"Historia e Skėnderbeut", nė Shkodėr me kopjen origjinale

Nė bibliotekėn e universitetit "Luigj Gurakuqi" nė Shkodėr gjendet njė kopje origjinale e librit tė Marin Barletit, "Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarvm Principis", i cili ėshtė shtypur nė Romė. Kjo kopje e rrallė, e shkruar nė latinisht, gjendet nė bibliotekėn e universitetit pas njė rruge tė gjatė, pėrmes njė librarie antikuariatesh nga Italia. I mbushur plot me tė dhėna interesante, nė kėtė origjinal tė botimit tė Romės, fillim i shekullit XVI, ka njė vulė interesante; letra/karta e shtypshkrimit ėshtė e stampuar me njė figurė qė inkuadron njė kurorė mbretėrore; nė faqen e fundit tė Librit XIII gjendet njė alfabet latin, njė pjesė kjo qė nuk ishte botuar nė pėrkthimin shqip, bazuar nė botimin latinisht nė Gjermani nė vitin 1537.

Libri origjinal nė Shkodėr dhe tė rejat qė zbulon ai

Ky libėr origjinal i botimit tė Romės, nė fillim tė shekullit XVI, aktualisht ėshtė fond i bibliotekės sė universitetit "Luigj Gurakuqi" nė Shkodėr. Edhe mė pėrpara ka qenė fond i Bibliotekės sė Institutit tė Lartė Pedagogjik Shkodėr, sikurse shihet edhe nga disa vula tė asaj biblioteke. Kapakėt e kopertinės kanė njė veshje tė rėndomtė dhe tė pakujdesshme. Do tė ishte e nevojshme qė t‘i bėhej njė restaurim, nė qoftė se ata janė tė origjinalit, ose pėrndryshe duhet menduar pėr njė kopje tė ngjashme me origjinalet e tjera. Nė faqen e brendshme tė kapakut tė pėrparmė ka njė fletė tė shkruar tė ngjitur, nga ku informohemi se kjo kopje origjinale, nė rrugėtimin e saj, ka ardhur nga Italia, duke pasur si stacion njė librari antikuariatesh. Fleta shkruan: Libreria Antiquaria di Dario Giusseppe Rossi Corso, 33-40. Kjo fletė adrese ėshtė njė stampė e porositur shtypshkronje, e cila, siē duket, u ngjitej librave tė kėsaj librarie. Mirėpo pėr fatin e keq, kėsaj adrese i mungon informacioni se cilit qytet i pėrkiste kjo librari dhe se nė ēfarė vitesh kishte funksionuar. Gjetja e kėsaj adrese fillimisht, pėr tė synuar pastaj nė ndonjė hetim edhe mė tė thellė, detyrimisht duhet kėrkuar nga ndonjė lidhje me specialistė italianė nė Itali. Pasi ka mbėrritur nė Shqipėri, kjo kopje origjinale, sikundėr vėrtetohet nga disa vula, ka qenė pronė e njė biblioteke, e cila nė vulat e saj shėnohet si "Biblioteca Miss. Vol. Alb.", pra "Biblioteka e Misionarėve Vullnetarė Albanezė/Shqiptarė". Nga sa na kumton ish-bibliotekari, prof. W.Kamsi (i cili e ka blerė kėtė libėr nga njė person civil), kjo bibliotekė ka qenė njė organizim i misionarėve vullnetarė katolikė shėtitės nėpėr malėsitė e veriut, me njė fillesė qysh nga njė kohė e hershme e shekullit XIX e deri aty te viti 1914. Nė frontespicin e njohur tashmė, ky botim, nė pjesėn e djathtė poshtė, ka njė vulė, e cila, sado me mjaft vėshtirėsi, na lejon tė shprehemi (me dyshim?) se ėshtė njė shqiponjė biqefale me njė kurorė mbretėrore nė mes dhe me njė yll tė Davidit nė mes tė trupit tė shqiponjės. Sigurisht se kjo vulė do tė kėrkonte njė teknikė mė moderne. Nė qoftė se kjo vulė nuk rezulton e ndonjė kronologjie tė vonė tė shekullit XIX, atėherė mbetet e hapur edhe hipoteza se mbase i pėrkiste njė libri e vule tė ish-pasardhėsve Kastriotė. Le tė qėndrojmė edhe pak te kjo faqe. Siē njihej me kohė, nė krahun e majtė tė minigrafikave ka dy shqiponja tė puthitura. Specialistėt heraldistė italianė kishin shprehur njė mendim se kjo paraqitje e pėrzgjedhje ishte bėrė nga ilustratorėt e shtypshkronjės, nga improvizimet e formatet shtampė qė kishin ata dhe nuk kishte lidhje me ndonjė pėrzgjedhje tė vetė porositėsit tė librit, me kėtė rast Barletit. Njė vėrejtės e kishte menduar si njė kopje nga njė punim nė dru, si njė ish-ilustrim i njė skene homerike, ku pėrplaseshin dy shqiponja. Dr. M.Zeqo kishte shprehur njė opinion se kjo shqiponjė duhej tė ishte njė nga heraldikat mė tė hershme e origjinale tė familjes Kastrioti, sipas pėrzgjedhjes e dėshmisė sė vetė Barletit. Mė sė fundi, edhe pse e kishte konstatuar qysh nga vitet ‘70, A.Luka ėshtė shprehur se ndoshta kjo lidhej si njė shqiponjė e fisit alban-epirot, nė objektet shtiza me shqiponja me derdhje, tė cilat te M.Barleti nė disa raste na paraqiten nė bashkėshoqėrim si dy objekte tė veēanta: si "flamurė e shqiponja" krahas ndarjes antike nė flambularė-bajraktarė. Nė krahun e djathtė shihet edhe mirėnjohura ujkonjė e Romės me dy binjakėt, Remin dhe Romulin, e cila ishte e mirėnjohur edhe nė Iliri, jo vetėm nga monedhat e shumta romake, por me gjasa edhe nga legjendat mė tė hershme persiane, pėr Kirin e Persisė, tė cilin gjithashtu e kishte ushqyer njė bushtėr-ujkonje (Kjo kėrkon njė trajtim mė vete). Karta/letra me tė cilėn ėshtė shtypshkruar nė latinisht libri i M.Barletit, sipas njė opinioni tė shprehur nga vizitori dr. Musa Ahmeti, ka gjasa se mund tė jetė disi mė e vjetėr se sa koha e shtypshkrimit. Bazuar te pamjet nė dritėn e diellit na ka rezultuar se tė gjitha letrat janė tė stampuara dhe ndėr tė gjitha ato dallohet njė figurim nė formė shqyti, qė inkuadron njė kurorė mbretėrore. Kėtė pėr t‘u siguruar ne e kemi fotografuar me aparat dixhital. Nisur nga ky fakt, mendojmė se kjo kartė/letėr ėshtė e porositur posaēėrisht. Gjithashtu, duke u bazuar te ky fakt, ne kemi arritur nė mendimin se letra nuk mund tė jetė shumė kohė mė e vjetėr se sa shtypshkrimi, nė atė pėrmasė tė ekzagjeruar qė e ka menduar dr. Musa Ahmeti. Gjithsesi, kjo do tė kėrkonte njė ekspertizė tė specializuar. Ky botim, nė fund, nė faqen ku pėrfundojnė komplet tė XIII librat/kapitujt, sikurse edhe mund tė konstatohet nga skanimi, ka tė regjistruar edhe germat e alfabetit latin, paraqitje kjo qė nuk ka figuruar nė botimet e pėrkthimit shqip. Nė libėr ka edhe tek-tuk ndonjė mbishkrim me dorė nga pėrdoruesit, siē duhet tė jetė i vonė njė datim i vitit 1508, i shkruar me dorė. Duke gjykuar disi, pėr arsyen e vendosjes sė alfabetit latin nė fund, ndonėse duket si pa lidhje, mendja na shkon pak mė larg, nė vitin 1367, kur "Magister Johani, doktor nė gramatikė, deklaron, se premton dhe detyrohet kundrejt presbiterit Andre tė Shėn Palit dhe Pultit, se do ta mėsojė nipin e tij Nikollėn tė lexojė e tė shkruajė mirė, sipas mėnyrės tregtare, dhe do t‘i mėsojė atij Donatin dhe Katonin qė tė dijė t‘i pėrkthejė..." ("Acta et Diplomata", II, 233, sipas origjinalit latinisht). Dhe ėshtė shumė e qartė se ky djalosh shkruan albanishte/shqipe me germa latine si "shkrimin tregtar" dhe mė pastaj mėsohet tė pėrkthejė nga latinishtja nė shqip. Po kėshtu, pėr tė rikujtuar: "Dhe sado qė ata albanėt kanė njė gjuhė tjetėr fare tė ndryshme nga ajo latine, megjithatė ata kanė nė pėrdorim, si edhe nė tė gjitha librat e tyre, alfabetin/shkronjat latine". (Rel. i Kryepeshkopit tė Tivarit, mė 1332, "Bur. tė Zgj. pėr ‘Historia e Skėnderbeut‘", Vėll II, 1962, Dok. Nr. 68, f. 111). Pėr ta pėrforcuar, po kujtojmė faqen 222 tė "Historia e Skėnderbeut", ku Barleti e nėnvizonte termin "Qytetėrimi Alban" ose faqen 255, ku e nėnvizonte fjalėn "nė gjuhėn albanese". Ka ardhur koha qė disa tabu tė thyhen, sepse qytetėrimi ilir, alban, dardan e epirot, tė cilėt lidhen nė njė etnos, sado me objekt tė kufizuar, nė monedha, terrakota etj., siē mendon studiuesi A.Luka, e kishte filluar shkrim-kėndimin me alfabet, pothuajse nė njė hap bashkėkohor me tė gjithė Mesdheun. Do tė ishte e pafalshme tė na humbė ndėr sy e ndėr duar e turi, karta e identitetit tonė tė lashtė!

Pėrse dhe nė cilin vit u botua libri i Barletit

Nė gazetėn "Shkodra", nė dhjetor 1999, studiuesi shkodran Agron Luka publikoi njė studim tė titulluar "Pėrse dhe nė cilin vit u botua libri i rilindėsit evropian M.Barleti, ‘Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarvm Principis‘" tė cilin e kishte sinjalizuar dhe e kishte diskutuar me prof. I.Zamputi dhe prof. Dh.S.Shuteriqin, sė paku qysh nga viti 1983. Nė kėtė publikim, studiuesi pati fare pak mundėsi ta konsultonte kėtė origjinal me sy tė lirė nė bibliotekėn e universitetit "Luigj Gurakuqi" nė Shkodėr. Nė studim kundėrshtoheshin pikėpamjet dhe interpretimet e disa autoriteteve se ky libėr, tė cilin ne e kemi bėrė si zakon ta quajmė shkurtimisht "Historia e Skėnderbeut", ishte shkruar pėr t‘i nxitur alban/shqiptarėt pėr kryengritje tė reja antiturke tė panumėrta, nė lidhje me disa premtime pėr organizimin e njė Kryqėzate tė Re, nga Vatikani, etj. Studiuesi Luka solli argumente dhe fakte duke vėrtetuar tė kundėrtėn, se nė kohėn konkrete nuk kishte asnjė lloj shprese tė tillė, as nė situatėn politike dhe as nė vetė shkrimin dhe bindjen e Barletit. Qėllimi kryesor i Barletit dhe i tė gjithė bashkatdhetarėve qė e kishin nxitur, ndihmuar, pėrkrahur dhe qė madje i ishin lutur pėr ta shkruar kėtė libėr, ka qenė pėr ta pėrjetėsuar nė histori tėrė epopenė e lavdishme dhe qytetėrimin alban-epirot sė bashku me heroin e tyre, si njė detyrim pėr qytetėrimin progresist rilindės evropian dhe pastaj pėr njė sėrė qėllimesh e detyrash tė tjera fisnike qė ky kolos ia linte porosi brezit tė pasardhėsve. Me gjithė gjendjen e rėndė, Barleti ishte optimist se ky popull kaq i lashtė, megjithatė nuk do tė zhdukej, por do tė mbijetonte. Nė pjesėn tjetėr, studiuesi Luka diskutoi nė lidhje me vitin e botimit tė "Historia e Skėnderbeut". Sipas pikėpamjes sė autorėve F.Pall, F.Noli, S.Prifti, Dh.S.Shuteriqi etj., vepra mendohej se ishte botuar midis viteve 1508-1510. Noli e mendonte nė vitin 1506, ndėrsa studiuesi shkodran M.Prendushi e linte tė hapur ēėshtjen e vitit tė botimit, duke theksuar se data nuk mund t‘i vendosej arbitrarisht, pėrderisa vetė botimi nuk e pėrmbante. Studiuesi Luka, duke hulumtuar brenda rreshtave, nė tė dy botimet e njohura tė Barletit ("Rrethimi i Shkodrės" dhe "Historia e Skėnderbeut"), solli citime tė disa pasazheve, tė cilat i kishin shpėtuar vėmendjes analizuese tė studiuesve tė deriatėhershėm. Nė kėtė mėnyrė ai solli disa arsyetime qė e lėkundnin dukshėm ēėshtjen e botimit mė 1508-1510 dhe ndoshta e spostonin disi pėrtej vitit 1514. Me kėto pohime, nuk vihej nė dyshim se "Historia e Skėnderbeut" ishte shkruar mbas Rrethimi i Shkodrės", pra mbas vitit 1504. Ēėshtja tashti mbetej se kur dhe sa vjet mbas 1504, kishte filluar ta shkruante dhe ta dėrgonte pėr botim M.Barleti librin "Historia e Skėnderbeut"? Nė "Historia e Skėnderbeut", f. 51, libri I, nė parathėnie Barleti shkruante: "Ka shumė vjetė tanimė qė unė, - ju them sinqerisht tė vėrtetėn - po e bėj zap kėtė dėshirė pėr tė shkruajtur, po hedh poshtė lutjet e shumta tė miqve, tė cilėt ma kėrkonin kėtė me ngulm... megjithėqė nuk pushojnė sė botuari ēdo ditė (mė falni pėr shprehjen) Fjalime tė reja dhe Kujtime tė panumurta, gjer nė ē‘pėrdorim...". Kėshtu, sipas kėtij pohimi, dilte menjėherė arsyetimi logjik: sa vite mbas 1504, duheshin kuptuar kėto "shumė vjetė", nė tė cilat Barleti e kishte bėrė zap dėshirėn pėr tė shkruar? Mund tė quheshin "shumė vite" dy vitet e Nolit, apo ato 4 vitet deri te 1508-ta?! Kronologjia e vitit 1508 ishte nxjerrė nga autori rumun F.Pall, sipas kėsaj tė dhėne tė Barletit: "Tani siē marr vesh, pasi himarjotėt thirrėn me dėshirėn e tyre nga Apulia, trupat dhe flamujt e spanjollėve kanė njohur njė prijės dhe kanė filluar njė mėnyrė jetese mė tė kulturuar". Pra, kėtė ngjarje a kryengritje antiturke, F.Pall e datonte si e ndodhur nė janar 1508. Mirėpo nė qoftė se kjo ngjarje rezultonte kėshtu, duhet tė logjikojmė se jemi vetėm te lib. II, f. 97 dhe nuk duhet tė harrojmė se kemi pėrpara edhe plot XI libra/kapituj, plot 397 faqe tė tjera! Pėrse Barleti duhej ta vinte kėtė tė dhėnė kronologjike midis rreshtave dhe nga ana tjetėr nuk vendosi asnjė tė dhėnė tjetėr kronologjike?! Me kėtė rast, vepra po shkruhej e po botohej pjesė-pjesė, domethėnė libra-libra?! Por, kjo kronologji e vitit 1508 nuk ishte aq absolute, pasi nuk dihej se kur i kishte rėnė nė vesh ky lajm Barletit, flakė pėr flakė, apo mė vonė. Pastaj kishte mundėsi qė kjo lėvizje himarjote tė kishte ndodhur edhe mė vonė dhe me atė kuptoheshin pak a shumė njė formė venomesh. Siē e thamė, nga 1508 duheshin edhe XI libra tė tjerė, qė ishin edhe mė tė gjatėt e mė tė vėshtirėt. Edhe vetė ajo "mėnyra e filluar e kulturuar e jetesės" e presupozonte njė farė kohe apo jo. Nė vitin 1508, kur ta zėmė se kishte filluar sė shkruari Barleti, vėrehej se nuk gjendeshin as fjalime as kujtime tė botuara, tė cilat ai i kishte pėrmendur. Kėto do tė fillojnė nga 1510 e pėrtej, me shkrimin dhe botimin e Gjenealogjisė sė Gjon Muzakės. Pėr tė hedhur nė diskutim edhe njė hipotezė alternative, studiuesi A.Luka kishte gjetur dhe krahasuar dy episode nė veprėn "Rrethimi i Shkodrės", bot. 1504 dhe nė "Historia e Skėnderbeut", pa datė botimi. Tė dy kėto episode lidheshin me Sulltan Bajazitin II, 1481-1512. Nė "Rrethimi i Shkodrės", f. 54, shkruhej: "Mehmeti II ishte i jati i kėtij Bajazitit II, qė sundon sot" dhe kjo ishte fare normale, sepse Bajaziti II ishte gjallė. Ndėrkaq, nė veprėn "Historia e Skėnderbeut", f. 56, Barleti shkruante: "Kulti i rreptė i dervishėve, nė kohėn kur mbretėronte Sulltani Bajaziti II, duke dalė nga rruga e tyre dhe duke bėrė krime nė shumė vende, pėr kėtė u zhdukėn dhe u ē‘farosėn krejt prej tij". Kėshtu, meqenėse kėtu flitej pėr Bajazitin II dhe nė kohėn e shkuar, duhet tė kemi parasysh se Bajaziti II kishte vdekur mė 1512. Meqenėse kėtu me kėtė episod jemi te libri I, si arsyetim kronologjik do t‘i binte qė libri tė ishte futur nė shtypshkrim, pėrtej 1512 dhe ndoshta edhe pėrtej 1514!

Vepra "Historia e Skėnderbeut" nuk pati datė botimi! Ky libėr ishte njė ndėrmarrje krejtėsisht private. Ai i kushtohej "Princit shumė tė ndritur tė Epirotėve Donferrnd, nipit tė Skėnderbeut". Pra nuk kemi asnjė lloj kushtimi ndaj ndonjė personaliteti tė lartė tė Romės dhe as tė Vatikanit! Tė vėrejmė se, libri "Rrethimi i Shkodrės" i kushtohej Princit Leonard Loredanit, Dogjės sė Venedikut dhe vetė Senatit tė Venedikut! Pra ka njė dallim tė dukshėm, apo jo! Pėrse ky mister pa datėn e botimit nė "Historia e Skėnderbeut", kur te "Rrethimi i Shkodrės" data shėnohej e saktė, 10 janar 1504?! Prof. Dh.S.Shuteriqi mendonte dhe e shprehte hapur se "Historia e Skėnderbeut" nė Romė qe futur nė njė lloj indeksi censurues nga Vatikani! Analizuesit qė ne i sipėrpėrmendėm shpreheshin se shėnimi nė fund tė librit: "Impressum Romae per B.V." duhej shpjeguar: "Shtypur nė Romė prej Benetus de Vitalibus", ku pėr inicialet B.V. mendohej se duhej tė ishte po i njėjti botues qė kishte shtypur librin "Rrethimi i Shkodrės". Dhe, pėrse botuesi duhej me iniciale, kur te "Rrethimi i Shkodrės" prezantohej me emėr tė plotė?! Mos kjo B.V. mund tė ishte edhe "Biblioteca Vaticana"?



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos