Ligj i ri pėr shėndetin publik, krijohet Inspektorati i Shėndetėsisė



Ligji i ri pėr shėndetin publik ka kaluar pėr miratim nė Kuvend, e nė tė ndalohet tėrėsisht shitja e produkteve tė duhanit dhe alkoolit pėr moshat nėn 18 vjeē. Ligji i ri, nė ndryshim nga ligjet e deritanishme pėr shėndetin publik pėrcakton ngritjen e Inspektoratit Shtetėror tė Shėndetėsisė, qė do tė merret pikėrisht me zbatimin e kėtij ligji. Kjo pritet tė sjellė riaktivizimin e ligjit kundėr duhanit, duke ia lėnė pėrgjegjėsinė e zbatueshmėrisė sė tij pikėrisht ISHSH-sė, thonė burime nga Ministria e Shėndetėsisė.

Alkooli

Ligji ėshtė propozuar nga Kėshilli i Ministrave dhe Ministria e Shėndetėsisė dhe tashmė ka kaluar nė komisionet e Kuvendit, pėr tė marrė rrugėn drejt seancės plenare. Nė kėtė ligj pėrcaktohet se “mbrojtja e shėndetit nga pėrdorimi i alkoolit pėrfshin tėrėsinė e masave qė ndėrmerren pėr: ndalimin e konsumit tė alkoolit tek tė miturit; ndėrgjegjėsimin e publikut pėr dėmet e abuzimit me alkoolin dhe garatimin e njė informimi efektiv dhe tė vazhdueshėm tė pėrdoruesve tė alkoolit pėr kėto dėme; reduktimin e dėmit te pėrdoruesit e alkoolit; dhe kontrollin e reklamimit tė pijeve alkoolike”.

Me anė tė kėtij ligji, ministria paralajmėron njė ligj tė veēantė pėr pėrdorimin e alkoolit, i cili do tė forcojė masat pėr pėrdorimin e tij. Pėr herė tė parė, zbatimi i ligjit nuk ėshtė lėnė nė duart e drejtorive tė Shėndetit Publik, tė cilat nuk kanė staf tė mjaftueshėm dhe kanė shumė kompetenca. Kjo ishte njė nga arsyet kryesore tė dėshtimit tė ligjit anti-duhan. Me anė tė kėtij ligji, inspektimi shėndetėsor do t’i lihet nė dorė njė institucioni tė specializuar nė varėsinė e Ministrisė sė Shėndetėsisė.

Inspektimi

“Inspektimi shėndetėsor ėshtė njė veprimtari qė mbikėqyr dhe kontrollon pėrmbushjen e rregullave tė vendosura nga legjislacioni nė fuqi, qė ruan dhe pėrmirėson shėndetin publik, si edhe bėn monitorimin e shėndetit publik, tė zbatuara nga institucione tė ofrimit tė shėrbimeve tė kujdesit shėndetėsor. Inspektimi do tė kryhet nga Inspektorati Shėndetėsor Shtetėror, nė varėsi tė Ministrisė sė Shėndetėsisė”, – pėrcakton relacioni i projektligjit.

Kompetencat e kėtij inspektorati kanė tė bėjnė me kontrollin e vazhdueshėm ndaj subjekteve publike dhe private pėr zbatimin e ligjit pėr shėndetin publik. “Ndėrmjet tė tjerash, inspektorati do tė vėzhgojė dhe kontrollojė pėrmbushjen e rregullave nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi, pėr veprimtaritė dhe produktet me rėndėsi pėr shėndetin e njeriut (kontrollin e infeksioneve, normat hijeno-sanitare me objekte publike dhe private, ndikimin nė shėndet tė kushteve apo faktorėve mjedisorė, shėndetin nė punė, monitorimin e ujit tė pijshėm, kontrollin e duhanit, alkoolit, etj.)”, – bėn tė ditur relacioni.

Me miratimin e kėtij projektligji, qė do tė kalojė nė seancė plenare pėrpara se tė mbyllet Kuvendi, pra pėrpara fushatės elektorale, pritet tė nisė rizbatimi i ligjit kundėr duhanit dhe alkoolit nė vend.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos