A na duhet eseja?

Matura Sshtetėrore risjell nė vėmendje ēėshtjen e esesė, tė vėshtirėsive dhe vlerave qė ajo ka, pėr pėrfundimin me sukses tė provimeve. Maturantėt, mėsuesit, prindėrit dhe tė gjithė nxėnėsit e shkollave parauniversitare, po flasin pambarimisht pėr esenė. Shkas pėr t‘u ndalur mė gjatė rreth esesė dhe rolit tė saj nė shkollėn shqiptare, u bė njė bisedė nė gjimnazin "Qemal Stafa" tė Tiranės. Nxėnėsit, nė kulmin e shqetėsimit dhe dėshpėrimit, u shprehėn se ndoshta ėshtė mė mirė tė kthehemi te hartimi, pra te mėnyra tradicionale e provimit me shkrim nė letėrsi. Thelbi i kėrkesės zbulon faktin se eseja, pavarėsisht zhurmės qė bėhet nėpėr institucionet shkollore dhe jashtė tyre, ka mbetur nė kufirin e fillesave tė viteve mė parė. Mėsuesit, nxėnėsit, prindėrit janė tė shqetėsuar me tė drejtė, pėr faktin se eseja nė provimin e letėrsisė ka peshėn kryesore. Deri kėtu jemi thjesht nė pėrjetimin e nevojės sė momentit, kryesisht pėr tė kapėrcyer realizimin e provimit me shkrim tė letėrsisė. Shpesh, nga nxėnėsit dhe mėsuesit, kėmbėngulet nė gjetjen dhe dhėnien e njė "recete" tė plotė e pėrfundimtare tė esesė, si dhe tė mėnyrės se si realizohet ajo. Pra, nga pjesa mė e madhe e faktorėve, mjerisht edhe nga jo pak mėsues, harrohet fakti se shkrimi i esesė ėshtė njė proces i hapur, qė ka tė bėjė me formimin e shprehive tė nxėnėsit, njė proces qė nė arsimin shqiptar ėshtė nė fillime. Nė njė kuptim edhe mė tė ngushtė, thelbi dhe shpėrfaqja e esesė, padyshim e llojeve dhe tipareve tė saj, ėshtė njė ēėshtje e hapur, qė nuk i ėshtė dhėnė pėrgjigje pėrfundimtare as nė mjediset perėndimore, ku e pėrdorin si vlerė maturimi, dijesh dhe formimi profesional. Tė kthehemi te "kėrkesa" pėr tė rimarrė hartimin nė provimin me shkrim tė letėrsisė, qė duket e thjeshtė nė pamje tė parė, por, nė fakt, mendohet kėshtu vetėm se ėshtė njė formė shprehje e njohur dhe e praktikuar nėpėr vite, duke harruar se edhe hartimi ka vėshtirėsitė e veta, sepse lidhet me natyrėn specifike letrare. Nga ana tjetėr, ēėshtja ese, sidomos pėr maturantėt, paraqitet e vėshtirė, sepse nuk njihet dhe nuk ėshtė praktikuar nė shkollėn shqiptare, jo vetėm nė gjimnaz, por nė tė gjitha nivelet e shkollimit, si mėnyrė shprehjeje. Shkolla shqiptare, pėrpara se tė sqaronte dhe tė modelonte esenė, me tė gjitha llojet e veta, e ka dhėnė si detyrė zbatuese, duke i tejkaluar kėshtu etapat e tė nxėnit. Vetėkuptohet se nė kėtė proces tė formimit tė shprehive ka vendin e vet gjithė niveli i shkollimit, por prioritet kėtė akt dhe proces duhet ta ketė universiteti. Kemi hyrė nė njė rreth vicioz, sepse detyrėn mbi esenė e japin mėsuesit, shumica e tė cilėve nuk e kanė ditur as vetė se ē‘ėshtė ajo dhe padituria e tyre, qė lidhet pazgjidhshmėrisht me shkollėn e lartė, por edhe me vetėdijen personale, shėrben si "dije" tashmė pėr tė realizuar nxėnėsit esenė. Diēka lėvizi nė drejtim tė njohjes dhe praktikės sė realizimit tė saj me librin "Si tė shkruajmė esenė", veēse mė tepėr nė pikėpamje tė strukturės, paragrafėve dhe pjesėve pėrbėrėse, leksikut dhe formave kryesore tė saj. Por, nė konceptin e mėsuesve dhe veēmas tė nxėnėsve, pak gjėra u kthjelluan dhe u sqaruan aq sa tė fillonte "siguria" e mostrembjes prej saj. Nė fakt, pėr ēdo mendje qė nuk ka lidhje me esenė, pra e kam fjalėn pėr nxėnėsit e tė gjithė niveleve tė arsimit parauniversitar, nuk ėshtė fort e volitshme qė ta kuptosh procesin, duke ndeshur qysh nė krye vetė "ngrehinėn" e esesė, pa pėrthithur dhe pronėzuar konceptin, qė shėnon shumė mė tepėr se sa kaq. Eseja si koncept, pėr tė qenė i kuptueshėm pėr ata qė shkojnė nė shkollė pėr dije, ėshtė njė mėnyrė shprehjeje, me shkrim, qė shtrihet nė ēdo nivel tė shkollimit perėndimor. Pra, edhe ca mė nė thellėsi tė problemit, eseja ėshtė shprehje e formimit dhe e kulturės sė individit dhe komunitetit, pėr tė gjithė realitetin natyror e shoqėror. Eseja, tek e fundit ėshtė mėnyrė shprehjeje si edhe hartimi, por qė ndryshe ngas ai kėrkon mendimin e pavarur rreth njė problemi, ėshtė mėnyrė shprehjeje siē ėshtė ajo e shkencės sė historiografisė, por tanimė duke i parė dhe interpretuar faktet dhe figurat historike nga njė kėndshikim personal, pra duke e "shpjeguar" botėn qė na rrethon, mė tepėr me idenė dhe mendimin personal. Bėrja "gogol" e esesė nga ana e nxėnėsve dhe prindėrve, me tė drejtė dhe pa tė drejtė, lidhet edhe me sqarimin e paplotė se ē‘ėshtė eseja, si mėnyrė shprehjeje nė tė gjitha nivelet e pėrfaqėsimit. Mbetet pezull dhe pa njė pėrgjigje pėrfundimtare se a ėshtė art eseja? Nė fakt, edhe eseja shprehet dhe materializohet me mjetet e letėrsisė, pra edhe me leksikun e figurshėm. Kjo ngjet nė esetė letrare, por edhe njė pjesė e prozės dhe e shqyrtimeve letrare, gjithnjė e mė tepėr po sendėrtohet nė formėn e esesė. Por, eseja gjithėpėrfshirėse nuk ka vetėm mjetin, pra gjuhėn qė e merr hua nga letėrsia. Esenca e saj ka tė bėjė ca mė shumė me frymėn dhe atmosferėn qė ajo mėton tė paraqesė, ēka e rrėshqet te njė vėshtrim mė specifik se sa "syri" magjik i letrares, pra me njė tis mirėfilli filozofik. Aq mė tepėr qė zanafilla e kėsaj mėnyre shprehjeje ėshtė filozofike, sepse fillimet i gjejmė qysh me Epikurin, Ciceronin nė Antikitet, pėr tė ardhur deri nė Rilindjen Evropiane me Montenjin dhe Bekonin, si dhe kohėt moderne me Niēen. Idetė dhe mendimet e tyre kėta filozofė tė shquar i derdhėn nė formėn eseistike. Ky fakt vihet nė dyshim kur mendon se pėrveē esesė filozofike kemi edhe ese shkencore, pavarėsisht fushės. Kuptohet qė "shkencorja" nė ese ėshtė nė varėsi tė pėrfundimeve autoriale, mė tepėr se sa nga "dara" e verifikimit tė pastėr shkencor. Pra, eseja nga mjetet ėshtė art, kuptohet art i fjalės, por pėr nga fryma qė pėrcjell ėshtė edhe filozofi, e gjithashtu pėr rrokjen e njė mendimi logjik ėshtė nė mėnyrėn e vet, edhe verifikim shkencor. Pa menduar se u sqaruam, por me shpresėn se po ndikojmė sado pak nė largimin e frikės dhe ankthit tė drejtė tė maturantėve, eseja, e ēfarėdo forme dhe niveli qoftė, lidhet me dy momente: me njohjen e problemit tė shprehur nė formėn e esesė, qė ka tė bėjė me kulturėn; me "kurajon" pėr ta shpallur botėrisht mendimin personal. Nė pamje tė parė krijohet pėrshtypja e thjeshtėzimit, por jemi nė njė situatė tė sugjerimit tė daljes nga "kriza" e besimit se munden dhe duhet t‘i nėnshtrohen realizimit tė esesė, qoftė edhe pėr faktin e thjeshtė qė nėse maturantėt e sivjetshėm dhe tė viteve tė tjera duan tė studiojnė jashtė shtetit, eseja ėshtė kėrkesė parėsore dhe mėnyrė e testimit tė formimit tė personalitetit. Po ashtu, pas mbarimit tė shkollės sė lartė, nė ēfarėdo shkolle qė dėshirojnė pėr tė hyrė nė nivelet e marrjes sė titujve, eseja ėshtė modeli kryesor pėrfaqėsues. Kėto dhe shkaqe tė tjera, e zbehin idenė e kthimit te hartimi, qė do tė thotė lėnie nė mes e reformės arsimore, qė do tė thotė thellim i distancės me botėn e qytetėruar si mėnyrė e komunikimit, qė do tė thotė humbje kohe pėr tė mėsuar atė qė tė duhet pėr gjithė jetėn, si tė shprehesh qartė, saktė dhe bukur, ēka ngulitet mė mirė dhe mė lehtė pikėrisht nė moshėn e maturantėve.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos