 % tė mira dhe 14 % disi tė mira.

Ky lajm ėshtė publikuar: 29/04/2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos