Nxitja e punėsimit, prioritet mbetet kategoria e tė rinjve

Punėsimi i tė rinjve pėrbėn njė ndėr prioritetet dhe sfidat e Ministrisė sė Punės, Çėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, pasi niveli i papunėsisė pėr kėtė kategori llogaritet tė jetė mbi mesataren. "Nėse flasim pėr njė papunėsi 13.1% nė shkallė kombėtare, nė moshat e reja ky nivel arrin nė 22.6%", konfirmuan burime zyrtare tė Ministrisė sė Punės. Tė dhėnat e ministrisė tregojnė se "nė sajė tė politikave pėr mbėshtetjen e punėsimit tė tė rinjve, gjatė vitit 2008, nga rreth 12 mijė punėkėrkues tė punėsuar nėpėrmjet zyrave tė punės, 27% ishin tė rinj". Njė mundėsi e mirė pėr tė rinjtė e arsimuar ėshtė dhe pjesėmarrja nė panairet e punės, ku ofertat pėr punė nga biznesi pėr kėtė kategori janė tė shumta. Sipas Ministrisė sė Punės, problemi kryesor jo vetėm pėr tė rinjtė, por nė pėrgjithėsi pėr tė papunėt, ėshtė mungesa e njė profesioni dhe kėtu synon ndėrhyrja e politikave qeveritare. Pėr tė papunėt pa profesion po merren masa t’u mundėsohet formim profesional nė qendrat publike me tarifa tė reduktuara dhe, pėr kategori tė veçanta, falas. Gjatė vitit tė kaluar numri i tė rinjve tė trajnuar i kaloi tė 4 500 vetėt, duke rritur kėshtu mundėsinė e tyre pėr tė gjetur veten nė tregun e punės. Lidhur me punėsimin e tė rinjve qė kanė njė diplomė universitare, prej vitit 2007 Ministria e Punės ka zbatuar njė program nga i cili kanė pėrfituar rreth 500 tė rinj. Nėpėrmjet kėtij programi, tė rinjve qė kanė mbaruar arsimin e lartė dhe nuk e kanė gjetur veten nė tregun e punės u mundėsohet realizimi i praktikės profesionale gjashtėmujore si nė sektorin privat, ashtu edhe atė shtetėror, me prioritet punėsimin afatgjatė tė tyre. Edhe pėr vitin 2009 programet pėr nxitjen e punėsimit tė tė rinjve do tė jenė prioritare, thanė burime zyrtare tė Ministrisė sė Punės, sipas tė cilave, "pėr herė tė parė strukturat tona do tė zbatojnė njė program tė pėrbashkėt tė financuar nga ILO nė masėn e 200 milionė lekėve pėr nxitjen e punėsimit tė kategorive tė tilla si, tė rinj, gra, tė papunė tė moshės mbi 45 vjeç, etj".

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos