Shqipėria konsolidon njė zhvillim ekonomik tė qėndrueshėm

Agjencia e Vlerėsimit “Moody” e vlerėson vendin tonė si tė mbrojtur nga kriza, falė masave pro-biznes, tė ndėrmarra nga qeveria. Tė njėjtin vlerėsim ndajnė edhe “Forbes”, “Uall Street Journal” dhe agjencisė “Reuter”.

TIRANE - Edhe pse bota ėshtė nė kushtet e njė krize tė rėndė financiare, Shqipėria ruan dhe konsolidon njė zhvillim ekonomik tė qėndrueshėm. Agjencia e Vlerėsimit Moody’s njė ndėr 3 agjencitė mė prestigjioze nė vlerėsimin e korporatave dhe ekonomive tė vendeve tė ndryshme, e ka vendosur Shqipėrinė nė kategorinė B, qė nėnkupton se zhvillimi dhe stabiliteti ekonomik nė vend ėshtė i qėndrueshėm.
Ambienti shqiptar vlerėson “Moody” ėshtė mbrojtur nga kriza jo vetėm falė mungesės sė sofistikimit tė sektorit financiar dhe politikave tė ndjekura, por edhe falė masave fiskale nė orientimin pro-biznes, uljes sė taksave dhe reformave tė standardeve evropiane.
Zhvillimi ekonomik i Shqipėrisė ka gjetur edhe vėmendjen e Revista prestigjioze “Forbes”, “Uall Street Journal” dhe agjencisė “Reutes”, sipas tė cilave nė tre vitet e fundit, Shqipėria ka arritur tė nxjerrė nga varfėria mė shumė se njė tė tretėn e popullsisė. Duke iu referuar studimit tė Bankės Botėrore Kombeve tė Bashkuara dhe INSTAT tė publikuar vetėm dy ditė mė parė, njė revistė e mirėnjohur, “Forbes” thotė se me kėtė zhvillim ekonomik, Shqipėria dikur njė nga vendet mė tė varfra jo vetėm qė ėshtė njė anėtar i NATO-s, por pritet tė aplikojė pėr vendin kandidat nė Bashkimin Evropian.
“Qeveria Berisha, vazhdon revista, e vlerėson kėtė ulje tė varfėrisė si njė rezultat tė politikave tė ndjekura dhe ka njoftuar pėr njė rritje pagash dhe pensionesh, duke nisur qė nga 1 maji”.
Shqipėria vlerėsohet sėrish me B1 dhe opinion “stable Outlook”.
“Ështė shumė e rėndėsishme tė evidentohet se edhe pse nė kushtet e pėrkeqėsimit tė tregjeve financiare globale, krizės qė ka pėrfshirė pothuajse tė gjithė botėn, vendi ynė ruan dhe konsolidon njė vlerėsim tė qėndrueshėm”, bėn tė ditur nė deklaratėn e saj zyrtare Ministria e Financave.
Vlerėsimi i dhėnė nga Moody’s ėshtė njė dėshmi e institucioneve ndėrkombėtare tė specializuara pėr tė vlerėsuar besueshmėrinė dhe efektshmėrinė nė qeverisjen e vendit, si dhe ėshtė gjykimi mė i qartė e i paanshėm i modelit pro reformė, pro biznes dhe pro integrim evropian nė politikat ekonomike tė ndjekura.
Nga ana tjetėr, Ministria e Financave nė deklaratėn e saj bėn gjithashtu tė ditur se, ky ėshtė njė vlerėsim konstant nė krahasim me vlerėsimin e parė nė qershor 2007.
Nė argumentimin e kėtij vlerėsimi jepen fakte dhe argumente qė mbėshtesin opinionin e tyre pėr kėtė vlerėsim tė qėndrueshėm dhe nė tė njėjtėn kohė me karakteristika pozitive. Kėshtu, vlerėsim pozitiv ka marrė performanca e mirė e ekonomisė me rritje tė qėndrueshme tė PBB-sė pėr vitet e fundit, si dhe niveli i ulėt i inflacionit brenda objektivit 2-4 pėr qind dhe qė ėshtė me i ulėt se çdo vend tjetėr nė tranzicion.
Gjithashtu, ndikim nė kėtė drejtim kanė dhėnė edhe masat ligjore fiskale me orientim pro biznes dhe drejt uljes sė taksave, tė cilat kanė vazhduar tė mbėshtesin rritjen ekonomike. Nga ana tjetėr, edhe reformat pro BE-sė ofrojnė iniciativa pėr investimet e huaja. Nė njė farė mėnyrė ambienti shqiptar ekonomik ka pasur njė lloj mbrojtje nga kriza botėrore pėr arsye tė mungesės sė sofistikimit tė sektorit financiar.

Rezultatet pozitive sipas Moody

- Performanca e mirė e ekonomisė me rritje tė qėndrueshme tė PBB-sė pėr vitet e fundit
- Niveli i ulėt i inflacionit brenda objektivit 2-4% dhe qė ėshtė me i ulėt se çdo vend tjetėr nė tranzicion.
- Masat ligjore fiskale me orientim pro-biznes dhe drejt uljes sė taksave vazhdojnė tė mbėshtesin rritjen ekonomike si dhe  reformat pro BE ofrojnė incentiva pėr investimet e huaja.
- Ambienti shqiptar ekonomik ka pasur njė lloj mbrojtje nga kriza botėrore pėr arsye tė mungesės sė sofistikimit tė sektorit financiar.
- Pėrpjekjet qė po bėhen nė kuadrin e integrimit evropian pėrbėn njė bosht orientues tė politikave tė zhvillimit ekonomik. duke pėrafruar legjislacioni, institucionet.
- Investimet publike nė tėrėsi, ai i rrjetit infrastrukturor nė veçanti e sidomos i kushtohet vėmendje e posaçme aksit rrugor Rrėshen-Kalimash si njė investim pėr tė gjithė rajonin Kosovė - Shqipėri dhe me i madhi i ndėrmarrė ndonjėherė nga shteti shqiptar.
- Pėrmirėsimi i situatės energjetike nė vend nėpėrmjet menaxhimit mė tė mirė si dhe situatės hidrike tė favorshme.
- Privatizimi i segmentit tė shpėrndarjes sė KESH - it si njė sukses pėr tė rritur eficencėn nė kėtė sektor si dhe investimet e mėtejshme nė energjetikė.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos