Jaho Salihi, nė gjyq edhe pėr dy vrasje tė tjera

Prokuroria ka ridėrguar nė Gjykatėn e Tiranės dosjen penale ndaj Jaho Salihit (Mulosmani), i cili akuzohet pėr vrasjen e Bislim Hykės dhe Isuf Bashkurtit. Dosja do tė gjykohet nga gjyqtari Petrit Ēomo dhe mban numrin 1179. Jaho akuzohet nga prokuroria pėr vrasje me paramendim dhe regjistrimi i dosjes penale ėshtė kryer nė datėn 21 prill. Burime nga Prokuroria e Tiranės thanė se ridėrgimi i dosjes ka ardhur si pasojė e shkeljeve qė kanė ndodhur nė procesin e parė gjyqėsor. Gjykata e Lartė vendosi tė rikthejė pėr gjykim dosjen e vrasjes sė Bislim Hykės dhe Isuf Bashkurtit, pėr tė cilėn Jaho Mulosmani ishte dėnuar me burg pėrjetė. Kolegji Penal vėrejti shkelje procedurale tė kryera nė gjykim. Tropojani, i cili ka mbi shpatulla edhe njė dėnim tė pėrjetshėm pėr vrasjen e Azem Hajdarit, ishte dėnuar pėrjetė pėr vrasjen nė vitin 1999 nė qendėr tė Bajram Currit tė Bislim Hykės, vėllait tė drejtorit tė Policisė sė Kukėsit, Jonuz Hyka, dhe Isuf Bashkurtit. Sipas gjykatės, krimi kishte ndodhur pėr motive hakmarrjeje, pasi Mulosmani dyshonte se pjesėtarė tė familjes Hyka po tė njėjtėn ditė kishin vrarė mikun e tij tė ngushtė, Feriz Kėrrnajėn, dhe plagosur Fatmir Haklajn. Pėr vrasjen e dyfishtė, tropojani u dėnua pėrjetė, por duke mos qenė dakord me vendimin e drejtėsisė, ai iu drejtua Gjykatės sė Lartė. Gjatė shqyrtimit tė dosjes, Kolegji Penal ka vėrejtur shkelje tė shumta procedurale tė kryera nė gjykim dhe pėr pasojė ka vendosur ta rikthejė dosjen nga e para. Kėshtu, gjyqi ndaj Mulosmanit pėr vrasjen e dyfishtė do tė nisė nga e para. Vrasja pėr tė cilėn akuzohet Jaho Mulosmani ndodhi mė 4 gusht 1999, nė fshatin Cėrrnicė nė Tropojės. Gjatė njė atentati me mina tė telekomanduara vritet Halil Haklaj e Feriz Kėrrnaja, ndėrsa mbetėn tė plagosur Fatmir Haklaj (tashmė i vdekur) dhe Fatmir Daka. Njė orė pas kėtij krimi tė rėndė, nė qendėr tė qytetit, nė vendin e quajtur "Rrethi i Policit", qėllohen pėr vdekje Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti. Dyshimet pėr kėtė ngjarje ranė menjėherė mbi Jaho Mulosmanin, nė atė kohė shef i rendit nė Komisariatin e Tropojės. Duket se Mulosmani bėnte pėrgjegjės njerėzit e shefit tė policisė sė Kukėsit, Jonuz Hyka pėr vrasjen e Halil Haklajt e Feriz Kėrrnajės dhe pėr hakmarrje i vret tė vėllain. Pak orė pas kėsaj ngjarjeje, Mulosmani pėrfundon nė pranga si i dyshuar kryesor pėr vrasjen e deputetit tė PD-sė, Azem Hajdari, vrasje pėr tė cilėn ėshtė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos