Moda verore, ngjyra te ndezura, meshkuj te nxehte



Kėtė sezon nė garderobėn e meshkujve nuk duhet tė mungojė asgjė, nga veshjet sportive, veshjet klasike tė errėta, ato shik apo trendi. Njė imazh elegant dhe seksi. Madje, meshkulli kėtė verė vjen mė seksi se kurrė. Meshkujt tani po i japin mė shumė rėndėsi dhe po tregojnė mė tepėr kujdes ndaj detajeve. Tani nuk ata nuk i zgjedhin veshjet e tyre rastėsisht, nuk lėnė asnjė pas dorė. Madje, po shndėrrohen nė maniakė, duke i’a kaluar edhe femrave. Donatela Versaēe sjell njė mashkull rrezatues, me njė sensualitet latin, qė nuk ka frikė tė hutojė apo joshė. Ajo qė ėshtė tendencė kėtė verė, janė veshjet, qė nė pamje tė parė duket sikur janė lėnė pas dorė, por kjo ėshtė thjeshtė njė mashtrim i vogėl. Tė gjitha detajet janė mbikėqyrur me shumė kujdes, pėr t’i bėrė meshkujt provokues, joshės, seksi. Stilistėt propozojnė pėr meshkujt veshje qė nxjerrin nė pah mė shumė fizikun dhe sensualitetin, megjithėse gjithēka vėrtitet rreth xhinsit.
Motoja
Motoja e kėsaj vere pėr stilitėt ėshtė njė mashkull mė seksi se kurrė. Dhe kjo vėrehet nė sfilatat milaneze dhe londineze. Me njė palė xhinse, me kėmisha pambuku apo lino, qė nuk ėshtė mbėrthyer plotėsisht, duke zbuluar kraharorin, e shoqėruar me aksesorėt e domosdoshėm si syze, kapele, bixhuteri, ēanta shpine apo portofolė mesi. Gjithēka ėshtė ideuar dhe krijuar me kujdes. Veshje tė qėndisura, me motive tė stampuara, me kuadrate, nė shumė ngjyra. Mbizotėruese janė ngjyrat tradicionale, bardh e zi. Roko Baroko, qė nė propozimet e tij mbron me shumė pasion markėn “Made in Italy”, sjell veshje tė stampuara me imazhe tė lashtėsisė, xhinse me hieroglife romake apo Koloseum tė vegjėl, tė kombinuara me T-shirt, me shprehje si “I am very italian boy”. Shumė herė xhinset janė me vita tė gjėra, tė shoqėruara me bluza tė ngushta e jakė V dhe me xhaketa kamosh. Ndėrsa nga Parisi vjen njė mashkull tjetėr. I veshur me xhaketa tė shkurtra, kėmisha pambuku tė pambėrthyera, me mėngė tė pėrveshura, xhinse tė ngushta dhe linja pas trupi. Njė mashkull aristokrat, tėrheqės, por edhe ekstravagant, vjen nga sfilatat londineze. Stilistja e njohur britanike, Viviene Uestod, sjell tendeca provokuese. Meshkujt me funde apo pantallona tė shkurtra me lule, apo shumėngjyrėshe. Gjithēka pėr tė nxjerrė nė pah edhe mė shumė trupin e tyre, pėr t’i shndėrruar nė njė objekt adhurimi dhe dėshire.
Eleganca
Mashkulli nuk harron asnjėherė tė jetė elegant, nė sjellje, stil dhe veshje. Shumė herė i ērregullt, por elegant. Kėtė verė moda e meshkujve po i kushton vėmendjen stilit dhe cilėsisė. Kujdes tė madh detajeve dhe aksesorėve. Sfilatat e Pradas, Ferrč, Marras, Extč apo Frankie Morello, propozojnė veshje elegante nė stilin pop. Aksesorė si yje, zemra, gurė tė vegjėl, tė gjithė tendenca e re qė Prada sjell nga lindja e largėt dhe Azia. Pėr Pradėn, baza e kėsaj vere duhet tė jenė veshje tė lehta dhe tė freskėta. Bluza me simbole, pantallona me shtrat tė ulur dhe me penca, xhaketa pak tė shkurtra, kėmisha dhe T-shirt pa mėngė, etj. Ndėrkohė qė burri i Xhianfrako Ferres vishet me tė bardha dhe kamuflazh. Njė burrė qė nuk trembet tė vishet me ngjyra tė theksuara dhe shokuese. Trendi i rafinuar dhe i pėrshtatur, megjithėse ėshtė mbizotėruese eleganca. Linja tė pastra dhe tė sofistikuara. Ngjyrat qė e pėrbėjnė kėtė stil janė ngjyra e gjelbėrt ulliri, ngjyra e lehtė kafe, e kaltra marinare dhe ngjyra kafe, nė kombinim me ngjyrėn e kuqe. Ndėrsa, Parisi dhe Londra me dy emrat legjendarė tė modės, Jean-Paul Gaultier dhe Viviene Uestod, kishin preferuar ngjyrat e kuqe apo e bardhė. Qepjet e ndėrlikuara qė ajo zgjedh nė krijimet e saj tė kombinuara me copėza stilesh tė vjetra dhe ngjyra tė ndezura, qė gjen aty kėtu nė veshjet e stiluara prej saj, tregojnė qartė pėr kreativitetin, origjinalitetin dhe risitė qė ajo ėshtė e aftė tė sjellė nė botėn e modės, edhe pse tashmė pėr tė bėhen plot 35 vjet nė kėtė biznes. Ndėrsa, Gaultier solli imazhe krejt tė ndryshme nė koleksionin e kėtij sezoni, qė karakterizohen prej veshjeve tė bollshme, ngjyrave tė lehta pranverore, qė pėr tė theksuar stilin e tij ishin tė kombinuara me aksesorė tė tillė si kapele me strehė. Gjithashtu nė koleksionin e Gaultier u shpalosėn me njė stil tepėr tė rafinuar edhe krjime tė tjera tė cilat ishin nė kontrast me ato tė parat.

Stilistėt shqiptarė “harrojnė” modėn e meshkujve

Moda ka filluar t’i pėrshtatet gjithnjė e mė tepėr nevojave tė meshkujve. Stilistėt mė me zė tė modės i janė pėrkushtuar tėrėsisht lukut tė meshkujve. Kuptohet, pa harruar asgjė dhe duke studiuar gjithēka nė detajet deri mė tė vogla. Nė pasarelat londineze, pariziene apo milaneze koleksionet e meshkujve janė konkurente tė denja tė atyre femėrore, madje me plot gojėn mund tė thuhet se ato qėndrojnė nė ekuilibėr me njėra-tjetrėn. Nė fakt, nė Shqipėri nuk ndodh e njėjta gjė. Stilistėt shqiptarė i kanė kushtuar shumė pak vėmendje klienteve tė tyre meshkuj. Ndėrsa, thuhet se njė pjesė e tyre paraqet koleksionet e fundit pranverė-verė 2009, meshkujt aty shihen shumė pak pėr tė mos thėnė qė janė indiferente fare. E vetmja mėnyrė, qė ata kanė pėr tė kuptuar se ēfarė ėshtė nė modė dhe ēfarė nuk ėshtė mbeten revistat dhe sfilatat e stilistėve tė mėdhenj botėrorė. Me sezonin e ri, moda padyshim qė ka ndryshuar edhe pėr ta. Veshjet sportive, kėtė verė, duket se do tė predominojnė nė garderobėn mashkullore. Njė variete materialesh, me shumė kolorit, paksa edhe ekstravagancė, kanė dashur ta pėrcaktojnė modėn e kėsaj vere stilistėt. Njė pjesė e mirė, e tė cilėve ka zbritur dhe nė butikėt e Tiranės, pėr tu prezantuar tek meshkujt shqiptarė. Ngjyrat janė menduar tė njėjta pėr tė dyja sekset. Ato janė tė ndezura, tė forta dhe tė kombinuara mes tyre nė mėnyrė shumė harmonike dhe me tepėr fantazi. Nė vend tė luleve, tek meshkujt, do tė jenė prezente figurat gjeometrike dhe vijat, tė cilat tė vendosura mbi kėmisha do tė krijojnė imazhe ngacmuese dhe shumė tėrheqėse. Pėr ata, tė cilėt duan qė tė guxojnė dhe parapėlqejnė ta ndjejnė veten si nė ndonjė ishull ekzotik mund ta gjejnė veten tek kėmishat me dizenjo, ku spikasin lulet e mėdha, me ngjyra tė forta. Njė model “sharltanesh” siē u pėlqen tė thonė shpesh evropianėt. Pėr tipat mė seriozė mbeten kėmishat me figura gjeometrike, apo me vija, tė cilat pėr kėtė verė konsiderohen si mė shik-et e meshkujve. Me to mund tė jesh shumė elegant, por nė tė njėjtėn kohė edhe tepėr i modės. Kėmishat e zhubrosura mbeten njė tjetėr element, qė propozohet nga stilistėt, pėr meshkujt kėtė verė. Kryesisht ato qė dominojnė janė me ngjyrė bezhė, tė bardhė dhe tė kafenjtė. Rrudhat, nė kėmisha dhe pantallona, janė menduar nga stilistė pėr tė dy sekset njėsoj. Kėshtu, meshkujt do ta kenė mė tė lehtė, pasi nė stinėn e nxehtė nuk do t’iu duhet tė hekurosin kėmishat e tyre. Tė rehatshme, tė modės, ato janė kėshtu edhe praktike. Meshkujt shqiptarė janė shumė tė kujdeshėm dhe kėrkues nė pamjen e tyre tė jashtme, madje dhe nė detajet mė tė vogla, qė shpesh lihen pas dore, duke i konsideruar si vogėlsira dhe tė parėndėsishme. Dėshira pėr tė qenė sa mė pranė tė bėrit tendencė ka bėrė qė meshkujt tė jenė nė kėrkim tė vazhdueshėm tė imazhit tė tyre perfekt, nė veshje, aksesorė dhe pamjen nė tėrėsi.



25 Prill 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos