A DUHET Tė SHQETėSOHEMI PėR NDOTJEN E TOKėS?

22 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Tokės, nė tė cilėn i gjithė njerėzimi e ka vėmendjen te sjellja e tij mbi tokėn. Dita ndėrkombėtare lindi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ajo ėshtė iniciuar nga senatori Gaylord Nelson nė vitin 1969 dhe pėrkujtohet qė nga 22 prilli 1970, kur 20 milionė amerikanė morėn pjesė nė njė demonstratė mjedisore nga mė spektakolaret, e cila u quajt "Dita e Planetit". Kjo ditė u rrit, nga njė ngjarje vjetore nė Shtetet e Bashkuara, nė njė ngjarje globale dhe tashmė kjo ditė pėrkujtohet nė rreth 180 vende tė botės.

Tokat janė ekosisteme dinamike, tė cilat mbėshtesin jetėn e gjallė. Gjithashtu toka ėshtė thelbėsore pėr njeriun, sepse i shėrben atij pėr sigurimin e tė mirave nga burimet natyrore (ushqimin, fibrat dhe materialet e ndėrtimit), pėr ndėrtimin e rrugėve komunikuese dhe si mjet pėr riciklimin e mbetjeve ndotėse tė cilat i prodhon ēdo ditė. Megjithatė, ėshtė e udhės qė ne tė vlerėsojmė cilėsitė e tokės, funksionet dhe si mund ta menaxhojmė e administrojmė atė me qėllim qė tė ruajmė njė mjedis tė qėndrueshėm.

Po vendi ynė ku ndodhet nė lidhje me kėtė?! Tranzicioni i vėshtirė, ku ndryshimet social-ekonomike tė viteve tė fundit, lėvizjet demografike, shtimi i popullsisė nė ultėsirėn perėndimore kanė ndikuar nė menaxhimin e tokės, nė ndryshimin e destinacionit dhe deri nė braktisjen e saj. Tė gjithė kėta faktorė kanė sjellė pėr pasojė njė kompleks efektesh negative mbi tokėn urbane e bujqėsore.

Shqipėria si vend nė zhvillim ėshtė shumė e dobėt ekonomikisht dhe ėshtė e paaftė (nė dallim nga vendet e zhvilluara si SHBA ose BE) tė vendosė masa shtrėnguese pėr ata qė prodhojnė ndotje tė tokės. Nė kėto situata, kostoja mjedisore e pėrdorimit tė praktikave tė njėjta prodhuese qė nuk respektojnė mjedisin tokėsor humbet para nevojės qė shoqėria shqiptare ka pėr ushqim dhe nevoja tė tjera jetėsore. Kjo pėr faktin se shumė nga efektet shėndetėsore tė shkaktuara nga toka e kontaminuar kėrkojnė mjaft vite pėr t‘u dukur alarmante. Si rrjedhojė ėshtė e vėshtirė pėr shqiptaret ta vlerėsojnė kėrcėnimin nga ndotja e tokės krahasuar me nevojat imediate tė jetės plot mungesa.

Nė vendin tonė, humbja e tokės e pėrllogaritur nga Instituti Shėndetit Publik varion nga 20 ton/ha/vit deri nė 40 ton/ha/vit. Kjo si rezultat i kontaminimit nga substanca kimike qė derdhen ose lėshohen pėrmes industrisė sė trashėguar, por edhe ato qė ushtrojnė sot aktivitetin. Problematike paraqitet gjendja nė kraterin e Gėrdecit, ku edhe sot, njė vit pas tragjedisė sė rėndė, nuk ėshtė bėrė asnjė studim i plotė nė lidhje me shkallėn e ndotjes sė tokės nga elementė tė ndryshėm si Merkuri, TNT, apo Ceriumi, qė janė edhe substancat mė tė rrezikshme pėr jetėn e njeriut, tė ēliruara nga shpėrthimi i municioneve. Gjithashtu e rėndė ėshtė edhe gjendja nė zonat si: Porto Romano, ku kemi ndotje masive tė tokės me lindan dhe kromhekzavalent; nė sodėn e Vlorės kemi ndotje tė rėndė nga merkuri; nė Laē, Rubik dhe pranė fabrikave tė pasurimit kemi ndotje me Cu, Cr, metale shoqėrues. Gjithashtu nė fushat naftėmbajtėse kemi ndotje tė thellė e masive tė tokės. Nė segmentin Tiranė-Durrės, qė ka pėrjetuar procesin mė tė shpejtė tė urbanizimit, ka kontaminim tė tokės pėr shkak tė mungesės sė infrastrukturės sė ujėrave tė zeza. Banorėt e kėtyre zonave kanė probleme shėndetėsore shpeshherė mjaft tė rėnda.

Kryesisht nivelet e ndotjes nė tokat bujqėsore nė vendin tonė janė tė ulėta, por megjithatė edhe pse larg zonave hot-spot, fenomeni i ndotjes reflektohet nė zinxhirin ushqimor ashtu edhe nė ndotjen e ujėrave nėntokėsorė. Janė gjetur nivele mjaft tė larta tė pėrmbajtjes sė lėndėve toksike nė produktet bujqėsore veēanėrisht nė qumėsht (lopėt qė ushqehen pranė zonave hot-spot).

Njė formė tjetėr e degradimit tė tokės nė Shqipėri ėshtė edhe erozioni. Sipas strategjisė sė fundit ndėrsektoriale tė mjedisit, Shqipėria ėshtė njė ndėr vendet mesdhetare me shkallė tė lartė tė erozionit, i cili varion nga 21,4 ton/ha nė 34,7 ton/ha nė vit. Rastet e Synejt dhe Karavidhit tė Kavajės, ku si rezultat i erozionit tė tokės u shkatėrruan njė numėr i konsiderueshėm banesash, janė njė dėshmi e mosmenaxhimit tė ndotjes sė tokės.

Humbja e tokės nė brigjet e lumenjve si pasojė edhe e shkatėrrimit tė veprave mbrojtėse, pėrbėn njė shqetėsim tė madh pėr komunitetet pėrreth dhe pushtetin lokal. Rreth 140 mijė hektarė tokė rrezikohen sot nga shkarjet. Si rezultat i dėmtimit tė mbulesės bimore (prerjet dhe djegia e pyjeve) jemi dėshmitarė tė shkarjeve masive tė tokės, qė rrezikojnė mjaft komuna dhe fshatra malore. Guroret janė bėrė njė shqetėsim pėr ndotjen, duke qenė shembull i mizorisė sė shfrytėzimit tė tokės. Veēojmė ato tė Krujės, tė cilat ndodhen nė njė zonė me vlera historiko-turistike.

Si rezultat i kėsaj situate dhe jo vetėm, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave (MMPAU) ndonėse ka si detyrė parėsore mbrojtjen e mjedisit nė pėrgjithėsi dhe tokės nė veēanti, ėshtė ende larg njė institucioni qendror politikėbėrės, menaxhues, monitorues dhe sanksionues pėr problemet qė lidhen me tokėn. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė ministri i MMPAU, z. Lufter Xhuveli, ndonėse njė ministėr me kohėzgjatje mė tė madhe nė detyrė, nuk ka ndėrmarrė asnjė nismė pėr mbrojtjen e tokės nga ndotja, pėrjashtuar disa gjobėvėnieve sporadike dhe selektive. Vendi ynė ende nuk ka ndėrtuar njė ligj tė posaēėm pėr mbrojtjen e tokės nga ndotja. Njė ligj i tillė vepron nė tė gjitha vendet e BE-sė, por te ne ka mė shumė se dy vjet qė qėndron nė sirtarėt e ministrisė.

Mbrojtja e tokės nga ambientalistėt konceptohet si njė definicion qė mbėshtet nė tre kolona - qėndrueshmėri nė prodhimin biologjik, cilėsi mjedisore dhe shėndeti i njeriut, kafshėve dhe i bimėve. Ndonėse shihet hera-herės si njė definicion empiriko-fanatik, pėrsėri ai duhet tė pėrqaset nga politikėbėrėsit, nė mėnyrė qė ndotja e tokės tė jetė e kontrolluar, e mirėmenaxhuar dhe brenda standardeve tė BE-sė. Kjo qė brezat e ardhshėm tė mos fokusohen dhe tė mos kenė shqetėsim tė dorės sė parė ndotjen e tokės, por zhvillimin. Pėr tė arritur kėtė, ne shqiptarėt duhet tė veprojmė dhe tė sillemi me mjedisin tokėsor nė pėrputhje me ekuilibrat jetėsorė, nė mėnyrė qė e ardhmja jonė tė jetė e sigurt dhe e shėndetshme.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos