Tė drejtat e pacientit, nė njė dokument ligjor

Njė dokument zyrtar i quajtur Karta e Pacientit do tė hedhė themelet pėr ndėrtim. Dje nė njė konferencė, Ministria e Shėndetėsisė, Qendra e Kontrollit tė Cilėsisė dhe Akreditimit tė Institucioneve Shėndetėsore, si dhe Avokati i Popullit, kanė diskutuar mbi zhvillimin e njė projekti pėr themelimin e dokumentit tė Kartės sė Pacientit. Duke qenė se shumica e pacientėve, mbi 80 pėr qind, nuk njohin tė drejtat e tyre dhe shoqatat nė mbrojtje tė ēėshtjeve tė tė sėmurėve nuk janė shtrirė dhe pozicionuar ashtu siē duhet, nė kėtė kohė ėshtė menduar tė shqyrtohet njė dokument tek i cili tė renditen tė gjitha tė drejtat e pacientit, ku tė pėrcaktohen qartė tė gjitha rastet kur pacientėt mendohet se u ėshtė bėrė njė padrejtėsi, si dhe rastet e dėmshpėrblimit nė njė situatė ku evidentohen gabime mjekėsore.

"Karta e pacientit do tė marrė pėrsipėr tė rendisė tė drejtat e tė sėmurėve, tė pėrcaktojė qartė mėnyrėn e dhėnies sė kujdesit mjekėsor dhe nga ana tjetėr, tė jetė njė paketė informuese pėr tė gjithė tė sėmurėt shqiptarė, qė marrin kujdes shėndetėsor", tha Arben Ivanaj, zėvendėsministri i Shėndetėsisė.

Karta e pacientit

Dokumenti qė do tė listojė njė nga njė dhe nė mėnyrė tė detajuar tė drejtat, pėrgjegjėsitė dhe mėnyrėn e rregullimit tė marrėdhėnieve pacient-mjek do tė miratohet zyrtarisht, do tė afishohet nė spitale e qendra shėndetėsore dhe do tė promovohet nga institucionet shėndetėsore, si qendra e matjes sė cilėsisė sė shėrbimit shėndetėsor. Kjo do tė bėjė promovimin e tė drejtave, fushatat informative, ndėrsa Avokati i Popullit do tė ndihmojė nė mbrojtjen e kėtyre tė drejtave. Emir Dobjani sqaroi dje se ēėshtje tė cilat janė ankimuar nga pacientėt pranė institucionit tė Avokatit tė Popullit, janė dėrguar pranė Urdhrit tė Mjekut pėr t‘u shqyrtuar dhe pėr t‘u verifikuar. Avokati i Popullit sqaroi se prioritet pėr tė ardhmen duhet tė jetė krijimi me urgjencė i legjislacionit tė munguar pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pacientėve, krijimi i mekanizmave rregullatorė dhe tė njė kulture tė re tė pėrgjegjėsisė pėr gjithēka qė bėjmė dhe nuk bėjmė pėr pacientin. Nė tė drejtat e pacientit pėrfshihen 14 pika, ndėr tė cilat e drejta pėr informim, pėr akses, pėr t‘u ankuar, pėr t‘u kompensuar.

Njohuritė e pacientėve

Shumica e pacientėve nuk i njohin tė drejtat e tyre, nuk kanė informacion pėr rastet kur duhet tė ankimohen, mėnyrėn si tė parashtrojnė tė gjitha pakėnaqėsitė, si dhe rrugėn pėr tė kėrkuar dėmshpėrblim nė rastet kur evidentohen gabime mjekėsore.

Karta e Pacientit mendohet tė jetė njė dokument qė do tė ndihmojė nė tė shumtėn e rasteve nė dhėnie tė informacionit tė saktė pėr mėnyrėn e kujdesit, atė tė sjelljes sė mjekėve me pacientėt, dhe mbi tė gjitha, ofrimin e kujdesit shėndetėsor.

Sakaq, kutitė e vendosura nė spital pėr ankimim apo denoncim tė rasteve tė korrupsionit janė vendosur pothuajse nė tė gjitha shėrbimet kryesore, ku jepet kujdes shėndetėsor, por ato nuk kanė qenė efikase.

Nga ana tjetėr, jo vetėm pėr mungesė informacioni, por edhe pėr mungesė mbrojtjeje, pacientėt shqiptarė nuk e ēojnė deri nė fund ankimimin apo kėrkesėn pėr vendosjen e drejtėsisė pėr ēėshtjen e tyre karshi shėrbimit shėndetėsor.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos