Kur duhet t’i drejtohemi pėrdorimit tė lazerit





Nė botė lazeri pėrdoret pėr trajtimin e ndryshimeve dhe sėmundjeve tė ndryshme tė lėkurės



Nė pėrgjithėsi ato janė: normale, e yndyrshme, e thatė dhe e kombinuar. Ato pėrcaktohen nė vartėsi tė nivelit tė yndyrės dhe thatėsisė. Zakonisht tipi i lėkurės varet nga madhėsia e poreve. Lėkura normale ka njė pėrbėrje tė ekuilibruar uji dhe yndyre. Poret janė mesatare. Lėkura e yndyrshme ka njė teksturė tė trashė. Zakonisht zonat yndyrore shkėlqejnė. Fytyra e yndyrshme rezulton nga ekzistenca e gjėndrave dhjamore hiperaktive, yndyra shkakton mbajtjen e qelizave tė vdekura nė folikujt e qimeve. Poret janė mė tė mėdha. Lėkura e thatė ka njė teksturė tė ashpėr. Nuk ka zona tė ndritshme, nė tė kundėrt lėkura duket e fjetur. Poret janė zakonisht tė vogla sepse sasia e yndyrės ėshtė e pakėt. Me kalimin e moshės, lėkura e thatė ėshtė e prirur tė krijojė rrudha. Lėkura e kombinuar ėshtė njė pėrzierje midis zonave tė thata e tė yndyrshme nė shkallė tė ndryshme. Zakonisht zona T, (balli, hunda dhe mjekra) janė tė yndyrshme, ndėrsa mollėzat dhe qafa janė tė thata.

Lazeri

Lazerėt kanė gjetur aplikim pėr mė shumė se 20 vjet, pėr trajtimin e ndryshimeve dhe sėmundjeve tė ndryshme tė lėkurės. Nė botė ėshtė nė ekspansion prodhimi dhe aplikimi i tyre, duke e pasur parasysh suksesin e arritur nė trajtimin e problemeve tė lėkurės, nė mėnyrė mė tė thjeshtė, mė tė shpejtė dhe me sukses permanent.













Person kompetent pėr trajtim me lazer tė ndryshimeve nė lėkurė ėshtė vetėm dermatologu i trajnuar pėr punė me tė. Nė duart e tij ky aparat shndėrrohet nė mjet adekuat dhe jo tė rrezikshėm pėr manipulim dhe nė kėtė mėnyrė evitohen dėmtimet e lėkurės tė shkaktuara nga pėrdorimi i lazerit nga personat jokompetentė. Principi i punės sė lazerėve konsiston nė rrezet qė lėshohen nga kristalet e ndryshme, rrezet intensive pulsuese tė dritės si dhe radiovalėt, tė cilat kanė efekte tė mrekullueshme.



Nė kohėn e fundit, si mė tė suksesshme janė aparaturat (IPL) me kombinim rrezesh me efekte tė shumėllojta dhe me gjatėsi tė ndryshme valore, dhe diapazon mė tė gjerė veprimesh, pėrkundėr atyre me njėlloj rrezesh dhe me efekte tė mjaftuara dhe tė kėnaqshme, por me diapazon mė tė ngushtė veprimesh. Lazerėt nė dermatologji kanė gjetur aplikim kryesisht te ērregullimet vaskulare mė tepėr beninje: si teleangiectazite (kapilarėt e zgjeruar deri nė 3 mm), nevus flameus, poikilodermia, rosacea, angiomat, spidernevuset dhe skuqjet e ndryshme tė lėkurės sė fytyrės dhe qafės, e mė pak te format e rėnda si hemangiomat dhe kapilarėt e mėdhenj nė ekstremitete.







Shumė tė suksesshėm janė treguar nė eliminimin e pasojave tė dėmtimit tė lėkurės nga rrezet e diellit si hiperpigmentimet, elastozėn, duke bėrė freskimin e lėkurės sė fytyrės dhe tėrheqjen e saj dhe me atė edhe zbutjen e rrudhave. I suksesshėm ėshtė treguar sidomos te depilimi permanent (heqja permanente) i qimeve tė fytyrės dhe trupit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Efekte tė mjaftuar ka treguar edhe nė heqjen e tatuazheve, eliminimin e akneve dhe poreve tė zgjeruara, pėrmirėsimin e sėmundjeve si psoriasa vulgare, leukodermitė e ndryshme, ndėrsa mė pak i suksesshėm ėshtė treguar tek vitiligo. Disa nga lazerėt mund tė bėjnė ablacionin (djegien) e shtresave sipėrfaqėsore tė lėkurės, me qėllim tė heqjes sė cikatrikseve (shenjave dhe vrajave) pas mjekimit tė akneve.



Nė pėrvojėn mjekėsore tė aplikimit tė lazerėve mund tė thuhet se nėnshtrimi i trajtimit me lazer, zakonisht ka rezultuar me arritjen e rezultateve tė kėnaqshme nė trajtimin e qimeve, kapilarėve, skuqjeve tė fytyrės, akneve dhe freskimit tė lėkurės, por qė tė arrihet kjo duhet durim dhe qėndrueshmėri nė trajtimet e pėrmuajshme ose 6 javėsh, pėr tė arritur qėllimin.

Pastrimi i fytyrės

Ky trajtim konsiston nė mirėmbajtjen e lėkurės sė fytyrės, pastrimin e qelizave tė vdekura, heqjen e pikave tė zeza, trajtimin e komedonėve, korrigjimin e ovalitetit dhe poreve tė zmadhuara, skuqjeve masive, kompensimin e mungesave tė lėkurės siē janė; mungesa e lagėshtirės, imuniteti i dobėt, asfiksia etj. Pastrimi i fytyrės ėshtė njė trajtim tradicional, tashmė i kompletuar falė aparaturave dhe produkteve profesionale qė stimulon metabolizmin e lėkurės. Procesi pėrmban shumė faza, duke filluar nga pastrimi i lėkurės eksfolimi, trajtimi me avull, ozon, maska, serume, vakuum, lifting, e deri tek produktet finale dhe zgjat rreth 1 orė 30 minuta, kjo varet nga sasia e pikave tė zeza. Ky trajtim ėshtė i pėrmuajshėm. Kėtij trajtimi nuk mund t’i nėnshtrohen gratė shtatzėna dhe ato qė vuajnė nga sėmundje tė zemrės. Gjithashtu nuk kėshillohet edhe gjatė ciklit menstrual.

Ekzaminimi, domosdoshmėri

Vihet re njė tendencė e klientėve. Ato janė tė prirura tė konsumojnė produkte shumė tė kushtueshme, tė blera me porosi jashtė shtetit. Cilėsia kushton, por nė kėtė rast mungon sugjerimi i estetistes, i cili ėshtė i bazuar nė njohuritė dhe eksperiencėn e saj. Fytyra kėrkon kujdes dhe ajo nuk mund tė trajtohet me produkte tė hamendshme ose tė sugjeruara nga persona inkompetentė. Askush nuk ėshtė i aftė tė pėrcaktojė karakteristikat e lėkurės sė fytyrės me sy tė lirė, madje as specialisti, pa ndihmėn e skanerit tė posaēėm, i cili plotėson tė dhėnat dhe ėshtė i pagabueshėm. Kėtij ekzaminimi i nėnshtrohen detyrimisht klientėt qė nė takimin e parė. Lind nevoja qė herė pas here tė bėhet ky ekzaminim, sepse faktorė tė ndryshėm ndikojnė ndjeshėm dhe lėkura e fytyrės mund tė shfaqė probleme tė paparashikuara. Nga eksperienca mund tė them se nė tė gjitha ekzaminimet e fytyrave, janė konstatuar dy ose mė shumė cilėsi. Me sy tė lirė mund tė konstatojmė njė fytyrė mikse ose tė yndyrshme. Cilėsitė e tjera qė fsheh lėkura zbulohen me skaner, i cili i paraprin detyrimisht trajtimit. Nėse neglizhojmė kėtė fakt, rrezikojmė tė pėrdorim produkte tė papėrshtatshme qė nuk e ndihmojnė lėkurėn.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos