Dekretohet Ligji i Urbanistikės, thjeshtohen procedurat e dhėnies sė lejeve tė ndėrtimit

Presidenti Bamir Topi ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 10 097, datė 19.03.2009 Pėr njė shtesė nė ligjin nr. 8405, datė 17.09.1998 Pėr urbanistikėn, tė ndryshuar si dhe njė shtesė nė ligjin Pėr urbanistikėn si dhe njė ndryshim nė ligjin Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje, miratimi i tė cilit ėshtė shtyrė disa herė. Ndryshimet e bėra nė kėtė ligj synojnė nė thjeshtimin e procedurave dhe tė afateve nė dhėnien e lejes sė ndėrtimit, duke bėrė qė procesi tė realizohet brenda 58 ditėve. KRRT-ja duhet qė brenda 5 ditėve nga paraqitja e kėrkesės tė nisė procedurat nė dhėnien e lejes. Shqyrtimi i kėrkesės kalon nė dy faza: procedimi pėr shqyrtimin administrativ tė kėrkesės dhe, e dyta, shqyrtimi dhe miratimi i lejes sė ndėrtimit nga organi kompetent, KRRT-ja vendore. Njėsia urbanistike brenda 5 ditėve shqyrton dokumentacionin e paraqitur nėse pėrmbush kėrkesat qė nevojiten. Kur njėsia nuk vėren shkelje, njėsia duhet tė nisė procedurėn e shqyrtimit administrativ tė kėrkesės, thuhet nė amendimin e nenit 45 tė ligjit aktual. Gjithashtu theksohet se, me procedimin pėr shqyrtimin administrativ njėsia dhe kėshilli teknik duhet tė shqyrtojė kėrkesėn brenda 35 ditėve, nga data ku kėrkesa cilėsohet si e pranuar. Kur njėsia e urbanistikės, nė pėrfundim tė afatit 35- ditor nuk dėrgon nė adresė tė kėrkuesit njoftim pėr: Mos pranimin e shqyrtimit administrativ tė kėrkesės, ose nė pėrfundim tė procedimit pėr shqyrtim administrativ tė kėrkesės, depozitimin pėr shqyrtim dhe miratimin e lejes sė ndėrtimit nė KRRT, atėherė kėrkesa konsiderohet e pranuar nė heshtje dhe dokumenti i pėrcillet pėr shqyrtim dhe miratim KRTT-sė sė njėsisė vendore, thuhet nė amendimin qė i bėhet nenit 45 tė ligjit aktual. Ndėrsa tre muaj pas miratimit tė kėtij ligji ngarkohen institucionet kompetente brenda tre muajve dhe depozitojnė pranė bashkive dhe komunave materialin e azhurnuar hartografik mbi rrjetet infrastrukturore. Azhornimi duhet tė realizohet mė pas ēdo 6 muaj, pėr kalimin e kėtij informacioni nuk paguhet ndonjė tarifė.
Legalizimet
Ndėrsa miratimi pėr Pėr njė ndryshim nė ligjin nr. 9482, datė 03.04.2006 Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje, tė ndryshuar ka krijuar mjaft debate. Pavarėsisht debateve tė krijuara, kuvendi ka miratuar nė muajin mars me votat e mazhorancės nismėn pėr ndryshimin e ligjit nr. 9482 Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje. Sipas amendamentit, tė gjitha kompetencat e parashikuara pėr zyrat e urbanistikės dhe tė kėshillave tė qarkut, kur nuk ushtrohen nga kėto tė fundit brenda afateve ligjore, i merr pėrsipėr ALUIZNI. Ajo qė propozojnė ligjvėnėsit ėshtė futja nė kėtė proces edhe i qeverisė, e cila me vendim pėrcakton afatet, mėnyrėn dhe kohėn e ushtrimit tė kėtyre pėrgjegjėsive. Nisma e deputetėve nuk prek as vendimin e Gjykatės Kushtetuese dhe as thelbin e ligjit lidhur me kompetencat e pushtetit vendor. Ajo qė ne korrigjojmė ėshtė referenca e nenit 10 i ligjit pėr legalizimin. Nė rastet kur pushteti vendor pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr nuk i ushtron kompetencat e veta dikush tjetėr duhet ti mbulojė dhe ky ėshtė njė parim qė ekziston nė tė gjitha strukturat e shtetit. Kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr tė ndėrprerė procesin e legalizimit. Por unė po ju them se ai vijon. Janė 130 mijė leje qė presin pėr dokumentin e fundit, ėshtė shprehur ministri Olldashi nė fjalėn e tij. Nga ana tjetėr, deputetėt e opozitės e kanė cilėsuar nismėn antikushtetuese. Projekti ėshtė nė kundėrshtim me Rregulloren e Kuvendit. Meqenėse ai rregullon ligjin nė respektim tė njė vendimi tė Gjykatės Kushtetuese, duhet tė kishte ardhur nė Kuvend, si njė nismė e Kėshillit tė Legjislacionit dhe jo e disa deputetėve, ka theksuar kreu i PSD-sė Skėnder Gjinushi. Edhe deputeti i LSI-sė Spartak Braho, e cilėsoi nismėn antikushtetuese dhe njė precedent tė rrezikshėm. Ai tha se pėr strukturat qė nuk kryejnė detyrat, duhet tė gjenden masa penalizuese. Nė nenin 10 paragrafi i fundit ndryshohet si vijon: Nė rast se pas kalimit tė afateve zyrat e urbanistikės ose kėshillat e qarkut nuk ushtrojnė pėrgjegjėsitė e pėrcaktuara nė kėtė nen, atėherė ALUIZNI merr pėrsipėr ushtrimin e kėtyre pėrgjegjėsive.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos