Provimet e Lirimit, ja datat dhe pyetjet

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Shkollat 9-vjeēare

Agjencia Qendrore e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA) po punon pėr pėrgatitjet e zhvillimit tė Provimit tė Lirimit pėr tė gjitha shkollat 9-vjeēare nė vend. Drejtori i AVA-s, Alfons Harizaj, tha dje se “ka nisur puna edhe pėr grumbullimin e fondit tė pyetjeve, pėr tė cilat po punojnė rreth 20 mėsues". Lidhur me pėrzgjedhjen e mjediseve tė zhvillimit tė Provimeve tė Lirimit, Harizaj bėri tė ditur se drejtoritė arsimore duhet tė pėrcaktojnė mjediset ku zhvillohen provimet deri mė 20 maj. Qė njė mjedis tė jetė i pėrshtatshėm pėr kėto provime duhet tė plotėsojė disa kritere, si: tė jetė i mjaftueshėm pėr tė paktėn 15 nxėnės; largėsia ndėrmjet nxėnėsve tė jetė jo mė pak se 120 cm, etj.
Datat
Nxėnėsit e klasave tė 9-ta do ta mbyllin vitin shkollor mė 5 qershor 2009, pasi kanė Provimet e Lirimit. Periudha e zhvillimit tė sesionit tė parė tė Provimeve tė Lirimit, sipas udhėzimit tė MASH-it, ėshtė nga data 6 qershor-27 qershor 2009. Nxėnėsit e klasave tė 9-ta do tė testohen pėr Gjuhė shqipe dhe Lexim letrar mė 13 qershor 2009 dhe nė Matematikė, nė 20 qershor 2009. Ndėrsa pėr sesionin e dytė tė Provimeve tė Lirimit, udhėzimi parashikon data tė tjera. Kėshtu, nxėnėsit qė nuk do tė kalojnė nė sesionin e parė tė Provimeve tė Lirimit, do t i rijapin ato nė datat 1-5 shtator 2009.
Vlerėsimi
Vlerėsimi i tezave tė provimit do tė kryhet pranė ambienteve tė drejtorive arsimore tė rrethit, ku do tė mblidhen tė gjitha testet e plotėsuara. Pėr korrigjimin e tyre do tė pėrzgjidhet grupi mė i mirė i mėsuesve tė lėndės nga ana e drejtorive arsimore. Pas mbylljes sė kėsaj procedure vlerėsimi, do tė hapen dhe numrat e regjistrimit tė vendosur nė ēdo tezė, dhe secila drejtori, nė bazė tė listave emėrore, identifikon rezultatet e nxėnėsve me emrat e tyre, tė cilat u shpėrndahen mė pas shkollave.
Skema
Sipas informacioneve tė marra pėr Provimet e Lirimit nė pėrfundim tė vitit shkollor 2008-2009, nė klasat e nėnta qė sivjet mbyllėn pėr herė tė parė ciklin e plotė me kohėzgjatjen e re tė arsimit tė detyruar, ėshtė menduar qė tė aplikohet njė skemė e ngjashme me atė tė Maturės Shtetėrore. Dy janė veēantitė kryesore: administrim dhe vlerėsim i jashtėm i punimeve tė nxėnėsve dhe punime tė sekretuara. Ėshtė menduar qė teza tė jetė unike pėr tė gjithė republikėn. Testi do tė bėhet prej AVA-s dhe do tė shpėrndahet nė Drejtoritė Arsimore Rajonale dhe nėpėr zyrat e arsimit nėpėr rrethe. Mėsuesit qė do tė angazhohen gjatė ditėve tė zhvillimit tė provimit, pra administratorėt e provimit, nuk do tė jenė nga shkolla ku do tė bėhet provimi, por do tė kėmbehen me njėri-tjetrin. Do tė ketė njė pėrgjegjės administrimi pėr ēdo mjedis provimi, sikurse edhe nė Maturėn Shtetėrore. Punimet e nxėnėsve do tė jenė tė sekretuara, me mėnyra mė tė thjeshta se ato tė Maturės Shtetėrore. Nuk do tė ketė barkode, por njė numėr regjistrimi tė mbyllur, i fshehur menjėherė sapo shėnohet nė test dhe nė fletėn e regjistrimit, i cili do tė dekonspirohet dhe do tė hapet vetėm kur mbaron korrigjimi, pra kur numrit nė fjalė i akordohet sasia e pikėve qė ka marrė realisht nė punimin e tij.
Pyetjet
Struktura e tezės do tė jetė e ngjashme me atė tė Maturės Shtetėrore. Mendohet tė jetė pak mė e shkurtėr si sasi pyetjesh; tė pėrmbajė 20 pyetje, nga tė cilat 10 tė jenė me alternativa dhe 10 me zhvillim, pak a shumė sikurse teza e provimeve me zgjedhje qė jepet nė Maturėn Shtetėrore. Lėndėt janė dy: Gjuhė-Lexim dhe Matematikė. Provimet do tė bėhen vetėm me shkrim. Periudha e zhvillimit tė provimeve do tė jetė muaji qershor, ku do tė alternohen datat e zhvillimit tė testimeve me ato tė Maturės Shtetėrore. Sidoqoftė, theksohet se kėto janė detaje ende qė duhen pėrcaktuar, pasi do tė paraqiten nė Ministrinė e Arsimit, nga ku mė pas do tė miratohen.

Ky lajm ėshtė publikuar: 29/04/2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos