Arritjet dhe sfidat e Shqipėrisė



Nga Genc Juka”

Fundi i muajit mars ishte i mbushur me shumė evenimente historike pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Nė lidhje me kėto evenimente ėshtė folur mjaft, me nota pozitive e optimiste, me skepticizėm apo, edhe nė dėshpėrim e sipėr, me nota negative. Do tė shtroja pyetjen, i meritojmė kėto evenimente, janė realiste ato, apo ka ndodhur njė rastėsi, dashamirėsi me sens keqardhjeje e komunitetit ndėrkombėtar apo konjukture gjeopolitike? Kėto pyetje debatohen nė kėto ditė nė rrethe tė ndryshme politike, tavolina mediatike apo dhe nga publiku i thjeshtė. Pėr tė qenė realist, nė arsyetimin e njė kazusi tė caktuar ėshtė e domosdoshme tė pėrdorėsh argumente konkrete pėr ta pohuar apo mohuar atė. Pyetja e parė qė i shkon nė mend kujtdo ėshtė; i meritonim kėto ndodhi tė mrekullueshme apo jo dhe kush do tė jetė pėrfituesi i tyre? Mbas ndėrrimit tė kursit tė jetės politike shqiptare, 18 vjet mė parė dinim se ku dėshironim tė shkonim, por nuk ishim tė ndėrgjegjshėm pėr kohėn dhe koston qė na duhej pėr tė shkuar atje. Liderėt evropianė u patėn deklaruar politikisht tė gjitha vendeve tė Evropės Qendrore e Lindore, pėrfshi edhe Ballkanin, se u ofrohej perspektiva e hyrjes nė familjen e madhe evropiane, pavarėsisht nga niveli i zhvillimit aktual. Por ndryshimi dhe diferenca midis tyre ishte se sa kohė do t’i duhej secilit pėr ta merituar hyrjen nė BE. Nėse do ta pyesnim qytetarin e thjeshtė se ēfarė do tė thotė anėtarėsim nė BE, mendoj se do ta identifikonin kėtė anėtarėsim me nivel tė konsiderueshėm jetese, funksionim i ligjit nė njė demokraci tė hapur, institucione publike tė besueshme nė shėrbim tė qytetarėve tė dominuara nga transparenca dhe jo nga korrupsioni, tė drejta tė individit tė garantuara nga ligji dhe mundėsi tė barabarta pėr tė gjithė. Marrėveshja e Stabilizim-Asociimit ishte hapi i parė nė rrugėn qė Shqipėria tė bėhet anėtare me drejta tė plota e Bashkimit Evropian. Sipas marrėveshjes, palėt morėn pėrsipėr tė zbatojnė nė praktikė njė sėrė parimesh. Ato variojnė qė nga respekti pėr tė drejtat e njeriut deri tek vendosja e njė sistemi demokratik qė bazohet nė zbatimin dhe respektimin e ligjit, qė nga vendosja e plotė e ekonomisė sė tregut deri tek lufta kundėr krimit tė organizuar dhe trafikut tė paligjshėm. Ndaj kjo marrėveshje shėnoi njė angazhim aktiv tė tė gjithė shoqėrisė, nė radhė tė parė qeverisė shqiptare, Parlamentit, qeverisjes vendore, institucioneve, medias, si dhe popullit shqiptar. Procesi i Stabilizim-Asociimit do tė thotė vendosje dhe zbatim i standardeve ekonomike dhe politike evropiane. Kėto standarde janė uniforme pėr tė gjitha vendet, sepse esenca e BE-sė ėshtė njė grup i njėjtė standardesh i detyrueshėm pėr tė gjitha shtetet anėtare. Kjo do tė thotė qė ēdo vend duhet t’i arrijė ato standarde dhe mund tė thotė qė e zbatoi marrėveshjen vetėm kur standardet tė jenė vendosur. Pėrfundimi i procesit tė ratifikimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit nga 27 vende anėtare tė Bashkimit Evropian ėshtė njė hap historik dhe njė dėshmi e suksesit tė reformave tė qeverisė “Berisha” pėr arritjen e kėtyre standardeve. Nė rast se procesi i parahapjes sė negociatave dhe ai i negociatave pėr firmosjen e MSA-sė zgjati nga viti 1999 deri nė vitin 2006, duke u shndėrruar nė procesin mė tė gjatė nė historinė e Bashkimit Evropian, procesi i firmosjes dhe ratifikimit nga 27 vende anėtare tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit tė Shqipėrisė me Bashkimin Evropian u realizua nė njė kohe tri herė mė tė shkurtėr. Ratifikimi i MSA-sė si dhe notat mjaft pozitive dhe inkurajuese tė progres raporteve te Komisionit Evropian pėrbėjnė bazėn ligjore, morale dhe tė gjithanshme pėr Shqipėrinė, pėr tė merituar statusin e kandidatit. Tė nderuar deputetė, Evropa ėshtė gjithnjė e mė shumė njė bashkim politik. Vendet qė dėshirojnė tė bashkohen me tė duhet tė tregojnė vullnet dhe aftėsi pėr tė hyrė nė dialog serioz politik jo vetėm me vende tė BE-sė po edhe me fqinjėt, sepse objektivi teorik dhe praktik i strategjisė evropiane ėshtė integrimi gradual i vendeve tė Ballkanit nė zonėn evropiane dhe atė euroatlantike. Ky objektiv synon tė inkurajojė institucionet dhe politikat e shteteve pjesėmarrėse pėr tė pėrqafuar vlera tė pėrbashkėta tė lirisė, sigurisė, drejtėsisė dhe demokracisė. Mė nė fund, pas pothuaj njė shekulli luhatjesh gjeopolitike si shtet i pavarur, Shqipėria bėhet pjesė e bashkėsisė sė shteteve demokratike tė hapėsirės gjeopolitike euro-atlantike. Anėtarėsimi i Shqipėrisė ne NATO krijon njė mjedis mė tė sigurt pėr zhvillimin ekonomik, krijon mundėsi tė reja nė marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe pėrshpejton pėrparimin e Shqipėrisė nė rrugėn drejt anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian. Kjo forcė qeverisėse ka meritėn e padiskutueshme qė pėrsėriti njė pranverė tė madhe ndryshimesh nė jetėn e ēdo qytetari shqiptar, dhe ēdo shtetas i Republikės sė Shqipėrisė, pavarėsisht se ku ndodhet, sot ka tė drejtėn tė mbajė kokėn lartė pėr vendin dhe shtetin e tij.

*Deputet, zv.kryetar i Komisionit tė Integrimit


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos