Universiteti i Tiranės, tarifat e shkollimit pėr ēdo fakultet

 

zirina llambro

Studentėt e rinj qė do tė pranohen nė Universitetin e Tiranės do tė paguajnė mė shumė vitin e ardhshėm akademik. Tarifat e reja, vjetore tė propozuara nga drejtuesit e tij, janė tė kripura pėr shumė prej degėve. Ato variojnė nga 12-85 mijė lekė. Vetėm pak ditė mė parė, bashkė me kuotat janė dėrguar pėr miratim nė Ministrinė e Arsimit edhe taksat e reja tė shkollimit. Ështė kjo e fundit qė do tė vendosė nėse do tė pranojė propozimet e bėra apo jo. E ndėrsa mendohej se pėr tė ndjekur degėt mė tė kėrkuara si drejtėsia, ekonomiku apo mjekėsia, rritja e pagesės do tė ishte shumė mė e lartė, ka ndodhur e kundėrta. Mė e lartė se  asnjėherė tjetėr nė Universitetin e Tiranės, do tė jetė tarifa pėr ata qė do tė ndjekin studimet nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja. Nga sa kanė propozuar drejtuesit e UT,  tarifa vjetore pėr çdo degė tė kėtij fakulteti ėshtė  85 mijė lekė, nga 15 mijė qė ka qenė njė vit mė parė. Rritje ka pėsuar edhe tarifa e studimit nė Fakultetin e Drejtėsisė, e cila pėr kėtė vit, pritet tė jetė 40 mijė lekė, nga 30 mijė qė ka qenė vitin e kaluar akademik. I njėjti propozim ėshtė bėrė pėr Fakultetin e Mjekėsisė. Edhe pėr kėtė fakultet, parashikohet rritje tė taksės sė shkollimit me 10 mijė lekė, duke e çuar nė 40 mijė lekė tarifėn e studimit pėr tė gjitha degėt e mjekėsisė. Ndėrkaq i vetmi fakultet i Universitetit tė Tiranės qė ka pėrfituar ulje tė tarifave tė studimit ėshtė ai i Histori-Filologjisė. Pėr vitin e ri akademik 2009-2010, tarifa e propozuar e studimit pėr tė gjitha degėt e Filologjikut, ėshtė 20 mijė lekė, nga 25 mijė qė ka qenė vjet. Mė i liri mbetet si gjithnjė Fakulteti i Shkencave tė Natyrės. Pėr shkallėn e vėshtirėsisė qė kanė degėt e kėtij fakulteti, ai nuk preferohet shumė nga tė rinjtė. Ulja e tarifės ėshtė edhe njė lloj stimuli pėr tė rritur numrin e tyre nė degė tė tilla si biologjia e kimia. Vitin e ardhshėm akademik nė Universitetin e Tiranės pritet qė tė pranohen mė shumė studentė. Duke vlerėsuar kapacitetet, drejtuesit e tij e kanė parė tė udhės qė nė total numri i kuotave tė propozuara tė jetė 7700, bashkė me sistemin me kohė tė pjesshėm. Fakulteti i ekonomisė do tė ketė numrin mė tė lartė tė pranimeve edhe kėtė vit. Nė tė pritet tė nisin studimet  plot 1230 ekonomistė tė rinj. Po ashtu, njė numėr i lartė kuotash  ėshtė propozuar edhe pėr Fakultetin e Histori-Filologjisė, Fakultetin e Drejtėsisė dhe atė Shkencave tė Natyrės. Njė tjetėr lajm i mirė pėr Universitetin e Tiranės ėshtė edhe nisja e procesit tė akreditimit nga njė agjenci e huaj brenda kėtij muaji.


 Tarifat pėr Universitetin e Tiranės

Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja                 85.000 lekė
Fakulteti i Histori-Filologjisė             20.000 lekė
Fakulteti i Ekonomisė                 25.000  lekė
Fakulteti i Mjekėsisė                     40.000 lekė
Fakulteti i Infermierisė                 25 000 lekė
Fakulteti i Drejtėsisė                      40.000 lekė
Fakulteti i Shkencave Sociale              30.000 lekė

Fakulteti i Shkencave Natyrore degėt:
Informatikė                          30.000 lekė
Biologji                         12.000 lekė
Kimi industriale                     20.000 lekė
Kimi ushqimore                     20.000 lekė
Kimi                             20.000 lekė
Matematikė                         20.000 lekė
Inxhinieri, Matematikė dhe informatikė         15.000 lekė
Fizikė                             13.000 lekė

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos