Universiteti i Tiranės, rriten tarifat e studimit pėr tė gjitha degėt

Drejtuesit e kėtij universiteti propozojnė rritje tė pagesės sė shkollimit. Fakultetet e UT-sė qė do tė kushtojnė mė shtrenjtė pėr vitin e ri akademik

Jonida Tashi

Universiteti i Tiranės propozon rritje tė tarifave tė studimit, pėr vitin e ardhshėm akademik 2009-2010. Sipas propozimeve tė bėra nga vetė drejtuesit e Universitetit tė Tiranės (UT), taksat e shkollimit, qė duhet tė paguajnė studentėt e vitit tė parė kanė pėsuar rritje, krahasuar me ato tė vitit tė kaluar. Tarifat e studimit nė Universitetin e Tiranės, pėr vitin akademik 2009-2010, variojnė nga 85 mijė, qė ėshtė mė e larta, deri nė 12 mijė mė e ulėta. Aktualisht kuotat dhe tarifat e propozuara pėr pranimet e reja tė studentėve janė depozituar pėr miratim nė Ministrinė e Arsimit. Pavarėsisht se drejtuesit e UT-sė kanė bėrė propozimet pėrkatėse, ėshtė Ministria e Arsimit ajo qė do tė marrė pėrsipėr miratimin e kuotave dhe tarifave, ndėrkohė qė nuk pėrjashtohet mundėsia e shtimit apo pakėsimit tė tyre.
Mė shtrenjtė
Mė shtrenjtė se asnjėherė tjetėr nė Universitetin e Tiranės, studimet e larta do tė kushtojnė nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, ku pagesa e studimit pėr ēdo degė tė kėtij fakulteti ėshtė propozuar tė jetė 85 mijė lekė, nga 15 mijė qė ka qenė njė vit mė parė. Po ashtu, rritje ka pėsuar edhe tarifa e studimit nė Fakultetin e Drejtėsisė, e cila pėr kėtė vit, pritet tė jetė 40 mijė lekė, nga 30 mijė qė ka qenė vitin e kaluar akademik. Tė njėjtin fat me studentėt, qė do tė vijojnė studimet nė Fakultetin Juridik nė Tiranė, do tė kenė edhe tė rinjtė, qė do tė fitojnė tė drejtėn e studimit nė Fakultetin e Mjekėsisė. Edhe pėr kėtė fakultet, drejtuesit e UT-sė, propozojnė rritje tė taksės sė shkollimit me 10 mijė lekė mė shumė, krahasuar me pagesėn e vjetshme, duke e ēuar nė 40 mijė lekė tarifėn e studimit pėr tė gjitha degėt e Mjekėsisė.
Mė lirė
I vetmi fakultet i Universitetit tė Tiranės, qė jo vetėm i ka “shpėtuar” rritjes sė tarifės sė studimit, por madje ka pėrfituar ulje tė saj, ėshtė ai i Histori-Filologjisė. Pėr vitin e ri akademik 2009-2010, tarifa e propozuar e studimit pėr tė gjitha degėt e Filologjikut, ėshtė 20 mijė lekė, nga 25 mijė qė ka qenė vjet. Si gjithmonė, mė lirė studimet nė Universitetin e Tiranės, do tė kushtojnė nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės. Nisur nga fakti qė degėt e kėtij fakulteti janė tė vėshtira, pasi i pėrkasin shkencave ekzakte, ky fakultet nuk preferohet shumė nga tė rinjtė, madje shihet prej tyre si alternativa e fundit pėr tė ndjekur shkollėn e lartė. Pėr rrjedhojė, tarifat e studimit pėr degėt e Shkencave tė Natyrės janė mė tė ulta se fakultetet e tjera tė UT-sė, njė taktikė kjo e pėrdorur nga drejtuesit e fakultetit dhe Universitetit tė Tiranės edhe pėr tė “thithur” sa mė shumė studentė.
Kuotat
Pėrkrah rritjes sė tarifave tė studimit, drejtuesit e UT-sė kėrkojnė edhe shtim tė kuotave tė pranimit, pėr vitin e ri akademik. Nė total, vetėm pėr studimet me kohė tė plotė, Universiteti i Tiranės, propozon qė vitin e ardhshėm tė pranohen afro 5200 studentė tė rinj. Nga shpėrndarja e kuotave sipas fakulteteve tė UT-sė, njė numėr i lartė kuotash pranimi, i ėshtė dhėnė Fakultetit tė Ekonomisė, plot 1230 tė tilla. Po ashtu, njė numėr i lartė kuotash pranimi ėshtė propozuar edhe pėr Fakultetin e Histori-Filologjisė, Fakultetin e Drejtėsisė dhe atė Shkencave tė Natyrės. Pėrfshirė edhe kuotat pėr studimet me kohė tė pjesshme, numri i studentėve qė do tė ulen nė auditoret e UT-sė, gjatė vitit akademik 2009-2010, shkon nė 7 mijė. Shifėr kjo, tepėr e lartė, krahasuar me pranimet qė janė bėrė nė vitet e mėparshme nė kėtė universitet.








Politekniku, 10 studentė tė Inxhinierisė Mekanike, punojnė diplomėn nė Universitetin e Siegenit

10 studentė tė dalluar, tė Fakultetit tė Inxhinierisė Mekanike, nė Universitetin Politeknik, kanė pėrgatitur diplomat pranė Universitetit tė Siegenit nė Gjermani. Punimi i diplomės pranė universitetit gjerman ėshtė bėrė i mundur falė bashkėpunimit qė Universiteti Politeknik i Tiranės ka me Universitetin e Siegenit nė Gjermani. Viti 2000 shėnon fillimin e njė bashkėpunimi tė suksesshėm ndėrmjet Fakultetit tė Inxhinierisė Mekanike nė Universitetin Politeknik dhe Institutit tė Fluideve dhe Termodinamikės (IFT) tė Universitetit Siegen nė Gjermani, kur u organizua seminari dy mujor me temė: “Ditėt e dyerve tė hapura”. Ndėrsa kėtė vit, bashkėpunimi midis dy universiteteve ėshtė shtrirė edhe mė tej nė fushėn e mėsimdhėnies. Kėshtu, nė kuadėr tė realizimit tė procesit tė Bolonjės, ėshtė krijuar mundėsia qė profesorė tė Universitetit tė Siegenit dhe tė Politeknikut tė Barit, tė vijnė dhe tė zhvillojnė njė modul leksionesh pėr studentėt e vitit tė parė nė Universitetin Politeknik.





21 Prill 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos