Planifikimi familjar, USAID, fushatė pėr metodat kontraceptive



Planifikimi familjar nga ēiftet e reja ndikon nė krijimin e njė bėrthame familjare tė qetė dhe tė lumtur. Por ndėrgjegjėsimi i shoqėrisė shqiptare nė kėtė pikė vlen pėr t’u diskutuar, ndonėse shumė syresh e kanė bėrė edukatė pėrdorimin e kontraceptivėve nė jetėn e tyre bashkėshortore, pėr shumė tė tjerė mungon edhe informacioni bazė. Pėr tė rritur ndėrgjegjėsimin e shoqėrisė shqiptare pėr rėndėsinė e pėrdorimit tė kontraceptivėve bashkėkohorė, USAID-i po kontribuon pėr ndryshimin e sjelljes nė planifikimin familjar. Agjencia e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID) prezantoi dje njė seri mesazhesh pėr momente tė lumtura me njeriun e zemrės, duke pėrdorur metodat kontraceptive bashkėkohore pėr tė parandaluar shtatzani tė paplanifikuara. Nisma e re, qė zbatohet nga programi, “Komunikimi pėr Ndryshimin e Sjelljes nė Planifikimin Familjar nė Shqipėri” (C- Change FP in Albania), pėrqendrohet pėr rritjen e pėrdorimit tė metodave bashkėkohore kontraceptive, pėr tė sqaruar keqkuptimet nė lidhje me efektet anėsore dhe pėr tė pakėsuar pėrdorimin e metodave tradicionale, kryesisht pėr tė rinjtė dhe tė rejat e moshės 18-35 vjeē. "Shumė nga ēiftet shqiptare, tashmė e kanė tė qartė konceptin e planifikimit familjar, por bazohen kryesisht nė metodat tradicionale, tė cilat nuk janė shumė tė besueshme, ashtu siē janė metodat bashkėkohore kontraceptive tė tilla, si: pilulat kontraceptive, prezervativėt dhe injeksionet kontraceptive", - tha Berengere de Negri, drejtore e projektit. "Me pėrdorimin e metodave bashkėkohore, jeni tė sigurt nė parandalimin e shtatzanive tė paplanifikuara dhe do tė keni mė shumė momente tė lumtura dhe qetėsi shpirtėrore". Nė ceremoni ishte e pranishme dhe drejtoresha e misionit tė USAID-it nė Shqipėri, Roberata Mahoney, e cila tha se qėllimi i kėsaj pėrpjekjeje ėshtė tė ofrojė pėr shqiptarėt njė mundėsi pėr njė jetė mė tė mirė dhe mė tė shėndetshme. Mahoney, gjithashtu theksoi nevojėn pėr vazhdimin e investimeve nė sektorin e shėndetėsisė si njė standard i rėndėsishėm pėr hyrjen e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian. Mahoney u shoqėrua nga ministrja e Shėndetėsisė, znj. Anila Godo, si dhe nga bashkėshortja e Kryeministrit, znj. Liri Berisha.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos