Luftar Paja: Unė berberi Malo i komedisė Si rruar qethur

Nė Teatrin Bylis shfaqet premierė komedia me autor Bashkim Kozelin dhe regjisor Guri Koēon
Si rruar qethur, kjo ėshtė komedia qė Teatri Bylis i qytetit tė Fierit do tė vendosė sonte nė skenė. Autor i komedisė ėshtė Bashkim Kozeli, ndėrsa regjisor Guri Koēo. Kjo komedi trajton njė temė nė dy periudha tė ndryshme historike, nė atė komuniste dhe postkomuniste. Komunizmi i kishte barazuar njerėzit, vlerat, ku me fukarallėkun e tyre njerėzit i ngrysnin ditėt mė shumė me biseda, me llafe se me punė. Nė qendėr tė komedisė janė dy shokė tė ngushtė, dy berberė qė punonin nė njė vend pune nė kohėn e monizmit. Dy berberė qė ishin bėrė si vėllezėr binjakė, qė i besonin njeri-tjetrit verbėrisht. Kėshtu i gjeti rėnia e komunizmit. Ēndodhi mė pas? Kapitalizmi i ndau pėrfundimisht miqtė e mirė, berberėt vėllezėr. Madje i vendosi nė kampe tė kundėrta tė pėrqafimit tė bindjeve politike. Njeri u vendos majtas (PS), ndėrsa tjetri djathtas (PD). Tė dy militantė deri nė ekstrem. Militantė qė dje, nga vėllezėr qė pinin nė njė kupė, sot, nėpėr mitingje i ngrinin shkopinjtė njeri-tjetrit. Kjo ėshtė ideja, subjekti mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar komedia. Njė komedi sa aktuale po aq dhe reale qė pėrcjell nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt mesazhin e kohės, tė humbjes sė vlerave njerėzore pėrballė bindjeve politike dhe etjes pėr pushtet. Vepra vjen me regji tė Guri Koēos si dhe me interpretim tė aktorėve Luftar Paja, Hajrie Rondo, Fatmir Xhelili, Doriana Ēaushi, Orjon Halili dhe Shpėtim Shehu. Artisti i Popullit Luftar Paja tregon pėr rolin se ai vjen nė njė mėnyrė tė veēantė nė skenėn teatrore. Ėshtė njė rol krejt i veēantė qė nuk ka asnjė lidhje me Malon e dikurshėm. Malua i asaj kohe nuk mė pėrkiste mua dhe mbetet njė rol unik i asaj kohe i kolegėve tė mi fierak. Nė tė gjitha kėndvėshtrimet ky ėshtė njė rol i ri nė njė komedi me gjetje tė veēantė. Unė kam rolin e berberit Malo. Tė njė berberi nė dy kohė. Kur nė sistemin komunist kisha njė shok, vėlla, mik, gjithēka (edhe ai berber). Ne ishim pasqyra e njeri-tjetrit. Nuk mund tė na konceptoje dot tė ndarė, tė zėnė, hilanjos, etj... ne ishim mė shumė se dy vėllezėr binjakė. Kėshtu jetuam pėr vite tė tėra pa ndarė njė fjalė, po duke ndarė kafshatėn e gojės. Dhe ja vijnė vitet e demokracisė.., tregon aktori Paja. Mė tej ai shprehte se sot ka shumė gjėra qė janė kuptuar mbrapsht nė demokraci. Ti nuk po e jeton demokracinė alla shqiptarēe? Vėllai nuk flet me vėllanė pėr njė metėr gardh. Motra nuk flet me motrėn se ka blerė shtėpi mė tė bukur, djali fyen babanė se nuk i blenė makinė, komshiu nė vend ta ruaj, vjedh shtėpinė e komshiut...mbesa zihet me tezen pėr fustanet, nipi me dajėn pėr ngjyrat e mureve tė shtėpisė. Kėshtu dhe ne morėm dhe pėrkrahėm parti tė ndryshme politike. Gjithė ajo dashuri u kthye nė njė urrejtje patologjike. Gjithė ajo dashuri u kthye nė armiqėsi. Kur ndeshemi nė rrugė i kėrcasim dhėmbėt njeri-tjetrit. Militantė tė kundėrt deri nė armiqėsi fizike. Mė shumė urrejmė ne njeri.-tjetrin se sa Berisha, Nanon , apo anasjelltas. Si rruar qethur ėshtė komedia qė i mungonte skenės shqiptare. Ndėrsa regjisori Guri Koēo tregon se puna e aktorėve ka qenė shumė e mirė dhe ata janė pėrpjekur pėr tė sjellė njė shfaqje me vlera nė skenėn e teatrit Bylis . Tashmė nuk ka pse tė bėj publicitet apo tė marr pėrsipėr role qė smė takojnė. Aktorėt e Fierit kanė qenė shkollė pėr teatrot shqiptare nė sistemin komunist. Ajo bėrthamė qėndron ende. Kėtu, nė kėtė komedi janė nė role kryesore Luftar Paja, Hajrije Rondo apo Fatmir Xhelili. Puna e tyre ka qenė sistematike, korrekte. Mė ka pėlqyer sidomos puna nė grup. Ėshtė e vėshtirė sot tė punosh nė grup, por mund tė them me plot gojėn se ja kemi arritur qėllimit. Do tė jetė njė shfaqje mbresėlėnėse. Duke folur pėr mesazhin e komedisė, ai pėr mua ėshtė i qartė : O miq, mos i lini politikanėt tju pėrēajnė. Miqėsia ėshtė virtyti mė i lartė njerėzor. Politikanėt luftojnė pėr karrige, po ju pėrse luftoni dhe ziheni me grushte me njeri-tjetrin?. Kjo shfaqja vjen pas disa veprat tjera tė suksesshme nė skenė e Teatrit Bylis tė Fierit.

Last Updated on Thursday, 09 April 2009 09:10

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos