EVROPA, IDENTITETI DHE DIVERSITETI KULTUROR

Ftesa e Presidentit tė Qendrės sė Studimeve Financiare mė emocionoi shumė. Ai mė propozoi qė tė jap njė leksion mbi temėn "Evropa, identiteti kulturor dhe diversiteti kulturor". U preka, veēanėrisht pėr tri arsye.

Sė pari, sepse ishte njė ftesė nga prof. Otmar Issing, miku im i dashur, shok i mirė dhe ish-koleg nė Bordin Ekzekutiv tė Bankės Qendrore Evropiane.

Por, diēka qė mund tė jetė mė pak e njohur. Herė pas here, Otmar dhe unė flisnim pėr poemat e Gėtes, pėr "Lorelei" tė Hajnes, si dhe pėr letėrsinė dhe poezinė nė pėrgjithėsi. Ai duhet tė ketė qenė duke menduar pėr kėto diskutime tė shkurtra, por tė gjalla mbi poezinė, kur nė njė mėnyrė tepėr origjinale mė kėrkoi mua, njė bankier qendror, tė mbaj njė leksion mbi diversitetin kulturor evropian.

Arsyeja e dytė qė u preka nga ftesa ėshtė se BQE-ja e konsideron diversitetin kulturor tė Evropės - i cili pasqyrohet plotėsisht nė karakterin shumėkombėsh tė personelit tė anėtarėve tė tij, tė cilėt vijnė nga 27 shtetet anėtare tė BE-sė - si njė aset madhor. BQE rrit nė mėnyrė aktive ndėrgjegjėsimin e diversitetit kulturor tė Bashkimit Evropian, si njė ndėr elementet kryesore tė unitetit kulturor evropian. Ky ėshtė edhe qėllimi kryesor i "Ditėve Kulturore", tė organizuara nga BQE-ja me shumė sukses pėr disa vite me radhė.

Arsyeja e tretė qė e mirėprita ftesėn pėr tė folur ėshtė sepse jam i bindur qė ēėshtjet ekonomike dhe kulturore, paraja dhe letėrsia e poezia janė shumė mė tė lidhura sesa mund ta besojnė shumė njerėz. Ka shumė shembuj, por mė lejoni tė pėrmend tre prej tyre:

Sė pari, duhet tė kujtojmė se shkrimi lindi nė Sumer, djepi i qytetėrimit, ndėrmjet lumenjve Tigėr dhe Eufrat, gjashtė mijė vjet mė parė. Administratorėt e Sumer regjistronin ēdo artikull tė pėrditshėm, sasitė, veprimet, mbi pllakat prej argjile. Duke i regjistruar kėto aktivitete ekonomike, kėta "llogaritarė primitivė" krijuan dokumentet e para nė historinė e njerėzimit dhe shtruan rrugėn pėr gjithė literaturėn e shkruar nė botė.

Sė dyti, ekziston njė lidhje ndėrmjet poezisė dhe parasė, e cila gjithmonė mė ka bėrė pėrshtypje. Poemat, ashtu si monedhat prej ari, janė tė destinuara tė jetojnė gjatė, pėr tė ruajtur integritetin e tyre, tė mbėshtetura nga ritmi, rima dhe metaforat. Nė kėtė kuptim, ato janė si paratė - njė "rezervė vlere" nė periudhė afatgjatė. Tė dyja aspirojnė pandryshueshmėri, ndėrkohė qė janė tė destinuara tė kalojnė nga njė dorė te tjetra dhe nga njė mendje te tjetra.

Dhe sė treti, kultura dhe paratė, poemat dhe monedhat, u pėrkasin njerėzve. Monedha jonė u pėrket evropianėve nė njė kuptim shumė tė thellė: Ėshtė besimi i tyre nė monedhėn e vet, qė e bėn atė njė mjet shkėmbimi tė suksesshėm, njė njėsi llogaritėse dhe rezervė vlere. Kultura jonė ėshtė pasuria e letėrsisė, e artit qė besimi i njerėzve ka vendosur tė pėrzgjedhė dhe tė ruajė nė kohė.

Dėshiroj tė reflektoj mbi identitetin kulturor tė Evropės, sė pari duke eksploruar njė koncept qendror, njė bėrthamė shpirtėrore; pastaj do tė pasqyroj diversitetin e mrekullueshėm tė kulturave tė tij kombėtare; dhe nė fund do tė gjykoj se identiteti kulturor evropian aspiron universin.


***

Njė mėnyrė pėr tė hedhur dritė mbi identitetin kulturor tė Evropės ėshtė tė kėrkosh pėr njė koncept kulturor, njė "zemėr" tė Evropės, e cila do tė jetė njėkohėsisht burimi dhe pėrmbledhja e saj. Dy referenca janė mjaft sqaruese nė kėtė drejtim: vizioni i Paul ValĆ©ry, poetit dhe analistit, dhe ai i filozofit Edmund Husserl.

Paul ValĆ©ry, nė esenė e tij "The European" ("Evropiani"), shkroi nė vitin 1924: "Nė qoftė se emrat Cezar, Gaius, Trajan dhe Virgjil, nėse emrat Moisi dhe Shėn Pal, nėse emrat Aristotel, Platon dhe Euklid kanė rėndėsi dhe mbartin peshė, pikėrisht atje ėshtė Evropa".

ValĆ©ry insiston pėr karakterin shpirtėror tė Evropės, duke shtuar: "Ėshtė e mrekullueshme qė njerėzit e Evropės nuk pėrcaktohen as nga raca, as nga gjuha apo zakonet, por nga dėshirat dhe gjerėsia e dėshirės (...)".

Vėrtet mund tė imagjinojmė, ashtu si ValĆ©ry, identitetin kulturor tė Evropės si njė zgjerim i shkėlqyer i bashkimit, tė arritur nėn mbretėrinė romake, tė mendimit grek, tė ligjit romak dhe tė Biblės, qė ka ēuar nė tre besime monoteiste.

Ne mund tė shkojmė edhe mė tej nė kėrkimin tonė pėr zemrėn konceptuale tė Evropės. Ėshtė pikėrisht ajo qė ka thėnė Husserl nė leksionin e tij tė famshėm nė Vjenė, nė maj tė vitit 1935, tė titulluar "Filozofia dhe kriza e njerėzimit". Ai shikon origjinėn e idesė shpirtėrore tė Evropės sikur ėshtė greke, ku njė grusht njerėzish nisėn njė shndėrrim radikal tė jetės kulturore nė kombin e tyre dhe ndėrmjet fqinjėve tė tyre.

Mė lejoni tė citoj Husserl: "Mund tė shihet gjithashtu qė ėshtė pika e nisjes sė njė lloji tė ri komuniteti, i tillė qė shtrihet pėrtej kombeve. Sigurisht, po i referohem Evropės nė formėn shpirtėrore. Nuk ėshtė mė njė numėr kombesh tė ndryshme qė jetojnė pranė njėri-tjetrit dhe vetėm e ndikojnė njėri-tjetrin nėpėrmjet konkurrencės komerciale apo luftėrave pėr pushtet, por ėshtė: njė shpirt i ri - qė buron nga filozofia dhe shkenca bazuar nė tė - njė shpirt i kritikės sė lirė, qė siguron norma pėr detyra tė pakufishme dhe e dominon njerėzimin, duke krijuar ideale tė reja, tė pakufishme".

Husserl thotė se Evropa identifikohet plotėsisht me origjinėn e saj greke, nė frymėn e filozofisė. Kėshtu, "kriza" e Evropės vjen nga dėshtimi i dukshėm i racionalizmit. Ai e pėrfundon leksionin e tij, mbajtur nė vitin 1935, nė njė mėnyrė tė dukshme dhe largpamėse, madje pa e pėrmendur fare totalitarizmin, fashizmin apo nazizmin: "Kriza ekzistenciale e Evropės mund tė pėrfundojė vetėm nė njėrėn prej dy mėnyrave: nė dorėzimin e trashėgimisė nga kuptimi racional i jetės, dhe duke pėrfunduar nė njė urrejtje tė shpirtit dhe nė barbarizėm; apo nė rilindjen e saj nga shpirti i filozofisė, nėpėrmjet njė heroizmi tė arsyes (...)".

Identiteti dhe uniteti kulturor midis diversitetit tė kulturave kombėtare nuk ngrihet mbi zgjerimin e thjeshtė tė papėrcaktuar tė thelbit kulturor origjinal. Unė e shoh identitetin kulturor tė Evropės si njė pėlhurė tė endur fort. Kjo pėlhurė pėrbėhet nga njėra anė nga njė fill litari i shtrirė me kujdes, i cili korrespondon me shumė kultura tė fuqishme kombėtare, tė cilat nė vetvete kanė identitetin tyre dhe gjejnė origjinėn e tyre nė njė tė shkuar tė largėt; nga ana tjetėr, ndodhet filli ind/pėlhurė, i cili pėrfaqėson admirimin dhe verbimin me shkėlqim pėrtej kombeve tė ndėrthurura, ndikimet reciproke qė kapėrcejnė kufijtė ndėrmjet kulturave dhe ndėrmjet gjuhėve. Unė e imagjinoj kėtė pėlhurė kulturore letrare, artistike, gjuhėsore, evropiane qė merr bukurinė e saj, bashkimin e saj dhe forcėn e saj nga numri i dukshėm dhe diversiteti i fijeve tė saj.


***

Pėr ta ilustruar kėtė dėshiroj t‘ju jap disa shembuj tė goditur, disa dėshmi prekėse tė kėtij admirimi dhe tė kėtyre zbulimeve "ndėrkufitare". Nuk do tė jetė e habitshme pėr ju qė, meqenėse jam ftuar nga Qendra e Studimeve Financiare e Universitetit tė Frankfurtit, do tė pėrmend Gėten. Ai ka shkruar nė "Dichtung und Wahrheit" rreth zbulimit tė tij pėr Shekspirin: "Shekspiri, si nė pėrkthim, ashtu edhe nė origjinal, nė fragmente dhe nė tėrėsi u bė njė forcė kaq e madhe brenda grupit tonė tė Strasburgut saqė, ashtu si disa njerėz janė shumė tė magjepsur pėr shkrimet e shenjta, ne u magjepsėm mirė me Shekspirin. Nė fjalėn tonė ne imituam virtytet dhe veset e kohės tonė, qė ai na kishte treguar [...]. Shpagimi i gėzueshėm qė diēka sublime po rri pezull mbi mua ndikoi shokėt e mi, tė cilėt tė gjithė adoptuan ndjesinė time".

Ndikimi i Gėtes nė kulturat e tjera ėshtė nė vetvete i jashtėzakonshėm. Publikimi i "Werther" e ktheu Evropėn pėrmbys. Ai ishte njė ndėr librat qė Bonoparti mori me vete nė ekspeditėn e tij nė Egjipt, dhe kur ai u takua me Gėten, ai foli pėr tė.

Dante Alighieri na ofron njė shembull tjetėr tė mrekullueshėm tė kėtij ndikimi dhe admirimi qė e kapėrcen kohėn dhe hapėsirėn nė Evropė. "Komedia hyjnore" ushtron njė magjepsje tė fuqishme pėr lexuesit evropianė. Pesė shekuj pas krijimit tė saj, Uilliam Bleik komenton, nė hapėsirėn e pėrkthimit tė Ferrit nga Henri Boid: "Poezia mė e shkėlqyer ėshtė e pavdekshme, karakteret mė tė mėdha tė kėqija, krejt Satanai: (...) Dinakėria dhe virtyti nuk janė poezi, por filozofi (...). Poezia justifikon vesin dhe tregon arsyen e tij dhe dėlirjen". Vepra e Marcel Proust "Nė kėrkim tė kohės sė humbur" ėshtė e frymėzuar fuqishėm nga puna e Dantes. Mė shumė se gjashtėqind vjet pas "Komedisė Hyjnore", Proust shkruan, kur shikon njė zambak uji nė njė lumė tė vogėl: [Zambaku] do tė kalojė mbi njė breg vetėm pėr t‘u kthyer te tjetri, pėrjetėsisht duke pėrsėritur udhėtimin e tij tė dyfishtė (...) si njė nga ato vuajtjet e tė cilit (...) ngjallėn kuriozitetin e Dantes, i cili do tė kishte kėrkuar prej tyre nė gjatėsinė mė tė madhe nga vetė viktimat, nė qoftė se Virgjili nuk do ta kishte (...) detyruar atė tė nxitonte pas tij me shpejtėsinė mė tė madhe, siē duhet qė unė tė nxitoj pas prindėrve tė mi.

Mė lejoni tė kaloj nga Proust tek Ismail Kadare, njė shkrimtar bashkėkohor. Ai shkruan se, si nxėnės nė Shqipėri, nė moshėn 13 apo 14 vjeē u ndesh me "dy grupe kėngėsh (tė cilat) pėrmendeshin mė shpesh sesa tė tjerat nė libra, revista e gazeta: Ato mbi Paolon dhe Franēeskėn, tė dashuruarit tragjikė qė nuk dinin pushim nė rrethin e dytė tė Ferrit dhe ato mbi Kontin Ugolino nė rrethin e nėntė, i cili, i uritur, pėrfundoi duke ngrėnė fėmijėt e tij. Sipas Kadaresė, ndikimi i Dantes nė kulturėn popullore shqiptare ėshtė kaq i fortė, saqė ka shumė "Beatriēe" nė vendin e tij, "ndarė nė mėnyrė tė barabartė ndėrmjet kristianėve dhe myslimanėve nė regjistrat civilė".

Por ndikimi i jashtėzakonshėm i Dantes shpjegohet ndoshta jo vetėm nga gjeniu i tij dhe nga teknika e vargut (strofės). Ndikime tė tjera evropiane mund tė shpjegojnė pushtetin emocional tė "Komedisė Hyjnore". Tridhjetė vjet para lindjes sė Dantes, Bonkompanjo da Sinja, profesor i retorikės nga Bolonja, botoi "Rhetorica Novissima". Nė kapitullin mbi memorien, ai pėrshtati klasiken "Arti i Memories" - teknikėn e pėrdorur nga oratorėt romakė dhe grekė pėr tė memorizuar fjalimet e tyre - dhe e transformoi atė nė memorien e fuqishme artificiale tė virtytit dhe vesit, tė Parajsės dhe Ferrit.

Dante prek koleksionin e kulturės sė sotme tė Evropės, gjashtė shekuj pas shkrimit tė veprės "Komedia Hyjnore". Ai vetė krijoi pushtetin e memories tė poemės sė tij nė mėnyrė indirekte nga poeti grek, Simonidi, tetėmbėdhjetė shekuj mė parė. Pra, mund tė shohim se si shtrihet kultura e Evropės gjatė njėzetepesė shekujve.

Metafora qendrore e saj daton nė dymijė vjet mė parė se Simonidi, ka udhėtuar ndėr shekuj dhe ka kapėrcyer kufijtė e gjuhės greke, latine, italiane, angleze dhe franceze. Nuk ka shembull mė tė mirė tė fijeve tė panumėrta qė formojnė pikėrisht kuadrin e kulturės evropiane. Kjo endje/thurje, ky "monument i pashkatėrrueshėm", i bėrė prej fjalėsh, qė kapėrcen kohėn dhe hapėsirėn, nga Simonidi te Shekspiri, ėshtė bashkimi kulturor i Evropės!

Evropianizimi nėnkupton tė mos jesh nė gjendje tė kuptosh plotėsisht letėrsinė dhe poezinė kombėtare - Chateaubriand, MallarmĆ©, Julien Gracq, St John Perse, Senghor - pa kuptuar Danten, Servantes, Shekspirin, Gėten dhe Hajne. Evropianizimi nėnkupton se unė ndaj me ju, me tė gjithė evropianėt e tjerė, tė njėjtat burime kulturore bazė, pavarėsisht nga fakti se ato vijnė nga mjedise krejt tė ndryshme. Kjo nėnkupton se unė jetoj nė njė atmosferė letrare moderne, qė ndikohet direkt dhe tėrthorazi nga Kafka ēek, nga Joyce irlandez dhe francezi Proust.

Duke shkruar pėr unitetin e Evropės, historiani Braudel pėrmendi atė qė ai e quajti "unitĆ©s brillantes" ("bashkimet e shkėlqyera"), duke i dalluar ato nga "unitĆ©s alĆ©atoires" ("bashkime tė pasigurta"). "UnitĆ©s brillantes" mbulon gjithė fushat e pėrpjekjes artistike dhe intelektuale, jo vetėm poezinė, letėrsinė dhe filozofinė, por edhe muzikėn, pikturėn, skulpturėn dhe arkitekturėn. Nuk ėshtė rastėsi qė Kėshilli Drejtues i Bankės Qendrore Evropiane zgjodhi stilet arkitekturale evropiane pėr tė ilustruar kartėmonedhėn e monedhės tė pėrbashkėt, euron. Ėshtė e mahnitshme tė shohėsh se sa tė pėrhapura janė kėto stile nė Evropė, me ndėrtesa tė panumėrta, kisha dhe monumente tė ndėrtuara sipas traditės gotike dhe romane, klasike dhe baroke. Kėto stile arkitekturore lindėn nė zona shumė tė ndryshme tė Evropės dhe demonstrojnė pasurinė kulturore tė Evropės. Ato sigurojnė njė ilustrim tjetėr tė fuqishėm tė konceptit unik tė bashkimit brenda diversitetit, qė ėshtė tipari kryesor i kontinentit tonė.

* Fjala e Presidentit tė Bankės Qendrore Evropiane, mbajtur nė Leksionin Presidencial tė QSF (Qendra e Studimeve Financiare), nė Frankfurt, mė 16 mars 2009



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos