Shėrbimi civil, strukturė e re pėr tė gjitha llojet e punės

• Institucionet shtetėrore do tė organizohen pėrmes njė strukture tė re, qė do tė pėrfshijė nėpunėsit mė tė lartė deri te specialisti mė i thjeshtė.Nė mbledhjen e djeshme tė qeverisė u miratuan disa ndryshime nė udhėzimin e vitit 2000 pėr strukturėn e renditjes sė punėve nė shėrbimin civil, metodologjisė pėrkatėse dhe pėrshkrimit pėrgjithėsues tė rolit tė sekretarit tė Pėrgjithshėm nė kėtė shėrbim. Kėshtu, nėpunės civilė tė nivelit tė lartė drejtues do tė jenė sekretari i Pėrgjithshėm nė Kryeministri, Presidencė dhe Kuvend. Pas tyre, janė sekretarėt e pėrgjithshėm nė ministritė e linjės, drejtor departamenti nė Kryeministri, Presidencė, Kuvend, drejtor i departamentit tė administratės publike. Sekretari i Pėrgjithshėm nė Presidencė, Kuvend dhe Kryeministri ka pėrgjegjėsi tė plotė pėr organizimin e punės, menaxhimin e personelit, formulimin dhe ekzekutimin e politikave nė njė ministri ose institucion, veprimtaria e tė cilit ka njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė fushat e rėndėsishme, tė brendshme apo tė jashtme. Nė klasėn e dytė tė nėpunėsve civilė tė nivelit tė mesėm drejtues janė tė pėrfshirė drejtorėt, tė cilėt kanė pėrgjegjėsi pėr formulimin dhe zbatimin e politikės sė njė fushe tė caktuar, zbatimin e saj dhe arritjen e rezultateve tė pėrcaktuara. Nė klasėn e tretė tė nėpunėsve civilė tė nivelit tė ulėt drejtues janė pėrgjegjėsit e sektorit dhe specialistė tė nivelit tė lartė. Punonjėsit e kėsaj klase bėjnė koordinimin e mendimeve dhe opsioneve tė reja politike pėr njė fushė tė caktuar dhe pėrgatitjen e propozimeve pėrfundimtare. Ndėrsa nė klasėn e katėrt tė nėpunėsve civilė tė nivelit ekzekutues janė specialistė tė nivelit tė mesėm dhe specialistė. Kjo klasė mbulon kėshillimin, qė jepet pėr formulimin dhe vlerėsimin e opsioneve politike mbi njė fushė tė caktuar. Struktura e reKlasa I - Nėpunės civilė tė nivelit tė lartė drejtues- Sekretar i Pėrgjithshėm nė Kryeministri, Presidencė, Kuvend- Sekretar i Pėrgjithshėm nė ministritė e linjės, drejtor departamenti nė Kryeministri, Presidencė, Kuvend, drejtor i departamentit tė administratės publike- Drejtor i PėrgjithshėmKlasa II - Nėpunės civilė tė nivelit tė mesėm drejtuesDrejtorDrejtorKlasa III - Nėpunės civilė tė nivelit tė ulėt drejtuesPėrgjegjės sektori/zyrePėrgjegjės sektori/zyreSpecialist i nivelit tė lartėKlasa IV - Nėpunės civilė tė nivelit ekzekutuesSpecialist i nivelit tė mesėmSpecialist

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos