Policia e Shtetit shpall listat e konkursit pėr nė “Shkollėn e Policisė”



Policia e Shtetit shpalli dje listėn me emrat, datat, oraret dhe vendet e testimit tė kandidatėve qė kanė aplikuar pėr nė Shkollėn e Policisė deri mė 31 mars tė kėtij viti. Kėshtu, tė gjithė kandidatėt e interesuar pėr tė ndjekur studimet nė Shkollėn Bazė tė Policisė pėr “Patrullė tė Pėrgjithshme”, tė cilėt kanė dorėzuar dokumentacionin pranė strukturave tė personelit tė Drejtorive tė Policisė nė Qarqe, deri nė kėtė datė 31.03.2009 do t’i nėnshtrohen testimit me shkrim. Sipas njoftimit zyrtar tė Policisė sė Shtetit, kandidatėt duhet tė paraqiten pranė Drejtorive tė Policisė nė Qarqe, ku kanė aplikuar, pėr t’u pajisur me fletėn e pranimit nė testin me shkrim, tė cilėn do ta kenė me vete ditėn e zhvillimit tė testimit me shkrim. Ashtu sikundėr dhe nė vitet e mėparshme, korrigjimi i testimit do tė bėhet me skaner dhe kandidatėt do tė njihen brenda ditės me rezultatin e testimit me shkrim. Policia e Shtetit, pėrmes kėtij procesi qė ėshtė ndėrtuar bazuar nė metodat mė tė mira perėndimore, synon pėrzgjedhjen e kandidatėve sa mė cilėsorė, pėr tė shėrbyer si punonjės policie. Synimi i kėtij institucioni ėshtė tė pėrzgjedhė vetėm kandidatėt e kualifikuar si mė tė mirėt, pėrcaktuar nga njė proces i drejtė, transparent dhe i plotė pėrzgjedhjeje, nė mėnyrė qė tė pėrmbushė me sukses misionin e saj dhe tė sigurojė njė shėrbim cilėsor pėr qytetarėt. Procesi i aplikimeve pėr tė ndjekur studimet pranė Shkollės sė Policisė ėshtė i hapur gjatė gjithė vitit. Tė gjithė aplikantėt, pėr ēdo paqartėsi qė mund tė kenė lidhur me kėtė proces, mund tė drejtohen pranė Zyrave tė Personelit nė Drejtoritė e Policisė nė Qarqe, ose pranė Sektorit tė Pranimit nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit. Gjithashtu, nėse konkurrentėt do kenė paqartėsi, mund t’i parashtrojnė pyetjet apo shqetėsimet e tyre edhe me e-mail nė adresėn shkollaepolicise@mrp.gov.al. Policia e Shtetit njofton se ēdo material i nevojshėm pėr procesin e aplikimit, si dhe pėr fazat e pėrzgjedhjes sė kandidatėve, do tė publikohen dhe nė faqen e internetit tė Policisė sė Shtetit www.asp.gov.al.



Datat e testimit



Datat dhe vendet ku do zhvillohet konkurrimi janė tė ndryshme, nė bazė qarqesh. Kėshtu, sipas Policisė sė Shtetit, pėr qarqet Tiranė, Durrės dhe Dibėr, testimi me shkrim do tė zhvillohet nė ambientet e Qendrės sė Formimit Policor Tiranė nė datėn 20.04.2009. Testimi me shkrim do tė zhvillohet i ndarė nė dy grupe sipas kėtij pėrcaktimi: nė orėn 07:00 do tė paraqiten pėr t’iu nėnshtruar testimit me shkrim aplikantėt e Qarkut Tiranė me kodin e aplikimit nga 0495-0702. Nė orėn 11:00 do tė paraqiten pėr t’iu nėnshtruar testimit me shkrim aplikantėt nga qarqet Dibėr dhe Durrės, si dhe aplikantėt e qarkut Tiranė me kodin e aplikimit nga 0703-0852. Ndėrsa pėr qarqet Fier, Vlorė, Berat dhe Gjirokastėr testimi me shkrim do tė zhvillohet nė ambientet e Universitetit “Kristal” nė Fier, nė datėn 29.04.2009. Testimi me shkrim do tė zhvillohet i ndarė nė dy grupe sipas kėtij pėrcaktimi: nė orėn 07:00 do tė paraqiten pėr t’iu nėnshtruar testimit me shkrim aplikantėt nga qarqet Fier dhe Vlorė. Nė orėn 11:00 do tė paraqiten pėr t’iu nėnshtruar testimit me shkrim aplikantėt nga qarqet Berat dhe Gjirokastėr. Pėr qarqet Shkodėr, Kukės dhe Lezhė, testimi me shkrim do tė zhvillohet nė ambientet e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodėr nė datėn 09.05.2009. Kandidatėt duhet tė paraqiten nė orėn 07:00 pranė kėtij universiteti. Pėr qarqet Elbasan dhe Korēė, testimi me shkrim do tė zhvillohet nė ambientet e Universitetit “Aleksandėr Xhuvani” nė Elbasan nė datėn 18.05.2009. Kandidatėt duhet tė paraqiten nė orėn 07:00 pranė kėtij universiteti.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos